• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Varianti britanik e bën virusin më të rrezikshëm dhe më infektues’/ Paralajmërimi i virologut gjerman: Vaksinimet duhen shumë këto kohë

by Java News
18/03/2021 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Varianti B.1.1.7 e bën virusin Corona më të rrezikshëm dhe më infektues, paralajmëron virologu i njohur gjerman, Christian Drosten. Ai thekson se vaksinimet nevojiten shumë këto kohë.

Christian Drosten, virologu i njohur gjerman nga Klinika Universitare në Berlin, Charité ka shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit që sollën pezullimin e vaksinimit me vaksinën AstraZeneca. Sipas Drosten shtimi i rasteve të trombozave duhet “marrë natyrisht me seriozotet dhe duhet verifikuar”. Drosten theksoi, se nuk do të bëjë vlerësim për vendimin, dhe nuk ka informacione shtesë. Për shkak se kjo po ndodh në fillim të valës së tretë të Coronës, duhet menduar sidomos ” që kemi nevojë për vaksinën”, theksoi studiuesi i njohur në podcastin e tij për radion NDR, “Coronavirus-update”.

Mutanti britanik do ta vështirësojë shumë pandeminë

Gjendja aktuale e pandemisë në Gjermani nuk është e mirë, paralajmëron Drosten. Variani më infektues B1.1.7. po zë vend gjithnjë e më shumë, pjesa e tij ndërkohë kap tre të katërtat e infektimeve. “Ne do të kemi pak pas pashkëve një situatë si në kohën e krishtlindjeve”, tha virologu. Instituti Robert Koch para disa ditësh bëri një prognozë të zymtë të rritjes së infeksioneve. Situata do të përkeqësohet më shumë për shkak të variantit britanik. Sidomos “kritike” ajo do të bëhet për brezin e pavaksinuar të personave rreth 50 vjeç.

Shpeshtimi i trombozave problem statistikor?

Të hënën Instituti Paul Ehrlich, PEI rekomandoi ndërprerjen e vaksinimit me AstraZeneca. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë njoftuar 8 raste me tromboza në hapësirën kohore të vaksinimit. Numri i rasteve është nga ana statistikore dukshëm më i lartë se tek popullata e pa vaksinuar. Sipas PEI të prekurat kanë qenë më shumë gra, nëse ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes vaksinës dhe trombozës kjo pa verifikohet.

Corona-Lockerungen in Europa
Vetëm pak ditë ka që u hapën dyqanet në Gjermani, tani flitet për valën e tretë

Virologu Drosten është shprehur se i mungojnë informacione shtesë për ndërprerjen e vaksinimit me AstraZeneca po ai është shprehur se duhet menduar, nëse ky shpeshtim rastesh mund të jetë edhe një problem statistikor. Kështu në Gjermani janë vaksinuar me AstraZeneca persona nën 65 vjeç, sepse rekomandimi i Komisionit të Posaçëm, STIKO nuk ishte fillimisht për rekomandimin e më të moshuarve për shkak të mungesës së të dhënave për efektin e vaksinës. Në Angli janë vaksinuar më shumë persona më të moshuar, aty megjithë numrin më të lartë të vaksinimeve nuk ka pasur shtim të rasteve të trombozave. Drosten përmendi edhe numrin më të lartë të grave në personelin mjekësor e të infermierisë, që e ka marrë këtë vaksinë. Ai shtroi pyetjen “Ka gjasë që kjo të ngjyrosë statistikën?” Për gratë dihet, se rreziku i trombozës është më i lartë.

B.1.1.7. më infektues e më i rrezikshëm

Virologu Drosten është shprehur mbi disa studime për variantin britanik B.1.1.7, e bilanci i tyre është se ky variant nuk është vetëm më infektues, por edhe më i rrezikshëm. “Dhe ky nuk është lajm i mirë, sidomos këto kohë dhe me këtë situatë lajmesh.” Studimet ofrojnë të dhëna, se ky variant është më vdekjeprurës.

, virologu i njohur gjerman nga Klinika Universitare në Berlin, Charité ka shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit që sollën pezullimin e vaksinimit me vaksinën AstraZeneca. Sipas Drosten shtimi i rasteve të trombozave duhet “marrë natyrisht me seriozotet dhe duhet verifikuar”. Drosten theksoi, se nuk do të bëjë vlerësim për vendimin, dhe nuk ka informacione shtesë. Për shkak se kjo po ndodh në fillim të valës së tretë të Coronës, duhet menduar sidomos ” që kemi nevojë për vaksinën”, theksoi studiuesi i njohur në podcastin e tij për radion NDR, “Coronavirus-update”.

Mutanti britanik do ta vështirësojë shumë pandeminë

Gjendja aktuale e pandemisë në Gjermani nuk është e mirë, paralajmëron Drosten. Variani më infektues B1.1.7. po zë vend gjithnjë e më shumë, pjesa e tij ndërkohë kap tre të katërtat e infektimeve. “Ne do të kemi pak pas pashkëve një situatë si në kohën e krishtlindjeve”, tha virologu. Instituti Robert Koch para disa ditësh bëri një prognozë të zymtë të rritjes së infeksioneve. Situata do të përkeqësohet më shumë për shkak të variantit britanik. Sidomos “kritike” ajo do të bëhet për brezin e pavaksinuar të personave rreth 50 vjeç.

Shpeshtimi i trombozave problem statistikor?

Të hënën Instituti Paul Ehrlich, PEI rekomandoi ndërprerjen e vaksinimit me AstraZeneca. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë njoftuar 8 raste me tromboza në hapësirën kohore të vaksinimit. Numri i rasteve është nga ana statistikore dukshëm më i lartë se tek popullata e pa vaksinuar. Sipas PEI të prekurat kanë qenë më shumë gra, nëse ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes vaksinës dhe trombozës kjo pa verifikohet.

Corona-Lockerungen in Europa
Vetëm pak ditë ka që u hapën dyqanet në Gjermani, tani flitet për valën e tretë

Virologu Drosten është shprehur se i mungojnë informacione shtesë për ndërprerjen e vaksinimit me AstraZeneca po ai është shprehur se duhet menduar, nëse ky shpeshtim rastesh mund të jetë edhe një problem statistikor. Kështu në Gjermani janë vaksinuar me AstraZeneca persona nën 65 vjeç, sepse rekomandimi i Komisionit të Posaçëm, STIKO nuk ishte fillimisht për rekomandimin e më të moshuarve për shkak të mungesës së të dhënave për efektin e vaksinës. Në Angli janë vaksinuar më shumë persona më të moshuar, aty megjithë numrin më të lartë të vaksinimeve nuk ka pasur shtim të rasteve të trombozave. Drosten përmendi edhe numrin më të lartë të grave në personelin mjekësor e të infermierisë, që e ka marrë këtë vaksinë. Ai shtroi pyetjen “Ka gjasë që kjo të ngjyrosë statistikën?” Për gratë dihet, se rreziku i trombozës është më i lartë.

B.1.1.7. më infektues e më i rrezikshëm

Virologu Drosten është shprehur mbi disa studime për variantin britanik B.1.1.7, e bilanci i tyre është se ky variant nuk është vetëm më infektues, por edhe më i rrezikshëm. “Dhe ky nuk është lajm i mirë, sidomos këto kohë dhe me këtë situatë lajmesh.” Studimet ofrojnë të dhëna, se ky variant është më vdekjeprurës./ DW

Next Post
Topalli kthehet pas në kohë, rrëfen momentin kur Meta e sulmoi në foltore: Olldashi u kthye nga unë dhe më tha…

Topalli kthehet pas në kohë, rrëfen momentin kur Meta e sulmoi në foltore: Olldashi u kthye nga unë dhe më tha…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, Policia i gjen pistoletë dhe municion në banesë

Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, Policia i gjen pistoletë dhe municion në banesë

July 24, 2026
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Regjistrimet e bizneseve të reja rriten me 7.5%, kryeson Tirana. QKB: Kompanitë me kapital të huaj u rritën me 35.7%

July 24, 2026
Kryeson Europën! Shqipëria, vendi i bareve dhe restoranteve

Kryeson Europën! Shqipëria, vendi i bareve dhe restoranteve

July 24, 2026
“Nuk e nënvlerësova Iranin”, Trump: Mund ta shkatërrojmë gjithçka në dy ditë

SHBA vendos tarifa të reja ndaj 60 partnerëve tregtarë, Trump: Nuk kanë parandaluar punën e detyruar

July 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Qeveria në Bruksel, populli në Strasburg

July 24, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Rama mbledh qeverinë dhe grupin e PS, pritet fjalimi që e paralajmëroi më herët

July 24, 2026
Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

July 24, 2026
Tronditëse në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-gruan, Policia: Është arratisur me makinë. Plagosi me armë gjahu edhe…

Tronditëse në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-gruan, Policia: Është arratisur me makinë. Plagosi me armë gjahu edhe…

July 24, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In