• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varianti afrikan i COVID mbërrin në Itali! Maska me detyrim në Milano dhe gjobë 280 euro për kundravajtësit

by Java News
27/11/2021 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rast është identifikuar në Milano ku pacienti raportohet se vinte nga Mozambiku ndërsa thuhet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Sakaq, duke nisur nga kjo e shtunë në Milano dhe disa qytete të tjera qytetarët do të jenë të detyruar të mbajnë maskën, në të kundër do gjobitem me 280 euro.

Varianti i ri i COVID i quajtur ‘Omicron’ ka mbërritur në Itali. Një rast është identifikuar në Milano ku pacienti vinte nga Mozambiku ndërsa mësohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Tashmë ky variant është kthyer në një shqetësim pasi Britania e Belgjika tashmë kanë konfirmuar përkatësisht nga dy raste ndërkohë që janë mbyllur fluturimet me Afrikën. Sakaq, duke nisur nga kjo e shtunë në Milano dhe disa qytete të tjera qytetarët do të jenë të detyruar të mbajnë maskën. Detyrimi do të jetë në fuqi për festat e Krishtlindjeve deri në 31 Dhjetor. Mbajtja e maskës do të jetë detyrim për të gjithë qytetarët  nga ora 10 deri në 22:00 çdo ditë.

“Le të shijojmë atmosferën e Krishtlindjeve ,me sakrificën e vogël të mbajtjes së maskës”, ka shkruar kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, në rrjetet sociale duke prezantuar masën e re.

Qëllimi i kësaj mase synon të frenojë rastet e reja me Covid-19. Të gjithë ata që do të shkelin rregullat e reja do të përballen me një gjobë prej 280 euro. Pas qytetit të Milanos edhe Bolonja dhe Bergamo kanë imponuar të njëjtën masë. Edhe bashki të tjera si Roma apo Firence po konsiderojnë të ndjekin një hap të ngjashëm. Shqiptarja.com

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Nëntor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com