• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Variantet e reja/ Si do të evoluojë COVID-19? Katër skenarë të mundshëm

by
26/08/2021 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shfaqja e varianteve të reja, e ndryshon mënyrën e përhapjes së një virusi, duke e bërë atë më infektiv. Për shembull, siç e kemi parë me variantin Delta të SARS-COV-2. Sipas ekspertëve, janë pikërisht variantet e reja të Covid-19, ato që për momentin janë “të mbikëqyrurat speciale”, pasi shfaqja e një varianti shumë rezistent ndaj vaksinave është një “mundësi reale”.

Një studim i paraqitur nga Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat në Britaninë e Madhe (SAGE), paralajmëron mbi mutacionet e koronavirusit, dhe parashikon 4 skenarë të mundshëm të ardhshëm:njëri është i dëshirueshëm, por i pamundur në një periudhë afatshkurtër; të tjerat do të ishte mirë që t’i shmangnim, por gjithsesi mbeten të mundshme.

Katër skenarët

Skenari i parë, është ai që sheh shfaqjen e një varianti të ri tepër vdekjeprurës, që vret midis 10-35 për qind të të infektuarve, duke arritur kështu nivelet e MERS-it (që vrau 1 në 3 të infektuar). Por në dallim ky i fundit, Covid-19 është i aftë të kombinojë vdekshmërinë e lartë me infektivitetin gjithashtu të lartë.

Për skenarin e dytë, ekspertët hipotezojnë lindjen e një varianti të aftë të shmangë imunitetin e vaksinës (siç duket të jetë rasti i Epsilon, i identifikuar për herë të parë në Kaliforni të SHBA-së), duke na detyruar të kthehemi një vit pas në historinë e pandemisë, kur askush nuk ishte vaksinuar.

Një hipotezë e tretë, sheh zhvillimin e një varianti rezistent ndaj ilaçeve antivirale, në të cilën autorët e studimit rekomandojnë të përdoret me kujdes, pikërisht për të provuar frenimin e zhvillimit të rezistencës ndaj ilaçeve.

Skenari i katërt, dhe i vetmi pozitiv për ne, parashikon që koronavirusi i ri të bëhet më pak infektiv dhe më i ngjashëm me një nga 4 koronaviruset, me të cilët kemi jetuar prej vitesh,

siç është ai i të ftohurës të zakonshme.

Mundësitë

Raporti nënvizon mundësinë e kombinimit të tipareve të dy varianteve agresive (duke cituar Alfën dhe Betën) për të krijuar një variant të tretë, më infektiv dhe madje edhe më vdekjeprurës. Mundësia që kjo të ndodhë është e lartë, të paktën për aq kohë sa virusi vazhdon të qarkullojë dhe të gjejë “formula të suksesshme”, për t’u përshtatur më mirë me  ne.

Sipas Mark Bagelin (Kolegji Mbretëror Londër), “nuk ka gjasa që një virus i ri të jetë në gjendje të anashkalojë totalisht çdo lloj imuniteti, të ofruar nga kalimi i sëmundjes apo nga vaksina”. Sipas ekspertit, një minimum imuniteti duhet të mbetet, të paktën kundër formave më serioze të sëmundjes. Po sipas tij, ka të ngjarë që të na duhet të përditësojmë vaksinat aktuale.

Duhet ende të presim

Skenari i katërt, ai më qetësuesi për ne, përcaktohet nga SAGE si “i pamundur në një periudhë afatshkurtër, por realisht i mundshëm në një periudhë afatgjatë”. Nëse virusi do

të ndryshojë drejt një forme më pak vdekjeprurëse dhe infektive, do të duhen disa vjet, apo edhe dekada që të ndodhë.

Gjatë muajve të ardhshëm, është më mirë të përqendrohemi tek vaksinimi masiv i sa më shumë qytetarëve, dhe të vazhdojmë kërkimet për t’ia përshtatur vaksinat varianteve të reja që po vazhdojnë të shfaqen. / Focus – Bota.al

/b.h

Next Post
‘Bashkimi kombëtar pengohet nga serbofilë e grekofilë’/ Përfaqësuesi i Vetëvendosjes: “Open Ballkan”, projekt i Rusisë

'Bashkimi kombëtar pengohet nga serbofilë e grekofilë'/ Përfaqësuesi i Vetëvendosjes: “Open Ballkan”, projekt i Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In