• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Bashkimi kombëtar pengohet nga serbofilë e grekofilë’/ Përfaqësuesi i Vetëvendosjes: “Open Ballkan”, projekt i Rusisë

by Java News
26/08/2021 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi i Lëveizjes Vetëvendosje në Tiranë, Hysamedin Feraj, që është njëkohësisht edhe professor filozofie, ka bërë disa “zbulime” gjatë një interviste.

Sipas tij, “Open Ballkan” qenka një projekt i Rusisë, i cili do e izolojë Shqipërinë nga Perëndimi.

Ndërsa “zbulimi” tjetër është se Rama qenka edhe grekofil, edhe serbofil njëkohësisht, që po pengon bashkimin kombëtar.

–Z. Feraj, çfarë e bën kaq të vështirë dhe të themi konfliktuale marrëdhënien mes të dyja qeverive, asaj në Tiranë dhe në Prishtinë?

Marrëdhënia është kthyer në problematike nga vendosja e qeverisë së Shqipërisë në ideologjinë pansllaviste të shekullit të 19-të, e cila sigurisht është krejt e papranueshme për qeverinë e Kosovës që ka ardhur fill në pushtet bashkë me pavarësinë e Kosovës si rezultat i luftës kundër këtij revanshi gjjenocidal pansllaviste kundër shqiptarëve.

Prandaj, duke u vendosur në një ideologji kaq regressive, kaq reaksionare e qeverisë së Shqipërisë siç është ideologjia nacional-shoviniste pansllaviste e shekullit të 18-të, kuptohet që kjo do t’i acaronte marrëdhëniet jo vetëm me qeverinë e Kosovës, por do të duhej në parim me gjithë shqiptarët që kanë vuajtur shumë tragjedi nga kjo lloj ideologjie që u formulua në shekullin e 18-të nga ministri i jashtëm rus, e cila u përqafua më pas nga qeveritë serbe, veçanërisht përfshirë Nikolla Pashiqin e deri te Vuçiçi.

–Ku qëndron problemi sipas jush me nismën Open Balkans?

Konflikti nuk është ndërmjet vendeve, madje as ndërmjet qeverive, konflikti është vetëm shfaqja e sotme e një konflikti të vjetër që i ka përshkuar shqiptarët brenda tyre, domethënë të atyre shqiptarëve që janë vendosur gjithmonë në njëfarë serbofilie, grekofilie, pansllavismi e kështu me radhë, dhe shqiptarët nacionalistë që janë vendosur në programin e rilindjes tonë kombëtare. Për realizimin e vetes, përballë këtij agresioni të fqinjëve, kështu që ai ishte një saktësim i duhur.

Open Balkans, në fund të fundit është vetëm mënyra sesi është artikuluar sot politika e vjetër cariste-ruse, përvetësuar pastaj nga qeveria e Serbisë nën parullën ‘Ballkani-ballkanasve’. E nga gjithë fjalori të cilin kryeministri i Shqipërisë e përdor për të përshkruar veten e vetë, provohet se është i vendosur në atë lloj ideologjie. Ashtu siç është formuluar nga Xhatorvski, parulla “Ballkani , popujt të Ballkanit” e cila u mor nga Pashiqi e deri më sot. Vuçiçi e ka përsëritur këtë në OKB para dy vitesh, ku e ka përfunduar fjalimin “Ballkani i ballkanasve” dhe “Rroftë Serbia”. Në intervistën e dhënë në Euroneus, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po ashtu thotë se Ballkani na takon ne, popujve të Ballkanit dhe Europa nuk duhet të na mësojë se çfarë duhet të bëjmë.

Njëlloj siç ka deklaruar për veten se çfarë duhet të bëjë në dritaren, nëpërmjet të cilës ai në periudhën e izolimit të Shqipërisë, dritarja nëpërmjet ai ka shikuar botën ka qenë televizioni i Beogradit dhe prandaj është e kuptueshme që e gjithë dritarja nga e cila Kryeministri i Shqipërisë e shikon botën sot, vazhdon të jetë ajo dritare. Pra, e sheh botën nga Beogradi dhe jo nga Tirana dhe as nga Prishtina.

– Z. Rama, kryeministri i Shqipërisë, duket se ka vendosur të ecë përpara me këtë bashkëpunim duke mos konsideruar- të paktën në dukje – shqetësimet e Kosovës. Mendoni se, kryeministri i Shqipërisë në fakt po tenton ta izolojë qeverinë e Kosovës?

Kam përshtypjen se si rezultat, kryeministri i Shqipërisë më shumë do ta izolojë Shqipërinë sesa Kosovën. Meqenëse i është bashkuar një nisme, siç e thash të konfigurimit arkitektonik të rajonit, ku duket se konflikti është për sferën mes Perëndimit dhe Rusisë dhe në këtë situatë, po krijohet një farë vije e qartë që shtrihet nga Rusia-Ukraina-Rumania-Serbia-Maqedonia-Shqipëria. Dhe Kosova në këtë rast lihet në anën e Perëndimit, të Bashkimit Europian, ndërsa Shqipëria mund të izolohet në këtë vijë shtetesh që janë renditur si sferë e influencës ruse.

Kur fola për ideologjinë e shekullit të 19-të, ajo ka qenë formuluar për të ndaluar avancimin e perandorisë austro-hungareze dhe ekzistencën e perandorisë osmane në Ballkan. Pra, ishte politika ruse kundër një perandorie perëndimore kundër një preandorie sllave, për të depërtuar veprat, duke shfrytëzuar origjinën sllave disa popujve në këtë rajon. E në këtë kuptim, rreziku që të izolohet është shumë më i madh për Shqipërinë sesa për Kosovën, e cila, sigurisht mund të izolohet nga Rusia dhe të ndodhet e hapur për Bashkimin Europian për Perëndimin.

–Nisur nga kjo që kemi parë, shihni më mundësinë e ndonjë roli të Shqipërisë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë?

Shqipëria nuk mund të jetë në rolin ndërmjetësues midis Serbisë dhe Kosovës, sepse është bërë palë me Serbinë kundër Kosovës. Ndërmjetësuesit supozohet të jenë të paanshëm dhe jo të jenë palë me njërën anë. Mendoj se Shqipëria nuk ka asnjë gjasë që të marrë ndonjë rol ndërmjetësues në këtë konflikt.

–Z. Feraj, sa i mundshëm është projekti i bashkimit kombëtar në dritën e një zhvillimi gjeopolitik të themi si Minishengeni?

Bashkimi kombëtar ka qenë le të themi, vazhdimisht është i mundur sot, por e bëjnë të pamundur pikërisht këto rryma politike që ne kemi brenda vetes dhe janë të hershme. Dhe këto janë para së gjithash grekofilët dhe serbofilët shqiptarë.

–Vijmë në Shqipëri. Vetëvendosja ka nisur veprimtarinë në Tiranë, ajo kandidoi në zgjedhjet e fundit. Si e shihni të ardhmen e Lëvizjes në vendin tonë?

E shoh me optimizëm, sepse është e vendosur në drejtësi dhe drejtësia siç thuhet mund të vonojë, por në fund të fundit fiton. Prandaj, në këtë kuptim, Vetëvendosja si një lëvizje e drejtë, do të fitojë.

g.kosovari

Next Post
Hidhet sot shorti i grupeve të Champions League/ 32 skuadra pjesëmarrëse, goglat “trembin” Milanin

Hidhet sot shorti i grupeve të Champions League/ 32 skuadra pjesëmarrëse, goglat “trembin” Milanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Londra pushtohet nga tymi i zi dhe flakët, zjarr masiv në zonën industriale pranë “Wembley”!

Londra pushtohet nga tymi i zi dhe flakët, zjarr masiv në zonën industriale pranë “Wembley”!

August 28, 2026
Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

“Ndizen gjakrat” mes Atletikos dhe Barcelonës, Julian Alvarez mungon për të tretën ditë radhazi! Dorëzon raport mjekësor për depresion

August 28, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Lala Kros dhe lugët e florinjta të drejtësisë

August 28, 2026
“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritjen e shanseve të vendit tonë

Referendumi në Islandë për hyrjen në BE, Ministria e Jashtme: Pozitiv, mund të krijojë moment politik edhe për Shqipërinë!

August 28, 2026
Flakët djegin pyjet dhe kullotat në Maliq, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll pas ndërhyrjes!

Flakët djegin pyjet dhe kullotat në Maliq, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll pas ndërhyrjes!

August 28, 2026
Berisha e la në listën e hapur për Tiranën, reagon Tabaku: Fitova primaret, në PD asgjë nuk më është falur

“Qytetarët duan zgjidhje konkrete”- Nisma për kontrollin e çmimeve në treg, Tabaku: Qeveria s’duhet të bëjë guidën, por të ulë taksat e të godasë monopolet

August 28, 2026
Zjarri përfshin zonën e Vranishtit në Himarë, era përhap flakët me shpejtësi, terreni i vështirë për ndërhyrje!

Zjarri përfshin zonën e Vranishtit në Himarë, era përhap flakët me shpejtësi, terreni i vështirë për ndërhyrje!

August 28, 2026
Mijëra të sëmurë në Gaza në pritje të evakuimit, OBSH kërkon hapjen urgjente të rrugëve të kalimit!

Mijëra të sëmurë në Gaza në pritje të evakuimit, OBSH kërkon hapjen urgjente të rrugëve të kalimit!

August 28, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“E ardhmja jo me Beogradin”- Spajiç paralajmëroi skenar destabilizimi në Malin e Zi, Bardhi: Shqipëria të sqarojë përfshirjen, 6 pyetje Qeverisë!

August 28, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

Luftë me flakët nga Dajti në Maliq, vatra në 5 qarqe! Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com