Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, njofton se ka zhvilluar një takim me kryenegociatorin shqiptar, Zef Mazi.
Përmes Twitter, zyrtari i lartë thekson se temë e diskutimi ishin hapat e ardhshëm për negociatat si dhe përparimi i reformave.
“U takova këtë mëngjes me negociatorin e sapoemëruar të Shqipërisë për Integrimin, Zef Mazi, për të diskutuar përgatitjen dhe hapat e mëtejshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave. Gjithashtu theksuam rëndësinë e përparimit të reformave” – shkruan Oliver Varhelyi teksa poston edhe foton me kryenegociatorin.
Nga ana e tij, Mazi shprehet se ishte një takim mjaft profesional pune, ndërmjet kolegësh.
“Diskutuam e shkëmbyem mendime për një numër çështjesh, me fokus punën përgatitore dhe hapat e mëtejshëm drejt mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare” – shprehet kryenegociatori.
/a.r