• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vargjet e tua kishin dritë dhe forcë! Elegji për një poet dhe mik shumë të çmuar

by Fatos Tarifa
15/12/2021 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Tarifa

Këtë nuk e prisnim. Këtë nuk e donim, Arben. Nuk donim të ndaheshe nga ne. Të donim pranë, mes nesh.

Ti ishe poeti ynë. Zëri i sa e sa të vëretave, që kurdoherë i the me shumë art, me shumë satirë, me poezitë e tua; për dekada me radha u ke dhënë jetë e kuptim këngëve ndër më të bukurat që janë kënduar në gjuhën tonë të dlirë.

Ato këngë do të mbeten. Poezitë e tua do të mbeten. Idetë e tua do të mbeten. Shumë prej atyre ideve, që t’i aq bukur i vure në vargje, thuajse çdo ditë, nga dita e parë e botimit të saj edhe në këtë gazetë që, gjithashtu, quhet DITA, janë ide që i ndaj edhe unë.

Kemi diskutuar shpesh për to, jo vetëm si gjirokastritë dhe moshatarë, por si qytetarë që na është dhimbsur e na dhimbset vendi ynë dhe që e duam shumë këtë mëmëdhe.

Pak kohë më parë na la Moikomi. Atë nuk e takojmë më në faqet e Ditës, as nuk e dëgjojmë më të flasë, bukur e me mençuri, siç fliste ai.

Tani na le ti, Arben. Përse duhet të ndahen nga kjo jetë më të mirët? Përse duhet të na shtohen dhimbjet nga humbje të tilla? Në jetët tona ka shumë varfëri e padrejtësi, por pse duhet ta humbasim edhe atë pasuri që na ofron prania mes nesh e njerëzve të mirë, të mençur, të talentuar e trima si ju?

Im atë dhe unë të lexonim gjithnjë dhe sklehaseshim me vargjet e tua, nëse më dëgjon tek të them këtë fjalë që edhe bashkë, si gjirokastritë, e kemi përdorur.

Vargjet e tua kishin peshë; atë peshë ua jepte mendimi tend. Ata vargje kishin forcë, sepse u drejtoheshin dobësive njerëzore. Ata kishin dritë sepse e çirrnin errësirën e shpirtrave keqbërës. Për shumë njerëz, vargjet e tua ishin çlirues sepse u gjenin shpjegim e u jepnin kuptim pasigurive dhe mëdyshjeve të tyre.

Ti na le, Arben i dashur, pa na marrë leje. Dhe u ndave prej nesh kur ne kishim dhe kemi ende nevojë për ty, për kurajën tënde, për poezitë e tua, për miqësinë tënde.

E, megjithatë, dua të besoj se do të shihemi e dëgjohemi përsëri, edhe pse e di që kjo nuk është e mundur nga sot e tutje.

Por, të paktën, do të të ruaj në mendimet e mia dhe do kujdesem për ato gjëra, që bashkërisht i çmonim si të vyera në jetë dhe, bashkë me to, edhe për të mbrojtur veçanërisht vlerat dhe traditën antifashiste të popullit tonë.

Next Post
Kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 25-vjeçari në Fier

Kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 25-vjeçari në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In