• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varfëria dhe demagogët

by Ilir Yzeiri
12/03/2022 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Në librin « The decline and rise od democracy – a global history from antiquity to today», botim i Princeton & Oxford University, botuar në vitin 2020 dhe i shpallur nga BBC dhe New York Times si libri më i mirë i vitit, pedagogu amerikan i Universitetit  të New Yorkut i shkencave sociale e politike, mes të tjerash, trajton edhe çëshjten e raportit mes varfërisë dhe demokracisë dhe shtron pyetjen : a e zjgidh demokracia këtë problem ?

Le ta ndjekim argumentin e tij. Pabarazia, thotë ai, është e dëmshme për demokracinë dhe ka shumë njerëz që mendojnë se ajo mund ta minojë atë. Të varfrit, që janë të shumtë në numër, mund të votojnë për ata kandidatë që premtojnë taksën progresive apo lloje të tjera paketash që përfshijnë arsimin falas, fjala vjen. Mirëpo përvoja ka treguar se pabarazia dhe demokracia kanë bashkëjetuar dhe për këtë mjaft të shohim shembullin e Europës Perëndimore të shekullit XIX-XX, vijon ai. Në shumë vende demokracia qëndroi dhe u konsolidua pavarësisht pabarazisë në rritje. Ja si shkruan ai:

« Njëkohësisht, vetë demokracia shpesh bëri pak për të ndryshuar pabarazinë, dhe me kalimin e kohës elitat e kuptuan këtë. Nëse autorët e Federal Letters (Letrat federale) ishin të fiksuar me rrezikun që një republikë mund t’i kanoste pronës, aty nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, elitat e Europës Perëndimore mësuan të marrin një qëndrim indiferent; përse të shqetësoheshin për votimin e përgjithshëm në qoftë se nuk rezulton me taksim të rëndë ose shpronësim? Ky konkluzion ka të mirat dhe të këqijat bashkë: demokracia mund të jetë më e qëndrueshme në prani të një pabarazie të lartë sesa ne mund ta mendojmë, por në qoftë se ju jeni i shqetësuar për pabarazinë, atëherë demokracia nuk mund të japë zgjidhje e vetme. » f. 21 (Përtkhim nga varianti në shqip që do të dalë së shpejti).

Më tej ai thotë se ka një ide që vendet e zhvilluara janë gjithmonë demokratike dhe shton se Sejmur Martin Lipse, një nga shkencëtarët e shquar të fushës politike, mbështet idenë se demokracia dhe zhvillimi shkojnë bashkë. Ndërkohë ka të tjerë që mendojnë të kundërtën. Ndërsa fakti që edhe vendet e varfra mund të përqafojnë demokracinë moderne vërtetohet me një shembull tjetër po nga Europa. Franca e Republikës së III franceze e vitit 1870 kishte të njëjtin nivel të PBB me Tanzaninë e sotme.

Mirëpo, siç e preka më lart, në kushtet e zhvillimit demokratik në një shoqëri të pabarabartë, të varfrit janë preja më e lakmuar e demagogëve. Ata e përdorin këtë shtresë të popullsisë për ta pasur si publik që të lexojë narrativën e tyre dhe si një mundësi që ajo të votojë për ta në zgjedhjet e ardhshme. Në fakt, në demokraci demagogët nuk bëhen kurrë administratorë sepse qeverisja nuk e mundëson asnjëherë zhdukjen e pabarazisë. Reformat që ndërmerren mund të synojnë vetëm të ngushtojnë hendekun, por jo ta zgjidhin problemin.

Ajo që po ndodh këto ditë në Shqipëri i ka të përziera bashkë edhe demagogët naivë dhe revolucionarë të vonuar, por ka me shumicë si mbështetje dhe fymëzim shkatërrimin e sistemit nën regjinë e dyshes kriminale Meta – Berisha, të cilët naivitetit të demoagogëve i kanë shtuar molotovët dhe qysqitë e shkatërrimit dhe të përfitimit politik.

Ekonomia e hapur dhe globale ka bërë që fuqinë politike ta marrin në dorë financierët dhe bankat. Asnjë reformë nuk mund të realizohet nëse nuk gjenden mundësitë financiare të kreditimit. Siç thotë një tjetër studiues, nuk ka rëndësi se me cilën dorë votojnë zgjedhësit, me të majtën apo me të djathtën, qeverisja e nesërme do të jetë e varur nga financimi dhe kreditimi. Reformat ekonomike nganjëherë janë detyrim pavarësisht se cila forcë politike qeveris. Demagogët e luftës kundër varfërisë apo pabarazisë jo vetëm që nuk zgjidhin dot asgjë, por nuk kanë besimin as të atyre shtresave që ata pretendojnë se mbrojnë. Po të vësh re, ata që drejtojnë këtë protestë nuk kanë asnjë lidhje me shtresën që ata pretendojnë se e mbrojnë. Ata janë demagogë se thonë që ne flasim në emër të tyre. Këtë atribut ata e kanë marrë vetë se askush nuk ua ka dhënë. Në këtë kuptim ata janë vetëm fjalamanë që recitojnë një tekst të njohur, të vjetër, por që nuk e zgjidhin dot. Ndërsa hallin e Berishës dhe të Metës vetëm sa e përkeqësojnë.

Next Post
VIDEO/ Protesta kundër rritjes së çmimeve, pamjet me dron

VIDEO/ Protesta kundër rritjes së çmimeve, pamjet me dron

Comments 1

  1. leka says:
    4 years ago

    Njeriu nuklind as i majte dhe as i dhathte ,por gjendja sociale i imponon drejtimin politik.Njeriu voton interesin jo mulitantizmin politik

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëvendosje, koalicion me tre parti të tjera në zgjedhjet e qershorit

Vetëvendosje, koalicion me tre parti të tjera në zgjedhjet e qershorit

May 8, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

Këshilli i Integrimit, Balla: Shqipëria në fazën finale, jemi në përputhje 100% me politikën e jashtme të BE

May 8, 2026
Gjykata amerikane rrëzon tarifat doganore 10% të vendosura nga Donald Trump

Gjykata amerikane rrëzon tarifat doganore 10% të vendosura nga Donald Trump

May 8, 2026
Mot i përkeqësuar në Vlorë, ndalohet dalja në det për mjetet e vogla dhe peshkarexhat deri në orën 22:00

Mot i përkeqësuar në Vlorë, ndalohet dalja në det për mjetet e vogla dhe peshkarexhat deri në orën 22:00

May 8, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

“Vendime të rëndësishme dhe emocione të forta për disa shenja”, horoskopi nga Jorgo Pulla

May 8, 2026
Kamala Harris për luftën e Trumpit me Iranin: Është e gjitha thjesht budallallëk!

Kamala Harris për luftën e Trumpit me Iranin: Është e gjitha thjesht budallallëk!

May 8, 2026
Kriza për punëtorë në Jug, bizneset rrisin pagat me 20%. Një pastruese paguhet deri në 1 mijë e 200 euro

Kriza për punëtorë në Jug, bizneset rrisin pagat me 20%. Një pastruese paguhet deri në 1 mijë e 200 euro

May 8, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Lufta nuk fitohet me fjalë…

May 8, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Shkëmbim zjarri SHBA-Iran në Hormuz, Trump: Armëpushimi ende në fuqi!

May 8, 2026
Shqipëria dhe Serbia kryesojnë rajonin për gratë shefe

Shqipëria dhe Serbia kryesojnë rajonin për gratë shefe

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In