• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varfëria apo moderniteti? 42% e meshkujve të rritur shqiptarë s’duan të bëhen prindër

by Java News
28/01/2019 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka pësuar rënie të fortë të lindshmërisë për shkak se norma e fertilitetit ka pësuar rënie gjatë periudhës së tranzicionit.

Në Shqipëri, indeksi i fertilitetit ishte 6.8 lindje për grua në vitet 1960, ky raport ra në 2.1 lindje për grua në vitin 2001 dhe në 1.7 në vitin 2011, për të rënë në 1.48 fëmijë për vitin 2017. 

Ky nivel është me i ulet se mesatarja e fertilitetit ne Bashkimin Europian që për vitin 2016 ishte ishin 1.6.

Një anketë e Institutit të Shëndetit Publik gjeti se mesin burrave të moshës 15-49 vjeç që nuk kanë fëmijë, 42% prej tyre nuk duan të kenë fëmijë, krahasuar me vetëm 4% të grave.

Kjo dëshirë e lartë  meshkujve të rritur për tu mos u bërë prindër i përkeqëson më tej projeksionet e lindshmërisë.

Gratë dhe burrat shqiptarë preferojnë familje të vogla. Ndërmjet popullsisë aktualisht të martuar 15-49 vjeç, 76% e grave dhe 78% e meshkujve që kanë dy fëmijë ose më shumë nuk duan më fëmijë.

Vetëm gjashtë për qind e femrave dhe 5% e burrave duan një fëmijë tjetër, por do të preferonin të prisnin të paktën 2 vjet që ta kishin atë.

Vetëm 9% e të martuarve aktualisht gratë dhe 14% e meshkujve të martuar të moshës 15-49 vjeç duan të kenë një fëmijë ose një fëmijë tjetër së shpejti.

Në mesin e grave me dy fëmijë, tre nga katër duan të kufizojnë lindjen e fëmijës së tretë.

Përqindja e grave të martuara që aktualisht që duan të kufizojnë lindjen e fëmijës varion gjeografikisht, nga 55% në prefekturën e Lezhës në 68% në prefekturat e Beratit dhe Durrësit.

Përqindja e meshkujve të moshës 15-49 vjeç, të cilët dëshirojnë të kufizojnë lindjen e fëmijëve, ndjekin një model të krahasueshëm me këtë e femrave: 67% e meshkujve 15-49 vjeç nuk duan më shumë fëmijë. Ky proporcion është 78% në mesin e atyre me dy fëmijë dhe 92% të atyre me katër ose më shumë fëmijë.

Anketa gjeti se, nga të gjitha lindjet në 5 vitet e fundit dhe shtatëzanitë aktuale, 89% ishin të kërkuar në kohën e konceptimit, 4% ishin të padëshiruar, dhe 7% nuk ishin të kërkuar.(monitor)

a.cupaj

Next Post
Mblidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nis emërimi i magjistratëve

KLP shkarkon gjyqtarin e dënuar për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

November 14, 2026
“Në 2027 nis traktati i anëtarësimit…”, Rama jep lajmin në Asamblenë e PS: Moment historik, Europa e prekshme me sy

“Në 2027 nis traktati i anëtarësimit…”, Rama jep lajmin në Asamblenë e PS: Moment historik, Europa e prekshme me sy

November 14, 2026
Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

November 14, 2026
Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

November 14, 2026
LIVE/ Asambleja e PS, Rama mban fjalën

LIVE/ Asambleja e PS, Rama mban fjalën

November 14, 2026
Rreth disa konstatimeve të Baton Haxhiut në emisionin “Pressing” në T7 të 12 nëntorit 2026

Rreth disa konstatimeve të Baton Haxhiut në emisionin “Pressing” në T7 të 12 nëntorit 2026

November 14, 2026
Negociatat e paqes/ Kallas paralajmëron BE-në për kurthin e Putinit

Negociatat e paqes/ Kallas paralajmëron BE-në për kurthin e Putinit

November 14, 2026
Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, panik te banorët!

Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, panik te banorët!

November 14, 2026
Mbi 2 mijë gjoba në dy javë në Shkodër, arrestohen 4 shoferë

Mbi 2 mijë gjoba në dy javë në Shkodër, arrestohen 4 shoferë

November 14, 2026
Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta!

Tabaku ngre alarmin për pastrimin e parave: Euro më e lirë, shtëpi më të shtrenjta!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In