• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Varësia nga interneti i bën dëm trurit si droga dhe alkooli

by Aalison Pearse Stevens
21/05/2016 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo varësi e cila deri tani është percaktuar si çrregullim në kontrollimin e impulseve, dëmton materien e bardhë të trurit dhe nxit reaksione të varësisë, në mënyrë të ngjashme si te narkomanët.

Varësia nga interneti pengon punën e qelizave nervore te adoleshentët dhe shkakton dëmtim të trurit ngjashëm si tek ata që janë të varur nga droga, ka zbuluar studimi i Akademisë kineze të Shkencave nga Wuhan, i kryer në 17 persona të varur nga interneti dhe 16 që nuk kishin varshmëri.

Shkencëtarët kanë përdorur pajisjen për rezonancë magnetike për të incizuar ndikimin e internetit në strukturën e trurit, bën të ditur Daily Mail.

Adoleshentët që janë të varur nga interneti kanë dëmtime në materien e bardhë të trurit e cila lidhë pjesët vitale përgjegjëse për emocione, vendimmarrje dhe vetëkontroll.

Varësia e tillë për një lloj të caktuar të sjelljes mund të shkaktojë dëmtime të njëjta fizike si edhe varësia nga droga, transmeton Koha.net.

E karakterizon përdorimi i pakontrolluar i internetit i cili ndikon në kualitetin e jetës së tyre. Nëse u ndalohet qasja në kompjuterë, tek të varurit shfaqet dridhje e trupit, mendime obsesive dhe lëvizja e gishtave sikur gjatë shtypjes në tastierë.

“Hulumtimi ynë tregon se si të varurit nga interneti kanë struktura të dëmtuara të fijeve nervore çka rezulton në ndryshimet në sjellje. Këtë e dëshmon matja e lëngjeve në ind apo anizotropia fraksionale. Rezultatet tregojnë që në trajtim duhet të fokusohemi në materien e bardhë”, thekson udhëheqësi i studimit, dr. Hao Lei.

Për shkak të dëmtimit çrregullohet edhe niveli i mielinës, shtresës së yndyrshme izoluese e cila mbështjellë qelizat nervore dhe u ndihmon të funksionojnë, shtoi ai.

“Abnormalitetet në materien e bardhë dhe në pjesët e tjera të trurit nuk janë karakteristike vetëm për të varurit nga droga dhe alkooli, por edhe për një sjellje të caktuar. Varësia nga interneti është e karakterizuar si çrregullim i kontrollit të impulseve, dhe jo si varësi “e vërtetë” por edhe kjo do të ndryshojë”, pohon dr. Henrietta Boëden-Jones nga Imperial College në Londër.

Hulumtimet e mëhershme tregojnë deformimet e materies së bardhë tek të varurit nga alkooli, kanabisi, kokaina dhe ketamina, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post

Vrau nënë e bijë, ja rrëfimi i pa transmetuar i ish-oficerit të SHISH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In