• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vareni në shesh, ose silleni ta vras vetë”/ Nëna e vrasësit të Xhuljano Bullarit: Vetëm shqetësime më ka sjellë!

by
02/09/2021 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është banesa e autorit të dyshuar për vrasjen e Xhuljano Bullarit, pak ditë më parë, në Vlorë. 39-vjeçari Bledar Selmanaj jetonte në këtë dhomë disa metra larg familjarëve të tij që jetonin në godina disa katëshe, ndërsa pak metra larg hyrjes së banesës ishte fshehur dhe arma e dyshuar, me të cilën mendohet se është kryer vrasja.

Vendi ku u gjet viktima është në një distancë të afërt me banesën e tij, ndërsa provat janë të shumta që ka qenë ai autori i vrasjes, edhe pse ai nuk e pranon. E ëma e autorit të dyshuar të vrasjes, Mesine Selmanaj, në një rrëfim ekskluziv për gazetarin e “BalkanWeb” dhe “News24”, Enrik Mehmeti, ka treguar se i akuzuari i ka sjellë gjithmonë probleme familjes, duke hyrë dhe dalë vazhdimisht nga burgu.

Ndryshe nga raste të tjera, ku nënat e mbrojnë të birin, ajo ka deklaruar se nëse i biri është fajtor, duhet të marrë dënimin e merituar, madje shkon deri aty sa thotë se do të jetë vetë që mund ta vrasë me duart e saj. Ajo ka rrëfyer jetën e djalit të saj, baba i një fëmije, mes hyrje-daljeve nga burgu dhe distancimit të tij nga familja.

“Djali im ka dalë më 5 gusht nga burgu. Neve i kishim të shkëputura lidhjet me të këtu e 12 vjet, i kishim bërë dalje, se gjithmonë shqetësime na ka sjellë. Ka dalë në shtëpi më vete, kishte një dhomë. Vetëm unë si nëna e tij flisja me të, më kërkoi një telefon dhe ja dhashë që të kisha kontakt me të. E merrja dhe e pyesja ku ishte, më thoshte që ka dalë deri te xhamia ose në Lungomare dhe do kthehej. Ditën e krimit, unë e kam parë deri nga ora 12, e kam parë që ishte te shtëpia e tij, sepse unë jetoj larg, jo në shtëpi me të. E kam parë prapë, ka qenë ora 21:00, ose 21:15, pastaj kam marrë fëmijët dhe i kam çuar në gjumë.

Të dielën ka ardhur policia, kur shkova, nuk e gjeta djalin në shtëpi. Vajta me vrap te shtëpia e tij dhe pashë policët që nxorën një armë nga dheu. Ju luta policëve për një deklaratë dhe ju thashë se po u vërtetua që djali im e ka vrarë atë, unë do ta vras me duart e mia. I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme mos ta mbajnë në burg atë djalë, por ta çojnë në mes të Tiranës dhe t’i japin plumbin. Përndryshe vij dhe unë, nëna e tij, dhe e vras vetë me duart e mia. Të ma bien edhe sot, unë e vras vetë, nëse ka pasur dorë në krim”, është shprehur mes të tjerash nëna e autorit të krimit, raporton “BalkanWeb”.

/b.h

Next Post
Pandemia/ MSH në Kosovë: Mbi 90 për qind e viktimave ishin të pavaksinuar

Shifra të frikshme! Konfirmohen 32 viktima dhe 1612 raste të reja nga COVID në 24 orë në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Administronin 6 pika këmbimi valutor pa licenca, 4 të arrestuar dhe  7 në ‘detyrim paraqitje’ në Berat! Ja çfarë u sekuestrua

Administronin 6 pika këmbimi valutor pa licenca, 4 të arrestuar dhe 7 në ‘detyrim paraqitje’ në Berat! Ja çfarë u sekuestrua

July 9, 2026
Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh!

Rreziku i kulteve dhe miteve të reja

July 9, 2026
Një pistoletë e personalizuar, Von der Leyen zbulon si do të veprojë me dhuratën e Erdogan

Një pistoletë e personalizuar, Von der Leyen zbulon si do të veprojë me dhuratën e Erdogan

July 9, 2026
Kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë/ Hidhet shorti në GjL, caktohet gjyqtari i çështjes

Kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë/ Hidhet shorti në GjL, caktohet gjyqtari i çështjes

July 9, 2026
Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

July 9, 2026
Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

July 9, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Urrejtësit kanë emra

July 9, 2026
Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

July 9, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Një i ri plagoset me thikë në Shëngjin, transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

July 9, 2026
“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In