KF Shkëndija është e indinjuar me mos bashkëpunimin e skuadrës maqedonase, Vardar
KF Shkëndija ka komentuar në lidhje me mospranimin e Vardarit për prolongimin e ndeshjes për shkak të angazhimeve të Shkëndijës në play-offin e Liga Evropës.
Më poshtë mund të lexoni reagimin e KF Shkëndijës:
“Edhe pse të gjithë vazhdimisht përsërisin se bashkërisht duhet të angazhohemi për avancimin e futbollit të Maqedonisë, gjithmonë shkelen fjalët dhe premtimet kur vjen momenti kjo gjë të dëshmohet në realitet.
Shembull klasik janë drejtuesit e KF Vardarit, që nuk marrin parasysh kërkesën e Shkëndijës për prolongim të ndeshjes për shkak të angazhimeve të klubit tonë në play offin e Liga Evropës.
Klub të madh nuk të bëjnë fjalët por veprat! Edhe futbolli nuk do të ec kurrë përpara vetëm me premtime demagoge se bashkërisht do të kontribuojmë për avancimin e këtij sporti në vendin tonë, referon Zëri. (b.an)