Qershori nisi me mot të freskët dhe shi ku në vetëm 3 ditë janë plotësuar rreth 80% e normave të reshjeve mujore.
Megjithatë, shumë shpejt qershori solli mot të kthjellët dhe të nxehtë në Shqipëri.
Në vijim, ky muaj pritet të jetë i nxehtë dhe sipas zonave përkatëse temperaturat mesatare mujore do të jenë 3-4°C mbi vlerat tipike të një qershori normal.
Më e ndjeshme nxehtësia pritet të jetë në zonat Lindore si Dibra, Mati, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça ku jemi mësuar që edhe vera të jetë e freskët.
Edhe korriku 2019, sjell tablo termike të ngjashme me qershorin, ndërsa ka sinjale që gushti të sjellë temperatura më afër vlerave normale mujore. (Tema)