• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vapa dhe problemet me zemrën, kardiologia: Të rinjtë të diagnostikohen, kujdes me pijet energjitike

by A R
04/07/2026 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Temperaturat e larta janë kthyer, në një kërcënim serioz për shëndetin e të rinjve tek të cilët janë shtuar problemet kardiake. Mjekja Eva Duraku thotë se për disa prej tyre kjo vjen si mungesë e  diagnostikimit të hershëm, apo edhe e neglizhimit të simptomave.

“Tek ata që vuajnë dhe e dinë, sigurisht mund të jetë më e kontrolluar situata, por tek ata që nuk janë të diagnostikuar ose që mund të kenë probleme të pazgjidhura nga ana terapeutike, atëherë kjo përbën një rrezik të shtuar përsa i përket kësaj stine. Edhe mosha 30-40 vjeçare deri në 50 vjeç janë shumë të rrezikuar sidomos nëse ato paraqesin një faktor rreziku si tensioni i lartë, yndyrnat e larta ose diabeti i pakontrolluar”, tha mjekja.

Krahas duhanit dhe alkoolit, mjekët rendisin edhe një tjetër faktor që po rrezikon moshat e reja.

“Ka dhe mosha të reja të cilët nuk kanë këto faktorët e lartpërmendur, pra nuk janë përdorues të drograve, të duhanit, të alkoolit, por që kanë faktorë të tjerë rreziku siç është hipertensioni në moshë të re, siç është obeziteti, yndyrnat e larta, një dietë jo korrekte dhe kjo mund të akumulohet në një periudhë jo shumë të gjatë kohore dhe të japi pasoja shumë shpejt, një sinjal sado i vogël, një marramendje, një ndryshim në vlerat e tensionit, gjendjet e të fiktit. Kemi pasur shumë gjendje të fikti kohët e fundit të cilat mund të sinjalizojnë probleme me tensionin si të lartë ashtu dhe të ulët pasi mund të kemi dhe rënie të tensionit, probleme të aritmisë. Nuk duhet në asnjë lloj mënyre që të neglizhohen”, theksoi mjekja Duraku.

Kujdesi i shtuar dhe këshillat e mjekut mund të parandalojnë rrezikun veçanërisht tek ata që ekspozohen ndaj temperaturave të larta për shkak të punës.

“Janë disa kategori të cilët punojnë në këto kushte, drejtuesit e mjeteve, policët ose kategori të tjera që janë pak më të ekspozuar, gjithmonë të hidratohen, të marrin ujë me vete, të mbulojnë kokën me kapele ngjyrë të lehtë, të bardhë dhe të jenë gjatë gjithë kohës alertë ndaj simptomave”, u shpreh mjekja.

Pavarësisht moshës apo të ndjerit mirë, të dhënat klinike dëshmojnë se askush nuk është i pathyeshëm ndaj patologjive kardiake.

Next Post
Kina, mbështetje për Republikën Demokratike të Kongos në luftën ndaj virusit Ebola

Kina, mbështetje për Republikën Demokratike të Kongos në luftën ndaj virusit Ebola

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com