• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vanity Fair” për Shqipërinë: Det i shkëlqyer, qytete interesante por edhe ushqimi shumë i mirë

by Java News
15/07/2019 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Raffaella Serini i kushton një artikull, të botuar në faqen internet të revistës prestigjioze “Vanity Fair” për Italinë, bukurive të Shqipërisë dhe arsyeve përse duhet që turistët e huaj të kalojnë pushimet në vendin tonë.

“Një vit më parë, Shqipëria ishte një bast i fituar. Këtë vit mund të jetë një fitore e sigurt. Të kthehesh për vitin e dytë radhazi, për pushime, është një garanci, kjo është përgjigja me e saktë për ata që pyesin vazhdimisht: Ke qenë në Shqipëri, si është atje?”, shkruan Serini.

Të mendosh që një verë më parë, nuk ekzistonte as “Lonely Planet” që të jepte garanci mbi Shqipërinë (vetëm një libër shumë i mirë i botuar nga “Morellini”), edicioni i parë italian i kësaj guide të famshme udhëtimesh doli vetëm në maji të vitit 2018.

Thënë këtë, mes shumë rrugëve në një udhëtim krejtësisht origjinal, bazuar në sugjerimet e atyre që kanë qenë më parë dhe konsultimet e forumeve të udhëtimeve, surprizat nuk kanë munguar. Sepse asgjë nuk të linte të parashikoje deri në fund atë që do kisha zbuluar, bukurinë e peizazheve, ende të egra dhe të pandotura, detin e shkëlqyeshëm, mikpritjen e njerëzve, si dhe çmime shumë të ulëta.

Sigurisht, elementi që tërheq më shumë nga Shqipëria është deti, me siguri që ai nuk do ju zhgënjejë. Megjithatë, nuk është i vetmi motiv për të kaluar pushimet këtu. Tirana është një kryeqytet plot gjallëri dhe interesant, Vlora është si Majemi i Mesdheut (harrojini imazhet e atyre varkave që në vitet ’90 niseshin nga këtu), Butrinti është një park i vërtetë arkeologjik.

Më pas, mbi të gjitha, janë njerëzit. Që ende mbajnë dorën në zemër për të falënderuar. Në rast se porosit një kafe në lokalin e tyre, por nëse ekspresi nuk punon, dalin dhe e marrin në lokalin në krah. Jo të gjithë flasin italisht sikurse pritet (por flasin edhe anglisht). Por ata që dinë, shpesh të thonë: “E kam mësuar duke parë Italia Uno!”.

Një herë, pronari i një bari ku qëndrova për të ngrënë mëngjes nuk fliste anglisht dhe nuk kuptonte çfarë doja të porosisja. Kështu që thërriti djalin për ta ndihmuar në përkthim. Djali, nuk kishte mbushur ende tetë vjeç (në faturën që më dorëzoi, kishte përkthyer me laps çdo gjë që kisha porositur…).

“Për sa i përket ushqimit, gatimi në Shqipëri është i shkëlqyer (madje edhe pica dhe kafeja ekspres!). Arsyeja e kësaj kuptohet menjëherë, pasi përbërësit janë të freskët dhe të gjithë ata që sot operojnë në sektorin e restoranteve, me shumë mundësi kanë punuar, si emigrantë, në restorantet më të mirë në Itali dhe Europë, kështu që kanë sjellë në atdhe eksperiencën e tyre dhe përzierjen më të mirë të gastronomisë. Në një lokal pak më larg Vlorës, për shembull, njoha Vilin, një djalë që gjatë verës menaxhon hotelin e tij të vogël që bie direkt mbi det, ndërsa në dimër është barist në një hotel me pesë yje në Luksemburg. Nëse do ju thoja se i tiji ishte “Spritz” (koktejl me verë) më i mirë që kam provuar ndonjëherë jashtë kufijve të Italisë, a do më besonit? Epo ju them se duhet”, mbyll artikullin Serini me një thirrje për gjithë turistët e huaj që të vijnë në Shqipëri gjatë pushimeve të tyre. /atsh

g.kosovari

Next Post
PD s’ka pushime, Basha nis turin e takimeve në qytete

PD s’ka pushime, Basha nis turin e takimeve në qytete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com