• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në votim: Kush hesht, i nënshtrohet vullnetit të të tjerëve

by Java News
09/05/2023 22:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 14 maj, në Shqipëri mbahet procesi i votimit për zgjedhjet lokale ku zgjidhen kryebashkiakët në 61 bashki të vendit dhe këshilltarët bashkiakë të këtyre bashkive. Analisti, Lorenc Vangjeli gjatë fjalës së tij në emisionin ‘Repolitix’ me Denis Mingën në Report TV, ka bërë një thirrje ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote, të cilëve u ka kërkuar që në 14 maj të shprehin vullnetin e tyre, duke mos neglizhuar fuqinë e votës së tyre.

Duke e konsideruar pjesëmarrjen e lartë në votime si ushtrim të demokracisë, Vangjeli tha se ata të cilët nuk votojnë në 14 maj, do të jenë të detyruar t’i nënshtrohen vullnetit të tjerëve të cilët do të marrin pjesë në votime.

“Pas tre ditësh politika hesht, për 24 orë pushim dhe për 12 orë rresht nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00 e darkës pushtetin do ta marrin qytetarët shqiptarë të cilët do të zgjedhin administratorët për 61 bashkitë. Është e rëndësishme që të votohet. Pjesëmarrja është një ushtrim i demokracisë, voton pro ose kundër është në fshehtësinë e secilit. Ai që do vendosë atë ditë të qëndrojë në shtëpi, apo t’i trembet shiut që mund të bjerë atë ditë, do t’i nënshtrohet vullnetit të të tjerëve.  Edhe sikur tre shqiptarë të shkojnë të vetëm në zgjedhje, ata do qeverisen nga vullneti i dy prej tyre. Sa më shumë të shkojnë në zgjedhje aq më e shëndetshme do jetë demokracia shqiptare”-tha Vangjeli.

Më tej, analisti shpjegoi sesi mund të votohet në dy fletat e votimit në 14 maj, duke sqaruar se njëra fletë është për zgjedhjen e kryebashkiakëve dhe tjetra për këshilltarët bashkiakë, dhe në kuadratet përbri subjekteve politike të preferuara mund të vendosen një ‘kryq’ ose një shenjë ‘+’.

“Kemi siguruar fletën e votimit, shqiptarët kanë dy lloje votimesh, kanë votim në mazhoritar për kryetar bashkie, fleta e parë dhe votimi është i thjeshtë, përkrah emrit të kandidatit, qytetari mund të vendosë një shenjë plus ose kryq për të shprehur preferencën e tij. Ndërkohë që fleta e dytë është disi më e komplikuar, janë rreshtuar partitë politike dhe koalicionet që marrin pjesë dhe mënyra e votimit është sërish me shenjë kryq ose plus për të shprehur preferencën”-shtoi analisti.

Në përfundim të thirrjes së tij, Vangjeli e konsideroi tepër të rëndësishme që vullneti i shqiptarëve të lexohet siç duhet duke shtuar se se kushdo që hesht (duke bojkotuar zgjedhjet) do të detyrohet t’i bindet vullnetit të të tjerëve.

 

/s.f

Next Post
Sondazhi për Shkodrën/ Benet Beci rritet me 8%, por Bardh Spahia ruan kryesimin

Sondazhi për Shkodrën/ Benet Beci rritet me 8%, por Bardh Spahia ruan kryesimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prorokoviç e konfirmon: Kompromisi i Perëndimit për Kosovën do jetë OKB

Sahara/ Mbështetje e gjerë në OKB-së për planin e Autonomisë Marokene pas vetos ruse!

November 11, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Dosja “Partizani” është thjesht alibi në emër të pandëshkueshmërisë

November 11, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

November 11, 2026
Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

November 11, 2026
Paketa e Maleve, Demo nga Elbasani: Brenda nëntorit zgjerohen zonat prioritare në Gjinar! Janë miratuar 400 zona prioritare në 52 bashki

Paketa e Maleve, Demo nga Elbasani: Brenda nëntorit zgjerohen zonat prioritare në Gjinar! Janë miratuar 400 zona prioritare në 52 bashki

November 11, 2026
Falsifikonin dokumente të BE-së, arrestohen 2 bashkëmoshatarët në Tiranë! U sekuestrohen materiale, 1700 euro dhe…

Falsifikonin dokumente të BE-së, arrestohen 2 bashkëmoshatarët në Tiranë! U sekuestrohen materiale, 1700 euro dhe…

November 11, 2026
Reforma Zgjedhore, Bardhi: Nuk e kemi bojkotuar Komisionin, mazhoranca po përpiqet të devijojë punën!

Reforma Zgjedhore, Bardhi: Nuk e kemi bojkotuar Komisionin, mazhoranca po përpiqet të devijojë punën!

November 11, 2026
Pak muaj pas vdekjes, zhduken sende personale në vilën e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis! Peshqiri dhe tavëlli ngritën dyshime

Pak muaj pas vdekjes, zhduken sende personale në vilën e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis! Peshqiri dhe tavëlli ngritën dyshime

November 11, 2026
Ambasadorja e BE-së takohet me Shabanin: Integrimi evropian kërkon një Avokat të Popullit më të fortë, mbështetje dhe fuqizim!

Ambasadorja e BE-së takohet me Shabanin: Integrimi evropian kërkon një Avokat të Popullit më të fortë, mbështetje dhe fuqizim!

November 11, 2026
“Të depolitizojmë pjesërisht komisionet”- Balla tregon 4 pikat e Reformës Zgjedhore: Të hedhim një hap, opozitën e ftoj që…

“Ne i kemi të qarta rekomandimet e BE”- Balla ironizon Berishën: Ka marrë formën e ‘studentit 80-vjeçar’, PD në bojkot deri sa të vijë ‘gjeli dhe bakllavaja’!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In