• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: Si u përgjua Berisha në 14 shtator të 1998, biseda me Bukoshin për njerëz të armatosur dhe ‘malazezi’ misterioz që e urdhëroi të dorëzohet

by
26/11/2021 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV mbrëmjen e sotme foli sërish për deklaratën e bërë më herët nga Presidenti Meta në lidhje me përgjimet.

Ai deklaroi se i pari që është përgjuar ka qenë Sali Berisha kryesisht për ngjarjet e shtatorit të 1998 që pasuan vrasjen e Azem Hajdarit, grushtin e dështuar të shtetit dhe marrëdhëniet e tij me Bujar Bukoshin.

Vangjeli solli edhe detaje dramatike që dolën nga përgjimet e Berishës në atë kohë.

“Historinë e përgjimeve e risolli në vëmendje Presidenti i Republikës, i cili pretendoi se përgjohej nga shërbime vendase dhe të huaja. E thënë një gjë e tillë, më së paku është një cënim i rëndë i sigurisë kombëtare, por në Tiranë kjo është një cudi që zgjat pak.  Shqipëria ka histori të gjatë me përgjimet dhe viktima të tyre kanë qenë edhe personazhe si Rama, Meta, Basha. Kam përshtypjen Berisha ka qenë përfitues i kësaj prapësie të paligjshme. Për paradoks, ai ka qenë gjithashtu edhe politikani i pare që është përgjuar, por me vendim gjykate. Mendohej që në atë kohë Berisha nuk përdorte telefon celular dhe në përgjim u vu numri fiks i sekratarisë së tij tek PD-ja. Ato që janë përgjuar në atë kohë, kanë qenë dramatike ndoshta indicie të mjaftueshme edhe për të mundësuar arrestimin e tij pasi kanë qenë të lidhura me Grushtin e Shtetit.

Janë interceptuar disa biseda të tij me ish- kryeministrin e Kosovës në atë kohë me Bujar Bukoshin, ku flitej për të siguruar 300 a 400 të armatosur të cilët duhej të vinin në Tiranë. Berisha është përgjuar të flasë edhe me një personazh tjetër i cili nuk është identifikuar, por mendohej se ishte shqiptar nga Mali i Zi, i cili kishte një ton urdhërues ndaj Berishës. Pak ditë pas grushtit të shtetit ai i thotë në një bisedë Berishës: mjaft, lere tani këtë punë. Fakt është që menjëherë mbas kësaj bisede u tërhoqën u terhoqën njerezit e armatosur në PD dhe dorëzuan edhe tankun rus T 54 që e mbanin pranë selisë. Nuk dihet nëse kjo dosje me transkriptet e bisedave ekziston ende, por është e sigurt se ajo është në disa kopje dhe ruhet në “arkiva private”. 

Pastaj ngjarjet rrodhën ndryshe. Me date 28!dhjetor të të njejtit vit, me Majkon dhe Metën, Berisha u ftua në një takim me dyer të mbyllura ku kam qenë edhe vetë dëshmitar pothuaj i vetëm. Aty Berishës jh bë e qartë se në mars do të shpërthente konflikti në Kosovë dhe se serbët kishin planifikuar të realizonin operacionin “Patkoi”. Majko dhe Meta i kërkuan Berishës që të hiqte dorë nga demostratat që bënte atëherë në rrugë. Dhe hezitimit të Berishës për ta bërë një gjë të tillë, ata ju përgjigjën se nëse vazhdonte të njëjtën gjë, atëherë do të goditej”, tha Vangjeli për aktin që ishte i pari për reabilitimin e Berishës, ndarkohë që ai edhe mund të arrestoshej për shkak të ngjarjeve te shtatorit. Vangjeli tha se mbas historisë së përgatitjes së Shqipërisë për konfliktin e në Kosvë qëndronin amerikanët. “Padyshim që ishin amerikanët, sic kanë qenë gjithmonë prapa të te gjitha punëve të mira të bëra ne Shqipëri”, tha Vangjeli në emisionin Konrast të gazetarit Denis Minga.

/b.h

Next Post
Gruaja i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati bashkë me foshnjën e saj, merret në pyetje ish-bashkëshorti. Çfarë thonë dëshmitarët

Gruaja i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati bashkë me foshnjën e saj, merret në pyetje ish-bashkëshorti. Çfarë thonë dëshmitarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

November 12, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In