Analisti Lorenc Vangjeli e ka konsideruar të vonuar vendimin e Partisë Socialiste për zv.kryeministren Belinda Balluku, për të mos i hapur rrugë heqjes së imunitetit. Në emisionin Trialog, ai u shpreh se, sipas tij, vendimi ishte i duhur, por në kohën dhe me mjetet e gabuara.
“Dje u mor vendimi i duhur, por në kohën dhe me mjetet e gabuar. Sepse nëse do të ishte po kjo linjë arsyetimi në rastin e një zv.kryeministre tjetër, flas si gjykim në parlament për një ish-kryeministër dhe ish-president, duke bërë një diferencë nëse do ta gjykosh politikisht mbi këtë histori, nuk mund ta gjykosh përfaqësinë apo pafajësinë, por për procedurën në të cilën ndërtohet historia e betejës së pritshme ligjore”, tha Vangjeli.
Vangjeli: Askush nga partitë politike nuk e ka seriozisht integrimin e vendit në BE
Analisti Lorenc Vangjeli vlerëson se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk trajtohet me seriozitet nga partitë politike, pavarësisht retorikës së tyre publike. Ai e lidh këtë fenomen me mungesën e disiplinës institucionale dhe pasojat e saj në praktikë.
“Kam një bindje që e kundërshton retorikën e politikanëve shqiptarë të djathtë apo majtë që, pavarësisht përbetimeve të tyre, askush nuk e ka seriozisht integrimin e vendit në BE. Të gjithë shoferët e kanë ëndërr të mos kenë semaforë, dhe Europa është një sistem semaforësh, një sistem demokracie dhe burokracie që nuk i lejon këto iniciativa personale. Në fund, politikanët shqiptarë, ata që kanë drejtuar këto 35 vite, e kanë në maksimum“, tha Vangjeli.










