• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: PD me dy formacione në zgjedhjet vendore, Berisha-Meta me kandidatë të përbashkët

by Java News
05/10/2022 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli duke komentuar në ‘MCN Live’ mbi takimet e presidentit Begaj për një datë të zgjedhjeve vendore, i cilësoi ato si një panoramë të zakonshme, ndërsa shtoi se ajo që bie në sy është mungesa e Berishës.

Ai tha se në zgjedhjet e ardhme do kemi dy formacione nga PD, teksa i cilësoi primaret e Berishës si jo të vërteta. Sipas tij, Basha dhe Alibeaj do t’i japin sërish fitoren Ramës.

“Është panoramë e zakonshme. Vazhdojmë të bisedojmë fortë për gjurmën dhe nuk dëgjojmë hungërimën. Më shumë se prania e personazheve në zyrën e Presidentit Begaj, do flisja për mungesën e Berishës, banori i parë antikomunist në zyrën nga e cila është larguar në 1997. Pavarësisht se çfarë dimë ne dhe çfarë ka ndodhur në këto regjistra vazhdon të jetë emri i Bashës dhe ka ende një proces gjyqësor i cili do të kalojë dhe Bosforin dhe kalendat turke nëse do kishte të tilla, ose më saktë do jetë vendim ndryshe dhe do të prishë vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe do e kthejë për gjykim. Me të gjitha gjasat kjo parti me në sfond Bashën, Alibeaj ishte më aktiv kur ishte deputet i thjeshtë sesa tani dhe e ka të pamundur të mbajë peshën që i është dhënë. Basha dhe Alibeaj e kanë të vështirë të hyjnë në zgjedhje sepse e kanë të vështirë të fitojnë”, tha Vangjeli.

Më tej, Vangjeli tha se interesi i individit mbi interesin e grupit që ulërin në rastin e Berishës, dhe interesi i ca lepurushave të tjerë që gjallojnë në këtë pyll me ca njerëz që janë të gatshëm të djegin gjithçka për hir të jorganit të tyre personal do të na japin nesër po të njëjtën panoramë politike. Ai shtoi se Berisha dhe Meta do të dalin me kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore, aludoi dhe për një takim të fshehtë mes tyre.

“Meta rindërtoi partinë e tij nga LSI në PL, dhe besoj se Meta do ti dhuroj lirinë e tij Berishës për të krijuar koalicionin opozitar bashkë me partitë e tjera. Do kemi kandidat jo ata hilacakët e dalë nga primaret, ata do kenë kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore të dalë nga shtëpia e lirisë. Do të ketë garë mes doktorit dhe Ramës për kryetarët e bashkive dhe do ketë një garë të fshehtë Berisha-Meta për të rrëfyer forcën e partisë së tij. Largimi i bareshës është një mundësi për Partinë Demokratike. Doktori është duke menduar nëse a mund t’ja jap këtë një mik armiku si Ilir Meta apo do gjej dhe njëherë një kukull tjetër që ngjan me Bashën”, përfundoi Vangjeli./MCN

Next Post
Ambasadori i Rusisë paralajmëron SHBA-në për rrezikun e përplasjes së drejtpërdrejtë ushtarake

Ambasadori i Rusisë paralajmëron SHBA-në për rrezikun e përplasjes së drejtpërdrejtë ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

April 12, 2026
“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

April 12, 2026
Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In