• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: Flluska gënjeshtare dhe hipokrite ku jeton politika përballë drejtësisë

by Java News
18/12/2023 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli ka qenë i ftuar sot në studion e “Kontrast” me gazetarin Denis Minga për të folur lidhur me vendimin e Këshillit të Mandateve ditën e sotme për heqjen e imunitetit të Sali Berishës për t’i hapur rrugë më pas arrestit nga SPAK për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Në analizën e bërë në studio, Vangjeli tha se politika shqiptare jeton brenda një fllukse gënjeshtre dhe hipokrizie. Ai tha se Berisha u përpoq që njësoj si Basha në çështje të caktuara, të fshihej pas procedurave, këtë herë nga hetimet e SPAK duke i cilësuar ato si të montuara nga Rama.

“Sot është një ditë e një gënjeshtre dhe e një hipokrizie të madhe ku të gjithë aktorët e përfshirë në të janë pjesë. I pari sipas rradhës është vetë Berisha, njeriu i cili bashkëjeton me vesin e të gënjyerit që në një përballje të tij me drejtësinë nuk bëri atë që duhet të bënte por zgjodhi të veshë fustanin e Lul Bashës dhe të fshihej pas procedurave. Gënjen për thelbin e çështjes duke e cilësuar si të montuar nga Edi Rama”- tha Vangjeli.

Më tej, ai tha se pjesë e hipokrizisë janë edhe deputetët socialistë të cilët nuk arritën të bënin një lloj balance ndarje pushtetesh, mes atij parlamentar dhe gjyqësor. Ndërsa për Alibeajn, ai u shpreh se nuk e kupton se çfarë po ndodh por votoi vetëm për t’u hakmarrë ndaj Berishës.

“Duke e ditur se Rama është me shpirt së paku avokati më i zellshëm i Berishës në këtë çështje. Brenda hipokrizisë kaq të madhe është grupi i soclialistëve në Këshillin e Mandateve që ngritën kartonin dhe thanë Berisha nuk ka imunitet.  Nuk patën forcën dhe kurajon që të ndajnë raportin mes pushteteve, kontrollin dhe ekuilibrin mes tyre. Nuk arriti dot të sigurohej një ekuilibër mes këtyre pushteteve. Brenda kësaj flluske ishte edhe Enkelejd Alibeaj, pjesë e një grupimi të paaftë për të përballuar politikisht luftën brenda llojit, u bashkua me socialistët sepse në mend kishte jo vetëm revanshin ndaj ish-shefit por sepse nuk kupton se çfarë po ndodh. Brenda së njëjtës hipokrizi janë qindra mijëra votues socialistë, më pak votues demokratë dhe nga elektorati gri. Socialistët thonë erdhi dita për ta cuar në burg, por nuk është kjo mënyra. Demokratët thonë do dalim në shesh ta mbrojmë, edhe atë gënjehen”- u shpreh ai.

Më tej analisti theksoi se Berisha është këshilluar gabim që prej fillimit kur u caktua masa shtrënguese ndaj tij dhe se do duhej të ishte paraqitur në SPAK ashtu siç i ishte kërkuar. Teksa foli për kërkesën e SPAK dhe masën që pritet të merret ndaj ish-kryeministrit, Vangjeli tha se nuk duhet të jetë “arrest me burg” apo “arrest shtëpie” por duhet që Prokuroria e Posaçme të hetojë çdo gjë rreth Berishës.

“SPAK-u është në të drejtën e tij,. Berisha iu shmang kërkesës së prokurorëve dhe ata e kishin detyrim ta bënin këtë veprim. I këshilluar keq që në krye të herës, Berisha duke tentuar të përshtasë për trupin e tij fustanin demode të Lulzim Bashës e solli çështjen në këtë pikë. Po ashtu, Rama për momentin është jashtë kësaj flluske të gënjeshtrave dhe hipokrizisë. Sepse nëse është e vërtetë se është reformator i reformës në drejtësi, do duhet të rrëfehet si i tillë. Që do të thotë edhe për kundërshtarin më të egër të tij që quhet Sali Berisha, Kuvendi duhet të lërë çdo hapësirë të mundshme hetimin për gjithçka, por jo arrestin me burg apo në shtëpi”- shtoi analisti./m.j

Next Post
Rama shpreh ngushëllimet për vdekjen e liderit të Kuvajtit: Ditë e trishtuar

Rama shpreh ngushëllimet për vdekjen e liderit të Kuvajtit: Ditë e trishtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In