Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” pati momente ilariteti nga ana e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi analisti Lorenca Vangjeli u shpreh i bindur se shumica e majtë do të fitojë 45 mandate në zgjedhjet vendore të 14 majit, përfshirë edhe bashkitë kryesore si Tirana, Durrësi dhe Elbasani.
Meta nuk e mbajti dot të qeshurën dhe ia ktheu se mund ta kishte vënë edhe 61 bashki.
Biseda në studio:
Lorenc Vangjeli: Nëse ju fitoni e keni shumë të thjeshtë, keni rrëzuar legjitimitetin moral të Ramës dhe mund të kërkoni edhe zgjedhje të përgjithshme. Por nëse ju humbisni rrumbullak 45, ndërkohë që Rama merr 46-48 për qind të votës në proporcional, si do ta konsideroni këtë, fitore apo humbje?
Ilir Meta: Unë e konsideroj këtë si një dëshirën tuaj, e cila nuk mbetet as në letër dhe ju vetë do të reflektoni dhe do t’i fusni një të qeshur në datën 15 maj.
Lorenc Vangjeli (duke treguar një letër): Unë këtë letër e shkrova dhe për Doktorin, por nuk ma mori. Ylli, t’ia lë z.Meta?
Meta: Jo, lërja z.Ylli.
Vangjeli: 45 bashki, përfshirë këtu bashkitë kryesore, Tirana, Durrësi, Elbasani. Ndoshta në garë është edhe Kukësi.
Meta: Këto janë blofe, të cilat do t’i likuidojmë me datën 15 maj.
Vangjeli: Përtej asaj se çfarë do të doja unë, besoj se kështu shkojnë.
Meta: Nuk habitem për atë. Unë habitem që nuk e vure 61. S’ka asnjë shqetësim për atë 45….61 hahahahaha.
Vangjeli: 61 e bënë ata kur ngritën gishtin dhe u ulën mbi të, se ky është progresi që ka shoqëria shqiptare. Nga bojkoti i 2019 kur brohorisnin të gjithë, sot askush nuk e flet këtë, flasin për garë.
/a.r