• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjel Dule ankohet për Himarën: ”Të fortët” fotografojnë e kërcënojnë qytetarët

by A R
14/05/2023 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule është shprehur se të afërmit e kryebashkiakut dhe njëherësh kandidatit të PS-së në Himarë, Jorgo Goro, po ushtrojnë presion mbi votuesit në qendrat e votimit.

Në një prononcim për mediat, Dule thotë se ata po ofrojnë para në këmbim të marrjes së kartave të identitetit të votuesve në Himarë para hyrjes së tyre në qendrat e votimit.

Dule shton se në shumicën e qendrave të votimit nuk ka prani policore, edhe thotë se kjo është një ndër arsyet pse po ushtrohet presion ndaj qytetarëve që ju drejtohen qendrave të votimit.

Vangjel Dule: Dëshiroj të ju falenderoj të gjithëve që jeni të pranishëm dhe do të ju lutesha që të jeni deri në fund të procesit. Nga zhvillimi i procesit zgjedhor, nga vizitat personale në disa qendra votimi dhe nga disa informacione që kemi nga përfaqësi, denoncoj aktivizimin e të afërmëve të kandidatit të PS-së duke ushtruar presion, duke ofruar para në këmbim të marrjes së kartave të identitetit dhe duke ushtruar presion mbi zgjedhësit para hyrjes në qendra votimi. Tentojmë të komunikojmë me policinë pa sukses. Nuk ka prani policore në shumicën e qendrave të votimit, ndërkohë që është detyrim të jenë. Janë aktivizuar në shumë qendra votimi grupe të fortësh me makina luksoze duke ju folur qytetarëve se po fotografohen të gjithë me kërcënimin se do të përdoren të nesërmen kundër tyre. Duhet që këtij detyrimi ligjor, policia t’i përgjigjet në kohë.

Janë në terren, sidomos në qendra që janë në distancë të qytetit, punonjësit e Kadastrës së Bashkisë Himarë të cilët duke pasur lista të banorëve që kanë lista të problemeve pronësore, ju thonë se nuk do ju japin zgjidhje nëse nuk votojnë PS. Unë nuk jam Polici e Shtetit dhe nuk mbaj me vete kamera dhe as mikrofon, denoncoj atë që konstatoj dhe ju mund të më provoni ato që them si të drejta apo të padrejta. Situata nuk duhet të tensionohet. Ne duam proces të barabartë dhe të qetë. Ata që kanë arrestuar dhe mbajnë peng kandidatin tonë, Edi Rama, është ai që dirigjon këto tensione. Duhet të largohen të fortët. Duhet prani policore. Shkoni dhe shikoni në qendrën e votimit, Himarë fshat, makina luksoze dhe persona që fotografojnë.

Edhe pse kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri është në burg me akuzën për blerje të votave, Dule beson se fitorja është e sigurtë për ata dhe se nga e hëna do të fillojë një periudhë ndryshimi për Himarën.

Vangjel Dule: Fitoja është e sigurtë dhe ju garantoj se nga e hëna fillon një periudhë e re për Himarën dhe rrethi në Himarë, do të thyhet. Do të kemi harmoni shoqërore në interes të komunitetit, shembull për bashkitë e tjera. Jemi duke ndjekur ligjin në gërmën dhe frymën e vet.

/a.r

Next Post
Problemet me identifikimin elektronik / Minxhozi: E pajustifikueshme! Dy arsye për pjesëmarrjen e ulët

Problemet me identifikimin elektronik / Minxhozi: E pajustifikueshme! Dy arsye për pjesëmarrjen e ulët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com