• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vandalizmi në Korçë, shemben varret për të marrë hekurin për skrap

by A R
14/02/2017 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në fshatin Mborje të Korçës, ku persona të paidentifikuar kanë rrafshuar dhjetëra varre të vjetra për t’u marrë hekurin që shitet për skrap.

Keqbërësit, të cilët kërkojnë metale, kanë dhunuar varret e vjetra që janë me beton, duke i shkatërruar dhe marrë të gjithë shifrat e hekurit në to.

Sipas të dhënave nga banorët e fshatit, janë 25 varre të vjetra të dhunuara nga autorët e kësaj ngjarjeje, të cilët kanë përfituar nga fakti se ato ndodhen në dalje të fshatit dhe larg syrit të njerëzve.

Dëmtimi masiv ka sjellë edhe reagimin ndaj këtij akti të paprecedentë, i cili ka alarmuar banorët.

Ngjarja e rëndë është zbuluar nga disa banorë, që, pasi kanë parë dëmin, kanë sinjalizuar kryeplakun e fshatit. Sipas tyre, mungesa e rojës ka favorizuar autorët, të cilët kanë punuar me qetësi për prishjen e të gjitha varreve me konstrukt betoni.

Pas inspektimit të vendngjarjes, dyshohet se autorët që mund të jenë banorë të zonës, kanë thyer një nga një varret dhe më pas hekurin e kanë transportuar me mjet. Edhe pse nuk konfirmohet sasia e hekurit që ata mund të kenë përvetësuar, paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për dhjetëra kilogramë. Kryeplaku i fshatit Mborje, i cili e ka denoncuar në polici ngjarjen, apelon për gjetjen e personave përgjegjës.

Arben Venxha tregon se është skandalizuar nga kjo ngjarje, por ai nuk ka asnjë emër konkret si të dyshuar rreth personave përgjegjës të kësaj ngjarjeje.

“Janë varret e gjyshërve tanë, familjarëve, si dhe dy varret e patriotëve Haki Mborja dhe Refat Mara, të cilët kanë punuar si mjek dhe ndihmës, duke u shërbyer çetave të Themistokli Gërmenjit”, u shpreh kryeplaku i fshatit.

Edhe banorët e tjerë janë mjaft të revoltuar nga kjo ngjarje, që, sipas tyre, askush nuk e ka menduar se mund të ndodhte.

“Kush mund ta mendonte se do të arrinin deri në këtë pikë sa të dhunonin varret. Është më se e dukshme që i kanë shkatërruar për t’u marrë hekurin, pasi asnjë varr që është mermer nuk është i prishur. Janë shkatërruar vetëm varret që janë shumë të vjetra dhe kanë qenë me beton”, u shpreh njëri prej banorëve të fshatit./Panorama/a.m.

Next Post
Vendimi/ Sigurim i veçantë shëndetësor për disa kategori në polici

Plagosi vëllezërit në Pukë, arrestohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com