• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Valon Lluka thyen heshtjen për aeroportin e Vlorës, publikon mesazhet private me Behgjet Pacollin

by E B
01/06/2026 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Valon Lluka, ish-administratori i shoqërisë koncesionare të Vlora International Airport, ka reaguar për herë të parë në lidhje me çështjen e aksioneve të këtij aeroporti, teksa ka publikuar mesazhe private me biznesmenin Behgjet Pacolli.

Në një postim në Facebook, Lluka shkruan se, pas akuzave publike ndaj tij, ka vendosur të flasë me fakte, duke publikuar disa dokumente që lidhen me kalimin e pronësisë së një pjese të aksioneve nga Pacolli te Ademi. Në dokumentet e publikuara, ai pretendon se ka marrë konfirmimin e Pacollit për kalimin e aksioneve.

Lluka ka publikuar edhe email-et nga administrata e kompanisë Mabco në Zvicër, të cilat, sipas tij, kanë diktuar çdo hap të shitjes së aksioneve nga Pacolli te ortaku i tij, Ademi.

Ndërsa u përgjigjet akuzave të Pacollit për “tradhti”, ish-administratori shkruan se ka komunikuar me zyrtarë dhe familjarë të biznesmenit, të cilët, sipas tij, kanë qenë të mirëinformuar për këto lëvizje.

Më tej, ai nënvizon se publikimi i këtyre mesazheve dhe email-eve lidhet me transparencën dhe synon të tregojë edhe versionin e tij të së vërtetës.

Postimi i plotë i Llukës:

Letër publike për të vërtetën rreth procesit të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Për shumë muaj kam zgjedhur të hesht.

Kam dëgjuar akuza, deklarata, intervista dhe sulme personale. Kam heshtur sepse kam besuar se e vërteta mbrohet në institucione dhe në dokumente, jo në zhurmë publike. Kam heshtur edhe nga respekti për një raport profesional shumëvjeçar me Behgjet Pacollin, duke mos dashur që një histori që nisi me besim të përfundonte në debat publik.

Kjo letër lidhet me pretendimet dhe akuzat publike të bëra muajve të fundit lidhur me procesin e shitblerjes së aksioneve në projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), ku emri im është përmendur drejtpërdrejt.

Kam heshtur edhe sepse kam pritur që organet e drejtësisë, prokuroria dhe institucionet përgjegjëse të reagojnë.

Por kur mohohen dokumente që mbajnë firmat e Behgjet Pacollit dhe Emin Pacollit, kur mohohen vendime të nënshkruara dhe autorizime të lëshuara prej tyre, dhe kur hidhen akuza ndaj njerëzve që vetëm kanë zbatuar mandatet dhe autorizimet e marra, heshtja nuk është më përgjegjësi.

Prandaj po flas.

Me dokumente. Jo me emocione.

Në maj të vitit 2022, Mabco Construction SA miratoi zyrtarisht shitjen e aksioneve të VIA-s dhe më autorizoi mua për realizimin e procesit. Vendimi dhe autorizimi u nënshkruan, u noterizuan dhe u apostiluan në Zvicër.

Në korrik të vitit 2023, u mor një vendim tjetër për 47% të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Në të njëjtën ditë u lëshua edhe prokurë e posaçme që më autorizonte të nënshkruaja dokumentet dhe të kryeja regjistrimet e nevojshme ligjore.

Është me rëndësi të kuptohet një fakt shumë i thjeshtë: një kontratë shitblerjeje aksionesh nuk mund të nënshkruhet pa vendim të aksionarëve dhe pa autorizim formal të dhënë nga vetë kompania. Këto nuk janë procedura që mund të kryhen mbi bazë iniciative personale apo pa dijeninë e palëve përgjegjëse.

Vendimet dhe autorizimet, siç shihet edhe nga emailat e bashkëngjitur, më janë përcjellë që nga viti 2022 drejtpërdrejt nga vetë administrata e Mabco në Lugano, përmes komunikimeve zyrtare të kompanisë.

Përtej dokumenteve zyrtare, ka ekzistuar edhe komunikim i drejtpërdrejtë lidhur me zbatimin e procesit dhe dakordimet përkatëse. Në raste konkrete, kam kërkuar konfirmime të drejtpërdrejta për hapat që duhej të ndërmerreshin dhe kam vepruar vetëm pas konfirmimeve të marra.

Këto procese nuk janë zhvilluar në mënyrë individuale apo të fshehtë.

Dokumentet janë përgatitur, përcjellë dhe ndjekur ndër vite përmes administratës, juristëve, stafit të përfshirë në komunikime zyrtare, emaila dhe procedura institucionale të kompanisë.

Dhe këtu lind një pyetje shumë e thjeshtë:

Nëse vërtet pretendohet se gjithë kjo ka qenë një “skemë” personale e imja, atëherë a po kërkohet nga publiku të besojë se administrata, juristët, menaxhmenti i lartë, bashkëpunëtorët më të afërt dhe madje familjarë të ngushtë të vetë zotit Pacolli nga zyra qendrore, të cilët kanë qenë të përfshirë ndër vite në komunikime, emaila, dokumentacion, noterizime, paskëshin qenë pjesë e së njëjtës gjë pa e ditur?

Apo e vërteta është shumë më e thjeshtë:

Që procesi është zhvilluar mbi bazën e vendimeve, autorizimeve dhe dokumenteve zyrtare të kompanisë.

Unë nuk kam nënshkruar asnjë dokument pa autorizim.

Nuk kam vepruar asnjëherë jashtë mandatit të dhënë.

Kam bërë vetëm atë që dokumentet më kanë autorizuar të bëj.

Kjo është e vërteta.

Dhe e vërteta nuk ndryshon sipas intervistës së radhës apo interesit të momentit.

Ajo mbetet e shkruar në dokumente.

Për më shumë se 18 vite, kam shërbyer me përkushtim, përgjegjësi dhe besnikëri në projektet dhe kompanitë ku kam qenë i angazhuar. Kurrë nuk kam vepruar kundër interesit të kompanisë.

Për transparencë të plotë dhe respekt ndaj opinionit publik, po publikoj vetëm një pjesë të disa dokumenteve dhe komunikimeve zyrtare, ndër shumë të tjera që ekzistojnë, të cilat dëshmojnë qartë natyrën institucionale të procesit, autorizimet përkatëse dhe koordinimin e rregullt të veprimeve të ndërmarra.

Sepse në fund, e vërteta nuk mbrohet nga zhurma, por nga dokumentet.

 

Next Post
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anis Mehmeti i thotë jo Championship, sulmuesi kuqezi i Ipswich do që të luajë në Premier League

Anis Mehmeti i thotë jo Championship, sulmuesi kuqezi i Ipswich do që të luajë në Premier League

August 31, 2026
Situatë kritike me zjarret në malësitë e Matit dhe Bulqizës, ndërhyrje edhe nga ajri me helikopter!

Situatë kritike me zjarret në malësitë e Matit dhe Bulqizës, ndërhyrje edhe nga ajri me helikopter!

August 31, 2026
Zyrtari amerikan: Mbështetja e Kinës për agresionin rus në Ukrainë “vjen nga nivelet më të larta”

Putin dhe Xi forcojnë aleancën Moskë-Pekin, alarmohet Perëndimi! Në fokus energjia, tregtia dhe siguria

August 31, 2026

Marrëveshja Kurti–Abdixhiku për Presidentin, Hoti del kundër, rrezikohen votat e LDK-së për Bekim Sejdiun: Nuk e përkrah!

August 31, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Lufta me flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

August 31, 2026
Pothuajse e kryer, lamtumira e Enzo Fernandez shumë afër! Mesfushori argjentinas arrin akordin me Manchester City

Orët e fundit të merkatos, Chelsea hedh sytë nga Italia, kërkon ta zëvendësojë Enzo Fernandez me mesfushorin e Serie A

August 31, 2026
VENDIMI i plotë/ Kryebashkiaku Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, zbardhen arsyet: Nuk zbatoi urdhrat!

SHKRESA/ Veliaj largoi Ristanin, PD kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak të Tiranë, ngre 10 pyetje dhe kërkon shpjegime

August 31, 2026
Nëse protesta nuk flet vetë, do të flasin të tjerët për të

SHBA rrit prodhimin e raketave, Pentagoni nënshkruan marrëveshje 7-vjeçare me kompanitë e mëdha të mbrojtjes!

August 31, 2026
PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës

Veliaj rimori kompetencat, sfidat që presin Bashkinë e Tiranës! Nga pagat te ndihma ekonomike, vendimet që duan firmën e kryebashkiakut, çfarë thotë avokati Ndreca

August 31, 2026
Vrau italianen e plagosi 4 të tjerë gjatë festivalit “Techno” në Zvicër, arrestohet 43-vjeçari! Mister motivet, dëshmitarët: Kujtuam se ishin fishekzjarre!

Vrau italianen e plagosi 4 të tjerë gjatë festivalit “Techno” në Zvicër, arrestohet 43-vjeçari! Mister motivet, dëshmitarët: Kujtuam se ishin fishekzjarre!

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com