• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Valon Behrami refuzon të përgjigjet për ‘shqiponjën’ e Xhakës dhe Shaqirit

by Java News
26/06/2018 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Futbollisti Valon Behrami, lojtari i kombëtares së Zvicrës me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, që njëherit mban postin e ndihmës kapitenit të kombëtares zvicerane, në një konferencë të media para lojës së Zvicrës me Costa Rikën, është pyetur nga gazetarët ndërkombëtarë rreth përdorimit të shqiponjës gjatë festimit të fitores kundër Serbisë, që u mbajt të premten.

Ishin bashkëvendësit e tij nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri si dhe kolegu i tyre zviceran kapiteni Stephan Lichtsteiner ata që festuan me duar të kryqëzuara në formë shqiponje kur shënuan golat kundër Serbisë, në kampionatin botëror që po mbahet në Rusi.

Që të tre u dënuan nga FIFA me arsyetimin se përdorën simbole ofenduese ndaj tifozëve të Serbisë. Simboli që përdorën ishte shqiponja dy krenare e formësuar me duar.

Behrami nuk ka dashur të përgjigjet rreth kësaj para gazetarëve ndërkombëtarë, duke thënë se “nuk mund të jap përgjigje të shkurtë” në lidhje me këtë andaj ka vendosur të mos përgjigjet fare.

“Sigurisht se është një situatë që askush prej neve nuk e donte, fatmirësisht i pashë tek pas asaj raport në media sepse askush nuk po fliste më për futbollin por vetëm për atë [mënyrën e festimit]. Unë e di që është interesante për njerëzit që të lexojnë gjëra të tilla por kjo nuk do të duhej të ishte diçka që të na marrë kohën neve. Ne nuk mund të japim saktësisht një përgjigje, ose të them më mirë një përgjigje të shkurtë. E vetmja gjë që mund te them është se nuk duam realisht të flasim për atë, ne jemi këtu të flasim për futboll, për këtë kemi ardhur këtu. Dhe kjo është mënyra më e mirë për të ecur tutje në këtë Kampionat Botëror”, ka thënë Behrami.

Ndërkaq trajneri i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic, ndërkaq ka mbështetur deklaratën e Xherdan Shaqirit ku ai gjestin e tij e quan “emocion”.

“…Futbolli është një lojë emocionesh dhe i tillë duhet të jetë …Ajo çka ka ndodhur, ka ndodhur dhe tani ne duhet të jemi të kujdesshëm si dhe të mësojmë nga ajo…”, ka thënë ai.

Xhaka dhe Shqiri u dënuan nga FIFA me nga 10 mijë franga ndërsa Lichtsteiner me 5 mijë franga.

Next Post
Endri Fuga: Dritë jeshile për negociatat, por një pjesë e politikës nuk e kapërdin dot progresin

Endri Fuga: Dritë jeshile për negociatat, por një pjesë e politikës nuk e kapërdin dot progresin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

April 12, 2026
Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

April 12, 2026
“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

April 12, 2026
Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

April 12, 2026
‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

April 12, 2026
“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

April 12, 2026
Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In