• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vali dhe Tekiu

by Edison Ypi
10/12/2025 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Ka dashuri që zgjatin 1 vit. Ka dhe që zgjasin 1 muaj. Madje dhe 1 javë. Ose edhe vetëm 1 natë.

Këto janë nga ato që populli qefli i quan “Dashuri u thënçin”.

Goxha më ndryshe se këto, por megjithatë tepër larg rastit në fjalë që mezi po pres ta rrëfej, ka dhe të tjera.
Për shembull ajo që më rrëfyen në një katund mes Mallakastrës dhe Tepelenës. Ku jetonte një baba i mirë me gruan dhe dy çupa të bukura. Çupës së vogël i doli Fati me një azgan nga katundi matanë kodrës. Erdhi dita e dasmës. Arritën krushqit. Çupa s’u duk. Kishte ikur “jashtë shtetit” me një tjetër që e dashuronte prej kohësh. Babai u zu ngushtë. Pa-ç’pa, mori mënjanë dhëndërrin. I tha: Do të jap nuse çupën tjetër. Azganit ju duk e ngatërruar të gjente përsëri nuse. Pranoi. Shkojnë mrekulli. Bënë një tufë me kalamaj. Ndërtuan shtëpi të re. Tjetra, e vogla, tradhëtarja, çapkënia, ajo që iku ditën e dasmës, gjeti belanë larg Shqipërisë. S’bëri asnjë prokopi.

Martuar me zezake qymyr dhe pjellë shqiptarë katran të zinj, mpleksur me kinezë e filipinë të verdhë si kufoma, skandinavë të deprimuar surrat-qëlqere, nga këto thagma ka sa të duash.

Edhe këta janë me vite dritë larg me atë që do ta rrëfej pas pak, veç kij durim.

Ka dhe plot raste të famshme që nuk konkurrojnë dot me çka po përgatitem të them.

Për shembull, Romeo dhe Xhulieta. Dashuria e vërtetë që vritet nga urrejtja e verbër. Mesele e këndëshme ta shohësh në skenë ose në ekran. Nis mirë e bukur. Por përfundon tragjikisht.

Ose Otello dhe Desdemona, ku Dashurinë e vret intriga.

Po deshe edhe Anna Karenina. Që për shkak Dashurisë ju hodh trenit, dhe u nda në katër copa mbi dy shina.

Mark Antoni dhe Kleopatra, Odiseu dhe Penelopa, Pierre dhe Marie Curie, ​​Tristani dhe Izolda, janë disa nga plot e plot të tjera.

Ka pra ka, ka Dashuri të hatashme, të mrekullueshme, mes tokës dhe qiellit, prozës dhe poezisë, dramës dhe tragjedisë, fiksionit dhe realitetit, qefit, bollëkut, urisë. Por asnjëra më e vërtetë, më e lartë, më e thellë, se kjo që është më e bukura dhe më e magjishmja se të tëra:

Më bie rruga të kaloj pranë një kafeneje. Brenda xhamit, prej vitesh shoh gjithmonë të njëjtën fanepsje, të njëjtën pamje, të njëjtat silueta: Ajo dhe Ai. Vali dhe Tekiu. Më shpesh ulur se më këmbë. Gjithmonë bashkë. Gjithmonë afër. Gjithmonë pranë.

Pyeta. Jo chatgpt, Gemini, Llama, Mistral, Claude. Pyeta një mik prej mishi, gjaku, kocke:

Cilët janë ata të dy ?

Më thanë se Vali dhe Tekiu nuk kanë dy e tre vite bashkë. Kanë pothuaj gjysëm shekulli që duhen marrëzisht.

Janë Skraparllinj.

Tekiu është nga Mëlova e butë, e bukur, që si e thotë dhe emri, të fton ta dashurosh, me përpara Tomorrin e madhërishëm.

Valentina, apo shkurt Vali, është nga Gjerbësi, ku Dashuria është aq e natyrshme sa “gjerbet” si kafeja, me përballë Tomorricën mahnitëse me vrraga dhe përrenj që rrjedhin teposhtë. Çdo vrragë një përrua. Çdo përrrua një katund. Çdo katund një pus.

Një shikim te sheshi, një isharet te pusi, ca fjalë brenda një pusulle në një vend të fshehtë.

Pa zhurmë. Pa potere. Në qetësi. U fejuan.

Pas pak u martuan.

Ishin mirë e bukur.

Kur erdhi ’97-a dhe u rrafshua e u boshatis gjithçka, u tronditën, por duruan.

Aty nga viti dymijë, Gjerbësi pothuajse u zbraz. Banorët ikën. Lushnje, Durrës, Tiranë, Greqi, Itali, dhe më tutje. Vali dhe Tekiu erdhën në Tiranë. Ku vazhdojnë të dashurohen pa u ndalur, sot më tepër se dje, nesër më tepër se sot, në kafenenë ku i shoh unë. Që s’ka asnjë rëndësi nëse është e filanit, e fistekut, apo e tyrja.

Rëndësi ka që, dashuritë e gjithë të tjerëve, fillojnë me ngut, të forta, të papërnbjtura, të zjarrta. Por mbarojnë shpejt. Ndërsa Dashuria e Valit për Tekiun, dhe e Tekiut për Valin, pa trena, pa katër copa mbi dy shina, pa urrejtje, tradhëtira, pabesira, intriga, është e vetmja që ka nisur ngadalë, është ndezur rrugës, digjet e ndritet çdo ditë, dhe nuk shterret kurrë.

Unë iki e vij, ata aty.

Unë hyj e dal, ata prapë aty.

Unë largohem disa ditë, ata aty se aty.

Kurrë përballë. Gjithmonë më brinjë. Nuk preken. As nuk puthen. Tekiu bosht koordinativ. Vali asimptotë. Vetëm afrohen pafundësisht.

Dashuritë e dynjasë ndizen me shkarpa, zgjasin pak, zjarre që ftohen shpejt.

Dashuria e Valit dhe Tekiut punon me uraniumin e shpirtit dhe të zemrës. Ndrin e ngroh çdo ditë e më tepër.

Derisa ta djegi botën.

Next Post
Sfidat për sigurinë e Europës shkojnë përtej mungesës së mbështetjes nga Trump

Sfidat për sigurinë e Europës shkojnë përtej mungesës së mbështetjes nga Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

February 3, 2026
Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

Rama: Pesë mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Universitar të Traumës

February 3, 2026
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

February 3, 2026
Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

February 3, 2026
Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

February 3, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Plan i ri Ukrainë-SHBA-BE, çfarë ndodh brenda 24-orëve nëse Rusia thyen armëpushimin

February 3, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Zbardhet ngjarja në Lezhë! 7 persona u paraqitën si policë në berberhane, do dhunonin nipin e Ardian Nikulajt pas një sherri në 2025

February 3, 2026
Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

February 3, 2026
‘Saliu nuk lufton për të marrë qeverinë’, Mërtiri: Votimi elektronik duhej të publikohej menjëherë

PD “bën kthesë” për reformat, Mërtiri: Vendimi tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme të opozitës

February 3, 2026
Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

Epstein, një djalë sekret? Email-et që hedhin dyshime të rënda mbi jetën e tij

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In