• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

‘Valdet Gashi është vrarë nga ISIS, donte të lironte të burgosurit’

by
08/07/2015 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kampioni i botës Valdet Gashi dyshohet se është vrarë në Siri nga udhëheqja e “Shtetit Islamik” pasi synonte të lironte disa robër të pakicës fetare jezide.

Dy ekspertë që po merren me çeshtjen kanë thënë për “20minuten” e Gashi po përpiqej për lirimin e robërve dhe ishte motivuar nga një citat i profetit Muhamed.

Gashi është rritur në Gjermani, ka bërë karrierë si taiboskier, është bërë kampion botëror në këtë lloj sporti, ka hapur në qytetin Ëinterthur të Zvicrës një qendër trajnimi për tai­boks.

Gazeta zvicerane “20minuten” shkruan se një ndër arsyet e vrasjes së Valdet Gashit mund të jetë përpjekja e tij për të liruar disa robër të komunitetit fetar jezid, të cilët “Shteti Islamik” i trajton si armiq dhe i terrorizon mizorisht.

Tobias Huch, politikan i Partisë Liberale të Gjermanisë (FDP) dhe themelues i organizatës “Ndihma liberale për refugjatë” ka deklaruar: “Deri një ditë para vdekjes së Gashit kam mbajtur kontakt personal me të. Qëllimi ishte që të lirohen gratë dhe fëmijët”.

Pak a shumë të njëjtin mendim e përfaqëson edhe Samuel Althof, ekspert i ekstremizmit nga Baseli. Gashi e kishte njoftuar Althofin për idenë e tij për të liruar robër. Tri gjëra i synonte Gashi: së pari lirimin e jezidëve, së dyti shitjen e tyre palës kurde dhe sigurimin e një shume të parave, të cilat ai do t’ia jepte «Kalifatit» të «IS», së treti ai do të shihej në opinion si çlirimtar dhe jo si terrorist.

Next Post

Vrau turistët çekë, arrest me burg për Sokol Mjacaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com