• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

by El Be
05/03/2026 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dr. Valbona Zeneli, eksperte e lartë në Atlantic Council, ka dëshmuar përpara Kongresit amerikan mbi ndikimin në rritje të Kinës në Europë dhe rreziqet që kjo influencë mund të paraqesë për ekonominë dhe arkitekturën e sigurisë europiane.

Gjatë dëshmisë së saj, Zeneli theksoi se zgjerimi i pranisë ekonomike dhe strategjike të Kinës në kontinent kërkon një qasje më të koordinuar nga vendet perëndimore.

Valbona Zeneli u paraqiti ligjvënësve amerikanë tre rekomandime kryesore për të adresuar këto sfida, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit euroatlantik.

Sipas saj, përmes komisioneve të përbashkëta dhe një dialogu të vazhdueshëm strategjik mes SHBA-së dhe Europës mund të ndërtohet një përgjigje më efektive ndaj ndikimit të Kinës në tregjet dhe strukturat e sigurisë perëndimore.

Gjithashtu, harmonizimi teknologjik është urgjent. Bashkëpunimi për kontrollet e eksporteve, gjysmëpërçuesit, inteligjencën artificiale, teknologjitë kuantike dhe mallrat me përdorim të dyfishtë do të jetë vendimtar për të ardhmen.

Zeneli theksoi se lidershipi teknologjik amerikan dhe fuqia rregullatore evropiane janë forca plotësuese, por dallimet mbi politikën industriale dhe autonominë strategjike duhet të kapërcehen.

Në mënyrë të veçantë, Valbona Zeneli u fokusua edhe te koordinimi në fushën e sigurisë, i cili duhet të zgjerohet për të adresuar mbështetjen e mundësuar nga Kina për Rusinë, për të forcuar kundërspiunazhin dhe mbrojtjen kibernetike, si dhe për të harmonizuar strategjitë euro-atlantike dhe indo-paqësore aty ku interesat ndërthuren.

Në dëgjesë morën pjesë disa senatorë dhe kongresmenë, dhe ajo u drejtua nga kongresmeni Jake Ellzey, përfaqësues i Texas-it në Kongresin Amerikan. Ekspertiza e Zenelit mori vlerësime nga të pranishmit.

Komisioni i Helsinkit të Kongresit Amerikan është komision dypartiak i qeverisë së Shteteve të Bashkuara me 21 anëtarë nga Kongresi (8 senatorë dhe 8 kongresmenë) dhe dega ekzekutive e qeverisë amerikane (si Departamenti i Shtetit), që monitoron respektimin e angazhimeve për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sigurinë në kuadër të OSBE-së.

Valbona Toska Zeneli është ekonomiste dhe eksperte në çështjet e sigurisë, me karrierë akademike dhe profesionale në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht. Ajo ka kontribuar si profesore e ekonomisë ndërkombëtare dhe ka shërbyer si këshilltare e lartë në qeverinë shqiptare. Dr. Zeneli është autore e shumë artikujve shkencorë dhe kapituj librash në fushën e sigurisë evropiane, ekonomisë politike dhe zhvillimit ndërkombëtar. Interesat e saj kërkimore përfshijnë sigurinë në Evropën Lindore dhe Juglindore, qeverisjen e mirë, antikorrupsionin dhe reformën në sektorin e sigurisë.

Next Post
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

Meloni e vendosur për dërgimin e azilkërkuesve në Gjadër, reagon ashpër ndaj vendimit të gjyqësorit

March 5, 2026
“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Një shtesë për konferencën e Ministres së Shëndetësisë

March 5, 2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In