• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Valbona më e vizituara këtë verë por pa hoteleri, turistët flenë jashtë

by Java News
10/08/2015 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria si një destinacion i vlerësuar turistik gjatë sezonit veror, për herë e më tepër po vizitohet nga turistë të huaj dhe ata vendas. Krahas vlerësimeve dhe konsideratave për klimën, peizazhet e bukura, ushqimin dhe çmimet e leverdisshme, vizitorët ngrenë edhe shqetësime që shpeshherë janë të karakterit organizativ.

Kështu përmendein agjencitë dhe guidatorët vendas për t’i shoqëruar në destinacion dhe që tu japin informacionin e duhur, hoteleria dhe shërbimi i kualifikuar në to, por edhe mundësia e akomodimit në hoteleritë alpine. Fluksi i dendur i vizitorëve në këto zona,e ka cilësuar këtë problem.

Lugina e Valbonës, nga më të vizituarat këtë sezon turistik, është pushtuar nga vizitorët e shumtë. Fluksi i turistëve është shtuar ndjeshëm, aq sa një pjesë e mirë e tyre e kalojnë natën nëpër automjete apo çadra portative, pa mundur të gjejnë një vend akomodimi.

Hotelet apo bujtinat janë të tejmbushura përgjatë fundjavave, ku qindra turistë zgjedhin freskinë e alpeve për të kaluar ditët me temperatura të larta. Por sipas vendasve, në Valbonë akoma nuk ka një vizion të qartë për shfrytëzimin turistik të kësaj perle natyrore të lakmuar. Një turizëm i lënë gati në duart e traditës e të rastësisë. Mungojnë jo vetëm vendakomodimet por edhe udhërrëfyesit profesionistë.

Në Valbonë vazhdon të ruhet me fanatizëm mënyra e jetesës, ku tradicionalja nuk preket. Kulinaria, zakonet dhe historia ndër vite vlerësohet së tepërmi nga turistët, sidomos të huajt.

Parku Kombëtar i Valbonës është edhe zona më e vizitueshme e kësaj krahine këto ditë. Kryesisht mbizotërojnë vizitorët nga Gjermania, Polonia dhe Çekia, të cilët vlerësojnë natyrën e bukur, mikëpritjen dhe traditën.

Next Post

Nishani kthen ligjin për turizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com