• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vala e dytë erdhi më shpejt”, parashikimi i ekspertëve: Kur do të marrë fund pandemia?

by A R
27/09/2020 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët shëndetësorë thonë se ka pak gjasa që pandemia me koronavirus të vihet nën kontroll derisa një vaksinë kundër COVID-19 të jetë zhvilluar.

Parashikimet e ekspertëve janë se një vaksinë e tillë do të jetë e gatshme në gjysmë e parë të vitit të ardhshëm

Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia e koronavirusit, në mbarë botën, i është afruar shifrës prej një milion.

Pothuajse 33 milionë persona janë infektuar me koronavirusin e ri, që fillimisht u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar. Që atëherë, shumë shtete u detyruan që të aplikonin kufizime të ashpra që kanë pasur ndikim në sistemet politike, sociale dhe ekonomike.

Koronavirusi, ku shumë shtete gjatë pranverës kishin përjetuar një ulje të rasteve, tani po përjetojnë rritje të rasteve të reja.

Evropa po përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit teksa Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuara po regjistrojnë numër rekord të rasteve të reja.

“Vala e dytë po vjen më shpejt sesa e kishim paramenduar”, – thotë Patric Bouet, shef i Këshillit Kombëtar të Doktorëve në Francë.

Shumë shtete evropiane po rivendosin masat kufizuese, me qëllim të frenimit të përhapjes së koronavirusit, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Pavarësisht rritjes së rasteve të reja me COVID-19, numri i rasteve që përfundojnë me fatalitet po bie, për shkak të trajtimit më të mirë shëndetësor. Por, ekspertët thonë se nëse numri i infektimeve të reja vazhdon të rritet, atëherë do të mbingarkohen spitalet, që mund të çojë në rritjen e rasteve të vdekjeve.

Rusia po regjistron numër të lartë të infektimeve brenda një dite. Ky shtet, në total ka regjistruar 1,143,571 raste me koronavirus dhe rreth 20,000 vdekje.

Në Lindjen e Mesme, presidenti iranian, Hassan Rohani ka autorizuar autoritetet lokale që të vendosin masat e nevojshme, me qëllim të frenimit të virusit.

Ndërkaq, numri i rasteve me koronavirus ka arritur në 7 milionë më herët gjatë kësaj jave dhe numri i vdekjeve ka arritur në 200,000, shifra këto që konsiderohen tepër serioze. / REL

Next Post
Debat i fortë, kërcënon kushëriri: Ta tregoj unë kur të dalim nga këtu!

Debat i fortë, kërcënon kushëriri: Ta tregoj unë kur të dalim nga këtu!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot heshtje zgjedhore, të Dielën 334 mijë qytetarë zgjedhin 5 kryetarët e rinj të bashkive

Udhëkryqi i reformës zgjedhore: Mes mosbesimit dhe presionit

March 8, 2026
Ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira, bien në pranga dy braziliane në Durrës

Ushtronin prostitucion në banesat e marra me qira, bien në pranga dy braziliane në Durrës

March 8, 2026
Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

Valë e re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë në vendet e Gjirit, 2 të vdekur në Kuvajt

March 8, 2026
Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

Sherr për parkimin, konflikti mes të rinjve në Ujin e Ftohtë përfundon me përplasje fizike

March 8, 2026
Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

Real Madrid futet në garë për ish-yllin e Milanit, bën gati 100 milionë paund

March 8, 2026
Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

Kultura tradicionale, një nga tërheqjet bazë të udhëtimit turistik në Kinë

March 8, 2026
Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

March 8, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

March 8, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Nuk ka paqe në Iran, Trump: Do vazhdojmë derisa të vriten të tërë liderët

March 8, 2026
Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In