• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debat i fortë, kërcënon kushëriri: Ta tregoj unë kur të dalim nga këtu!

by A R
27/09/2020 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare, janë përballur dy kushërinj për çështje pronash. Syrhaj Saliaj i cili jeton në Amerikë ka thirrur Artanin, djalin e tij të xhaxhait për t’i kërkuar shtëpinë që ia bleu para 21 viteve.

Artani i ka marrë Syrjahut 15 milion në vititn 1999 për një banesë dhomë e kuzhinë. Artani në vitin 1999 është shpallur si i pastrehë me një banesë dhomë e kuzhinë të cilën e ka pasur me kontratë provizore, në pritje të bërjes së kontratës përfundimtare të privatizimit që do kalonte në pronë të Artanit. Ai paraprakisht e ka shitur një herë banesën me një zotëri tjetër 12 milion lekë. Zotëria i dha 2 milion kapar derisa të bëheshin letrat e sakta dhe më pas do ja jepte shumën përfundimtare.

Artani mer 2 milionshin, niset në Greqi. Nuk i eci Greqia dhe në momentin që kthehet i thotë atij zotërisë që ishte brenda, të lutem më kthe banesën sërish. Aty fillon një konflikt. Syrjahu e ka shpëtuar Artanin nga konflikti që kishte me zotërinë dhe i ka dhënë 15 milion lekë për të rimarrë sërish shtëpinë dhe për të paguar privatizimin e shtëpisë. 3 milion ia dha për t’i futur në bankë, 2 të tjera për t’ja dhënë zotërisë që i kishte lënë kapur, ndërsa 10 të tjerë Artani i mori dhe iku me gruan dhe fëmijën në Greqi. Syrjahu tani kërkon që shtëpia të kalojë në emrin e tij sepse në dokumenta figuron ende emri i Artanit.

Artani nuk e priti mirë përballjen me kushëririn e tij, duke i kërkuar llogari pse e ka thirrur këtu dhe se ai nuk ka punë fare me të. Gjatë sencës kanë lindur edhe debate të forta të cilat kanë përfunduar edhe me ofendime.

Syrjahu: Të kam sjellë këtu sepse të kam harruar si surrat, nuk të kam parë që 21 vite.

Artani: Pse tani u kujtove?

Syrjahu: Po sepse ti e ke mbyllur telefonin. Unë të kam sjellë këtu sepse të kam dhënë disa para.

Artani: Çfarë para, të shtëpisë? E kam firmosur, të kam dhënë noterimin, të kam dhënë çelsin, vendimin e shtëpisë.

Syrjahu: Nuk më ke dhënë asgjë.

Artani: Vendmin e shtëpisë nuk ta jap unë, ta jep bashkia.

Syrjahu: Bashkia ka emrin tënd o zotëri.

Artani: Mora vesh që ke bërë privatizimin e shtëpisë, kush të thirri ty ta bëje privatizimin?

Syrjahu: Ti më ke thirrur.

Artani: Jo nuk të kam thirrur unë, ke dëgjuar që po bëhet privatizimi dhe ke ardhur.

Eni Çobai: Zoti Syrjah për çfarë e keni thirrur zotin Artanin në këtë seancë ndërmjetësimi?

Syrjahu: Unë kam qenë me qira, në vitin 1999 ky ka marrë një shtëpi dhomë e kuzhinë e bashkëjetonte me të shoqen dhe kishte edhe një fëmijë. Në këtë moment kur unë isha me qira, ky zotëria i ka shitur shtëpitë. Personi që i mori shtëpinë këtij i tha do t’i jap 2 milion lekë që ti Artan të ikësh në Greqi dhe pjesën tjetër do të ta jap në dorë. Ti më jep vendimin e shtëpisë unë do të të jap paratë. Personi tjetër që i dha paratë këtij, nuk e di çfarë i bëri, kishte lozur dhe i kishte prishur.

Artani: Për atë i shita shtëpitë për të ikur për më mirë.

Syrjahu: Në këtë kohë, ky i shkon zotërisë dhe i kërkon t’ja japë shtëpinë dhe ai i tha shtëpi nuk ke, më jep vendimin të të jap paratë. Unë kisha një problem në fshatin tim dhe kur u ktheva nga fshati e pashë që ky po debatonte me ta. Ata po e kërcënonin sepse i thoshin ty të kemi dhënë paratë ne e kemi shtëpinë, ishin në rregull. Unë duke parë gjendjen e tij, jo për këtë por për fëmijët e tij që vuanin vajta tek xhaxhai, ai dhe gruaja ishin pesionistë, ky nuk i ndihmonte. Xhaxhai më pyeti a ke ndërmend të blesh shtëpi, po i thashë, atëhere na ndihmo thot ai.

E mora Artanin i thashë na 15 milion të vjetra laj borxhet dhe futi në bankë t’i privatizosh. 3 mijë dollarë ja mora këtij dhe ia dhashë xhaxhait t’i fuste në bankë se atëhere nuk kishte dalë ligji i privatizimit të shtëpisë, dhe kur të dilte si ligj, privatizo shtëpinë. Ata ngelën hollë, i prishën paratë. Ky i mori paratë, lau atë dhe krisi iku në Greqi.

Artani: Kur u privatizuan shtëpitë zotëria ka qenë në Amerikë, kurse unë kam qenë në Greqi.

Eni Çobani: Zoti Syrjah me zotin Artan kanë bër një akt-marrëveshje në Fier në datën 12.3.1999, ku thuhet se Artan Saliaj ka marrë një apartament banimi dhe për këtë apartament unë jam pajisur me kontratë provizore me të drejtë për të lidhur kontratën përfundimatare më vonë dhe në këto rrethana unë kam rënë në marrëveshje me Syrja Salihan që këtë apartament banimi t’ja shes atij pasi të bëj dokumentat e nevojshme të privatizimit.

Artani: Privatizimin unë nuk e kam bërë, fati i keq

Eni Çobani: Në 2018 është privatizuar shtëpia.

Artani: Kush e ka privatizuar?

Eni Çobani: Syrjahu me lekët e tij.

Artani: Pse nuk erdhi më takoi mua?

Syrjahu: Erdha po nuk ma hapi kush derën. Nuk do rija prapa derës tënde unë.

Artani: Për të bërë privatizimin e shtëpisë kërkove firmën e ish-gruas sime me avokate që ajo e ka nusen e djalit të xhaxhait dhe i ke paguar lekë për t’ja marrë firmës sime shoqeje. Mua më kanë ndodhur shumë halle dhe probleme me atë grua. Unë u futa në burg disa kohë në Greqi. Gruaja nuk më trajtoi siç duhet të trajtohet një burrë dhe më tha që kur të dalësh do bësh burg tjetër në Shqipëri dhe unë sot isha i përgatitur të isha në gjyq me person tjetër, jo me këtë. Mua më vjen shumë zor e turp që ky më sjell për këtë. Unë Syrjah nuk dua t’ja di kush je ti dhe as nuk të njoh fare.

Syrjah: Me këto llafe që thua ti, ta tregoj unë kur të dalim nga këtu.

Eni Çobani: Artan mbase nuk e ke kuptuar muhabetin mirë. I ke marrë Syrjahut 15 milion në 1999, për një banesë dhomë e kuzhinë. Artani në vitin 1999 është shpallur si i pastrehë me një banesë dhomë e kuzhinë të cilën e ka pasur me kontratë provizore, në pritje të bërjes së konratës përfundimtare të privatizimit që do kalonte në pronë të Artanit. Artani paraprakisht e paska shitur një herë banesën me një zotëri tjetër dhe ai zotëria i thotë sa të bën kjo banesë, 12 milion. Zotëria i dha 2 milion kapar derisa të bësh letrat e sakta do të të jap shumën përfundimtare i tha. Artani mer 2 milionshin, niset në Greqi.

Nuk i eci Greqia dhe në momentin që kthehet i thotë atij zotërisë që ishte brenda, të lutem më kthe banesën sërish. Aty fillon një konflikt e me të dretjë. Unë dua që Artani të kuptojë se Syrjahu nuk ka bërë thjesht një nder me dhënien e lekëve por e ka shpëtuar dhe nga një konflikt. Zotëria tu gjend afër në momentin që ata të kishin kacafytur të tërë që ti të largoheshe dhe të lëshoje banesën. Syrjahu të tha sa lekë do zotëri, 15. Atij i kishe thënë 12 milion, kurse kushëririt i the 15 milion. E ndatë 3 milion do shkonin në bankë për privatizimin e shtëpisë, 2 milion do i ktheheshin atij zotërisë që t’i kishte dhënë kapar, 10 milion i ke marrë bashkë me gruan dhe fëmijën e keni ikur në Greqi. Tani çfarë i kërkon ti Syrjahit? Kush ta bën ty këtë nder? Ti duhet ti thuash faleminderit nga mëngjesi në darkë.

Artani: Unë nuk e kuptoj pse më ka sjellë këtu?

Syrjahu: Nuk të gjeja dot.

Ardit Gjebrea: A e ke shtëpinë ti sot?

Syrhahu: Jo.

Ardit Gjebrea: Pse thua nuk e di pse të ka sjellë, ai të ka dhënë paratë dhe shtëpinë nuk e ka.

Artani: Edhe unë e kam dhënë në një noteri firmën ku deklaroj se i kam shitur shtëpinë Syrjah Saliut me këtë shumë

Next Post
Rrëzim helikopterësh, shkatërrime tankesh, të paktën 16 të vrarë nga shpërthimi i luftës mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Rrëzim helikopterësh, shkatërrime tankesh, të paktën 16 të vrarë nga shpërthimi i luftës mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

September 10, 2026
Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

September 10, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Padia e gjyqtarëve për pagat, metaforma e reformës së deformuar

September 10, 2026
FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

September 10, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Tentoi të flijohej duke pirë helm për minj, një person në rrezik për jetën në spitalin e Vlorës!

September 10, 2026
Integrimi në BE/ Ndarja e proceseve me Shqipërinë “ndez gjakrat” në Maqedoninë e Veriut, reagimet nga politika

Reforma brenda BE, plani franko-gjerman për zgjerimin shkon drejt miratimit! Favorizohet Shqipëria, e afron edhe më shumë me Unionin

September 10, 2026
Mbahet në Pekin Samiti Global i Tregtisë dhe Shërbimeve, diskutohet për fushat dhe zgjerimin global

Mbahet në Pekin Samiti Global i Tregtisë dhe Shërbimeve, diskutohet për fushat dhe zgjerimin global

September 10, 2026
Ançeloti bën revolucion te Brazili, Thiago Silva i del kundër: S’mund t’i heqësh të gjithë menjëherë, qasja europiane nuk funksionon!

Ançeloti bën revolucion te Brazili, Thiago Silva i del kundër: S’mund t’i heqësh të gjithë menjëherë, qasja europiane nuk funksionon!

September 10, 2026
Ekspertët promovojnë arsimin profesional: Ka mundësi të mëdha punësimi

Papunësia në Shqipëri zbret në 8.3 për qind, INSTAT: Shërbimet udhëheqin punësimin, tkurret për bujqësinë

September 10, 2026
Kombëtarja bën me “dhimbje koke” teknikun Maran para ndeshjes së Nation League, titullari i sulmit mbetet sërish në tribunë!

Kombëtarja bën me “dhimbje koke” teknikun Maran para ndeshjes së Nation League, titullari i sulmit mbetet sërish në tribunë!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com