• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Vala e dytë e COVID këtë dimër, më e keqe”/ Parashikimi i shkencëtarëve: Përgatituni, kulmi do jetë në këto muaj

by Java News
14/07/2020 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vala tjetër e koronavirusit në dimër ‘mund të jetë më e keqe se e para’. Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me rreth 120,000 vdekje të reja për shkak të Covid-19 në valën e dytë thonë shkencëtarët.

Të pyetur për të modeluar një skenar “të arsyeshëm” të rastit më të keq, ata parashikojnë se mund virusi mund të vrasë rreth 24.500 dhe 251,000 persona vetëm në spitale, dhe kulmi sipas tyre do të jetë në muajt janar dhe shkurt.

Deri më tani, ka pasur 44.830 vdekje të raportuara zyrtarishtnë Mbretërinë e Bashkuar.

Parashikimi i shkencëtarëve nuk merr parasysh izolime, trajtime ose vaksina.

Dhe shkencëtarët thonë: “Rreziku … mund të zvogëlohet nëse veprojmë menjëherë”.

_113360408_deaths_chart-6 (1)

Raporti, i kërkuar nga këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Patrick Vallance, thekson se ekziston ende një shkallë e lartë e pasigurisë se si do të sillet pandemia e koronavirusit këtë dimër, shkruan BBC.

Por hulumtimi i shkencëtarëve britanikë sugjeron që virusi mund të jetojë më gjatë në temperatura të ftohta dhe ka më shumë gjasa të përhapet kur njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda një ambienti.

Dhe ekspertët janë të shqetësuar që spitali, NHS do të jetë nën presion ekstrem, jo ​​vetëm nga një rishpërthim i koronavirusit, por edhe nga gripi sezonal dhe ngarkesa normale që ka çdo sezon, jo prej koronavirusit.

Prof Stephen Holgate, specialist në Spitalin Universitar Southampton Trust, i cili kryesoi raportin, tha: “Ky nuk është një parashikim – por është një mundësi.

“Modelimi sugjeron që vdekjet mund të ishin më të larta me një valë të re të Covid-19 këtë dimër.

“Por rreziku i kësaj mund të zvogëlohet nëse veprojmë menjëherë.”

Studiuesit mund të modelojnë skenarë të mundshëm. Por simulimet mbështeten në supozime që jo gjithmonë dalin realisht.

Por mesazhi i përgjithshëm është i qartë – përgatituni për më të keqen dhe shpresoni për më të mirën.

Virusi nuk ka ikur. Dhe ne nuk kemi ende një vaksinë për të.

Por ka gjëra që ne mund të bëjmë të gjithë, përfshirë izolimin dhe testimin nëse zhvillojmë simptoma.

Bashkautori i studimit, Prof. Dame Anne Johnson, nga Akademia e Shkencave Mjekësore, tha: “Përballë këtyre sfidave të mundshme, dhe pas një viti tashmë të vështirë, do të ishte e lehtë të ndjehesh i pashpresë dhe i pafuqishëm. Por ky raport tregon se ne mund të veprojmë tani për t’i ndryshuar gjërat më mirë”.

g.kosovari

Next Post
Garantonin kalimin e kufirit për 2.500 euro/ “Danubi” çon në pranga 5 persona, 8 në kërkim

Garantonin kalimin e kufirit për 2.500 euro/ “Danubi” çon në pranga 5 persona, 8 në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In