• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Vakuumi” në gjykatë i mohoi lejen e lindjes nënës gjyqtare, por Gjin Gjoni e përfitoi për dy vite

by Java News
24/12/2019 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur vjen në jetë një fëmijë, kush duhet të marrë leje lindjeje, nëna apo babai? Për Këshillin e Lartë Gjyqësor patjetër që duhet të marrë babai, veçanërisht kur ai quhet Gjin Gjoni. Nëse është gjyqtare dhe quhet Afërdita Caco, ajo edhe pse e ka fëmijën të vogël duhet të kthehet në detyrë.

Mbledhja e Këshillit të Lartë Gjyqësor mban datën 4 dhjetor dhe është zhvilluar me praninë e të gjithë anëtarëve, por vetëm njëri prej tyre, zëvendëskryetari Maksim Qoku ka votuar pro lejes. Të gjithë të tjerët kërkojnë që nëna gjyqtare të kthehet në detyrë, pasi ka vakume në gjykatë.

Sipas shkresave që gazeta “Si” disponon, gjyqtarja Afërdita Caco me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës Administrative Shkodër ka kërkuar në fund të muajit nëntor zgjatje të lejes prindërore dhe pa të drejtë page me arsyetimin e interesit më të lartë të fëmijës. Gjyqtarja thotë se fëmija i saj është dhjetë muajsh dhe se e ka ende në gji.

Afërdita Caco: “Jam nënë e fëmijës së mitur…, i moshës 10 muajsh, i cili ka lindur në shtetin italian dhe prej dy javësh jemi kthyer në Shqipëri me qëllim që fëmija të ambientohej dhe unë të filloja punën sipas urdhrit në datën 07.12.2019, kur edhe përfundon leja e lindjes. E kam të pamundur për t’u kthyer në punë, pavarësisht dëshirës për të ushtruar profesionin, fëmija ka probleme të stresit, rënies së imunitetit, shenja ankthi, për shkak se është ende duke u ushqyer me gji. Përpjekjet e mia për ta çuar në çerdhe apo për ta lënë nën kujdesin e një dadoje kanë dështuar”.

Gjyqtarja Caco në kërkesën e drejtuar KLGJ-së kërkon zgjatje të lejes së lindjes nga dhjetori deri në 30 prill 2020, pra i kërkon ndihmë këshillit edhe për pesë muaj të tjerë, madje “lutet” që për shkak të gjendjes psiko-fizike të foshnjës, kjo leje mos t’i paguhet.

Por, Këshilli i Lartë Gjyqësor kujton se praktikisht gjyqtarja, e cila kërkon leje për shkak të prindërimit dhe për t’ju gjetur foshnjës pranë, ka nisur karrierën e saj si gjyqtare më 19 korrik të këtij viti. Ajo nuk e ka ushtruar efektivisht detyrën e gjyqtares, kujton KLGJ pasi gjatë këtyre muajve ka qenë me leje lindjeje, pra me raport pas lindjes.

Për të refuzuar kërkesën e gruas për vazhdim të lejes, Këshilli referon faktin që Gjykata Administrative e Shkodrës është mbytur nga stoku i dosjeve që deri në fillim të dhjetorit kanë shkuar në 920 të tilla. Gjykata Administrative nuk ka shumë gjyqtarë, argumenton më tej Këshilli e për këtë sikurse kuptohet, interesi më i lartë është ai i drejtësisë sesa i fëmijës.

Megjithatë në procesverbal vetë Këshilli e përmend interesin më të lartë të fëmijës, që sipas Kushtetutës ka përparësi në të gjitha çështjet. Këshilli përmend se: Është relatuar edhe herë tjetër që në kuadër të garantimit dhe mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijës të sanksionuar në Kushtetutë, ligjvënësi me qëllim përafrimin e legjislacionit në direktivat e BE-së, me ligjin 136 të vitit 2015 ka parashikuar lejen prindërore si një të drejtë vetjake të patransferueshme të punëmarrësit që nuk mund të refuzohet nga punëdhënësi, nëse punëmarrësi plotëson kushtet e dispozitës dhe që duhet konceptuar si mundësi e prindit për t’iu përkushtuar në kohë fëmijës.

Sigurisht që të drejtën e përfitimit të lejes prindërore e ka edhe çdo gjyqtar që plotëson të njëjtat kritere të vendosura në Kodin e Punës, por siç u realizua më lart, gjyqtarja në këtë rast nuk mund ta përfitojë, sepse nuk ka 1 vit pune të pandërprerë.

Nga ana tjetër përfitimi i kësaj lejeje vërtet cenon funksionalitetin e gjykatës, por nga ana tjetër nuk garanton një trajtim të barabartë jo vetëm të grave gjyqtare, por edhe të gjithë nënave në Republikën e Shqipërinë, sepse në rast të kundërt do ishim para një diskriminimi në kuadër ku shteti përveç lejes së lindjes garanton mirëqenien fiziko-psikike të fëmijëve nëpërmjet institucioneve të veçanta ku fëmijët mund të lihen përgjatë kohës që nëna është në orar pune.

Sidoqoftë në përfundim, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor kanë votuar kundër nënës gjyqtare, me përjashtim të anëtarit Maksim Qoku që këmbëngul se interesat e fëmijës duhet të respektohen siç thotë Kushtetuta, si interesi më i lartë.

Por, cili është vendimi ku Këshilli i Lartë Gjyqësor votoi unanimisht për lejen e prindërimit? Bëhet fjalë për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni, i cili mori leje prindërimi në muajin tetor 2018, pra në ditët e fundit të KLD-së. Për dy vjet me radhë leja e prindërimit u mbështet edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, menjëherë sapo doli në dritë fakti që Gjin Gjoni ishte edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, dhe ku emri i tij u shortua gjatë zgjedhjeve vendore të qershorit.

Në përfundim të një debati, në të cilin u përfshi edhe ministrja e Drejtësisë, e cila kundërshtoi lejen dyvjeçare të prindërimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor e miratoi kërkesën e gjyqtarit të Apelit. Gjatë ngritjes së kartonëve, ku u pa si i ligjshëm interesi i fëmijës, nuk u diskutua as stoku i dosjeve në Gjykatën e Apelit, dhe as kriza në Kolegjin Zgjedhor, madje as numri në zbritje i gjyqtarëve në Apel. /SI/

Next Post
5 të dënuar me vdekje për çështjen “Khashoggi”, OKB: U mbulua fajtori i vërtetë

5 të dënuar me vdekje për çështjen “Khashoggi”, OKB: U mbulua fajtori i vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com