• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vakumi në Kushtetuese/ Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën nul propozimet e Metës

by Java News
06/03/2018 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asgje nuk duket ne horizont lidhur me Gjykaten Kushtetuese e cila ka hyre në ngërç funksional, pasi organet e reja të drejtësi nuk e interpretojnë ligjin dhe Kushtetutën njëlloj. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mesohet se ka refuzuar propozimet e Presidentit Meta dhe nuk i ka marrë në dorëzim 38 dosjet e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Që nga 27 shkurti kur lista është shpallur publikisht, dosjet e kandidatëve për gjyqtarë kushtetues qëndrojnë në presidencë. Përmes dy shkresave në dy data të ndryshme, Presidenca i është drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që kryesohet nga gjyqtari Artan Broci duke i kërkuar të sqarojë se ku dhe kujt duhet t’ia dorëzojë dosjet e aplikantëve.

Në të dyja radhët, KED e cila ka për detyrë shqyrtimin e dosjeve dhe renditjen e kandidatëve, nuk i ka kthyer asnjë përgjigje Presidentit të Republikës.
Këto dy shkresa të Presidencës i janë dërguar jo vetëm kryetarit të KED-së, Artan Broci, por edhe anëtarëve të tjerë të Këshillit, si dhe për dijeni, Kuvendit të Shqipëri, Avokatit të Popullit dhe komisionit të vettingut.

Por as përfshirja e këtyre organeve nuk ka ndihmuar. Report TV ka kontaktuar kryesuesin e KED-së Arta Broci, por ky i fundit nuk shfaqi asnjë gatishmëri për tu përgjigjur. Në një komunikim të mëparshme, z. Broci  pati thënë Report TV se do të fliste atëherë kur zyrtarisht të merrte kandidatët.

Pikëpyetja ngelet e madhe: A do t’i marrë KED-ja kandidatët apo do t’i lërë në zyrën e Presidentit apo në të Kuvendit, i cili po ashtu po mbledh të tjerë kandidatë për vakancën?

Kujtojmë që ditën e hënë, Partia Socialiste kërkoi që të KED mos vazhdojë puna për plotësimin e 4 vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha për median se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, nuk mund të vlerësojë kandidaturat, për sa kohë vetë anëtarët e këtij Këshilli nuk kanë kaluar testin e vettingut.

Kontrolli i anëtarëve të KED-së është në proces, dhe nuk dihet se kur mund të përfundojë, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vetëm 5 nga 9 anëtarë që duhet të ketë normalisht.

Next Post
Parti e re? Basha i përgjigjet Patozit: Sulmet nga kafenetë nuk përbëjnë alternativë politike

Lulzim, po deshe flasim edhe për lejet e ndërtimit dhe thasët me euro...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja arsyet e ‘bezdisjes’ së Ramës nga protesta jonë“, Lapaj: Po kthehemi në një vatër rezistence

“Ja arsyet e ‘bezdisjes’ së Ramës nga protesta jonë“, Lapaj: Po kthehemi në një vatër rezistence

January 7, 2026
“Gjuajnë me kambale te këmbët që të mos i kapi kamera”, Lapaj: Sjellja e policisë në protestë, jo proporcionale

“Gjuajnë me kambale te këmbët që të mos i kapi kamera”, Lapaj: Sjellja e policisë në protestë, jo proporcionale

January 7, 2026
Po ktheheshin në Gjermani pas festave/ Aksidentohet rëndë familja me pesë anëtarë nga Kosova

Po ktheheshin në Gjermani pas festave/ Aksidentohet rëndë familja me pesë anëtarë nga Kosova

January 7, 2026
Shqipëria prej dy ditësh nën ujë/ Vengu: Jemi në kushtet e menaxhimit, jo të emergjencës kombëtare

Shqipëria prej dy ditësh nën ujë/ Vengu: Jemi në kushtet e menaxhimit, jo të emergjencës kombëtare

January 7, 2026
“Ka njerëz që ëndërrojnë se…”/ Vuçiç akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ushtarake ‘sulmuese’

“Ka njerëz që ëndërrojnë se…”/ Vuçiç akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ushtarake ‘sulmuese’

January 7, 2026
Situata kritike në Durrës nga reshjet intensive, Vengu: Emergjencat civile e lokale të angazhuara

Situata kritike në Durrës nga reshjet intensive, Vengu: Emergjencat civile e lokale të angazhuara

January 7, 2026
Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati. Evakuohen dhjetëra banorë

Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati. Evakuohen dhjetëra banorë

January 7, 2026
Rrëzohet helikopteri në Rusi, humb jetën milioneri rus! Dalin pamjet nga momenti i aksidentit

Rrëzohet helikopteri në Rusi, humb jetën milioneri rus! Dalin pamjet nga momenti i aksidentit

January 7, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse opozita kërkon gjithmonë qeveri teknike?

January 7, 2026
Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In