• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vaksinimi/ Zv.ministrja Tomini: 57 000 persona kanë aplikuar për dozën e tretë

by Java News
30/11/2021 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 57 mijë persona kanë aplikuar për dozën e tretë të vaksinës në vendin tonë. Lajmin e dha zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN. Sipas saj procesi ka vijuar me ritme të kënaqshme me 7-8 mijë aplikime në ditë ndërkohë që nga stoku dhe prurjet janë 2 milionë e 663 mijë vaksina.

“Vaksinimi është një proces që ka vijuar me ritme të mira 7-8 mijë aplikime në ditë dhe duhet të theksoj se nga stoku e prurjet në vend që janë 2 milionë 663 mijë vaksina mbi një milionë e 85 mijë vaksina janë aplikuar me një dozë, 935 mijë me dy doza dhe 57 mijë janë me dozë të tretë. Aktualisht kemi zbritur në fashat 12-15 dhe 17-18 vjeç. Mbi 600 mijë doza janë të shpërndara sipas programit kombëtar të vaksinimit në çdo qendër shëndetësore që aplikojnë Pfizer dhe Sinovac”.

Tomini theksoi se ka patur interesim për dozën e tretë të vaksinës dhe fasha kryesore janë ato mbi 60 vjeç, si edhe për ata me sëmundje shoqëruese por me vaksinën Pfizer. Për të tjerët respektohet rekomandimi i komitetit të vaksinimit sipas kalendarit bazal. Doza e tretë duhet të bëhet 6 muaj pas dozës së dytë të vaksinës, por Tomini shpjegon edhe rastet e kombinimit të vaksinave.

“Ka patur interesim dhe fashave kryesore janë 60 plus me personelin shëndetësor paralelisht dhe ata në shtëpitë e kujdesit afatgjatë, po ashtu edhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Edhe për 12-17 vjeç por me Pfizer. Kemi mbi 57 mijë aplikime të dozave të treta popullata është e interesuar dhe duhet të kryehet pas 6 muajsh nga doza e dytë. Periudha 6 mujore kriteri i parë për të marrë dozën përforcuese.  Vaksinimi kryesor me dy dozat e para vijon më të tretën me të njëjtën dozë. Vetëm kur ka sëmundje të tjera është Pfizer. Në rastet kur rekomandojmë Sputnik e Astrazeneca ka rekomandime specifike. Nëse kemi bërë Astrazeneca nuk do bëjmë Sputnik apo e kundërta. Deri në këto momnete komiteti i vaksinimit ka rekomanduar vijueshmërinë me kalendarin bazal”.

E pyetur nëse ka preferenca për llojin vaksinës Tomini shprehet se mund të ketë raste përjashtuese, por kryesisht zbatohet protokolli dhe rekomandimi i komitetit të Ekspertëve për vaksinimin. Prioritet sipas saj është bërja e  vaksinës për të mbrojtur shëndetin dhe jo për turizmin

“Mund të ketë ndonjë rast përjashtues por duhet të theksohet se udhëzuesit e protokollet mbi grupet e riskut mbi fashat pediatrike rekomandohen udhëzuesit nga Komiteti i Ekspertëve, por nëse do ketë rast përjashtues nuk do të bëhet revoltë, por respektimi është i domosdoshëm. Gjatë pandemisë nuk ka qenë prioritare bërja e vaksinës për efekt turizmi, por për mbrojtjen e shëndetit publik. Sinovac njihet në 41 vende. Kemi shtet europiane që kanë përdorur vaksina kineze dhe ka 7-8 vende në Europë që pranojnë udhëtarët nga këto vende”.

Tomini theksoi gjithashtu se ISHP ka marrë masat edhe për afatet e skadencës së vaksinave

“Janë marrë masat programi i vaksinimit edhe në ISHP vlerëson edhe periudhën e skadencës dhe përthithjen e tyre”./m.j

Next Post
Plumbat i morën jetën të dyve/ Nxënësit shpërthejnë në lot kur kthehen në klasë pa shoqen e shokun

Plumbat i morën jetën të dyve/ Nxënësit shpërthejnë në lot kur kthehen në klasë pa shoqen e shokun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com