• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vaksinimi në Shqipëri, në periudhën janar-mars 2021”/ Apeli i Binos: Nëse gjatë festave s’respektohen masat…

by Java News
21/12/2020 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertja Silvia Bino nga Instituti i Shëndetit Publik flet për DW mbi strategjinë e vaksinimit të popullsisë në Shqipëri dhe sigurimin e infrastrukturës për fillimin e procesit në tre mujorin e parë të vitit 2021.

DW:  Dr. Bino, a përfiton Shqipëria nga COVAX, siç njihet skema globale e Programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, (OBSH) për vaksinimin kundër virusit Corona në vende me të ardhura të ulëta apo të mesme? Shqipëria është anëtare e OBSH dhe është klasifikuar nga Banka Botërore si një vend me të ardhura të mesme të larta.

Dr. Silvia Bino: Po, Shqipëria është pjesëmarrëse në COVAX dhe bën pjesë në vendet me vetëfinancim të vaksinës anti-COVID-19.

DW: Bordi i Aleancës Globale për Vaksinat dhe Imunizimin, që drejton COVAX-in, zhvilloi ditët e fundit një takim lidhur me përfitimin e vaksinave edhe nga rajone të varfëra të Europës, si Ballkani Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Çfarë doli nga ky takim?

Dr. Silvia Bino: COVAX ka tani marrëveshje për të siguruar rreth dy bilionë doza të disa llojeve të ndryshme të vaksinave dhe po ashtu po siguron edhe doza të tjera nëpërmjet kontributeve nga donatorë të ndryshëm. Këto marrëveshje tregojnë që të 190 vendet, që bëjnë pjesë tek COVAX, do të jenë në gjendje të marrin dozat e duhura të vaksinës për të mbrojtur grupet vulnerabël në gjysmën e parë të vitit 2021 me furnizimet e para në tremujorin e parë të vitit 2021 bazuar edhe në gatishmërinë e vendeve për të marrë vaksinën dhe aprovimin e agjencive rregullatore.

DW: Cila është strategjia e Shqipërisë për furnizimin me vaksinën kundër virusit Corona?

Dr. Silvia Bino: Si vura në dukje në krye të intervistës sonë, Shqipëria është pjesë e COVAX me vetëfinancim. Pra ajo ka paguar/blerë tek COVAX për të patur vaksinën anti COVID-19. Ndërkohë ka edhe disa propozime të tjera dhe po vlerësohen marrëveshje me vende të BE, të cilat mund të ofrojnë një sasi vaksinash si dhe me vetë Komisionin Europian për grupe të ndryshme vunerabël. Po ashtu po bëhen përpjekje për marrëveshje direkte mes Shqipërisë me kompani prodhuese.

DW: A ka parashikuar Komiteti Teknik i Eksperteve disa skenarë të mundshëm për furnizimin me vaksina anti COVID-19? Cili skenar ka gjasa më të mëdha për t’u përdorur?

Dr. Silvia Bino: Komiteti i Ekspertëve po vlerëson skenarë të ndryshëm të furnizimit me vaksina si dhe skenarë të ndryshëm të vaksinimit në vendin tonë. Një skenar është për vaksinën e prodhuar nga PFIZER (BioNTech-Pfizer, shën. red.)që kërkon të ruhet në minus 80 gradë Celcius dhe për këtë lypset një investim për një infrastrukturë të re;  skenari tjetër është për vaksinën anti Corona të prodhuar nga kompania MODERNA që kërkon më tepër investime; skenari i tretë është për vaksinën e prodhuar nga kompania AstraAzeka për të cilën Shqipëria i ka kapacitetet dhe duhen vetëm të ketë pak shtesa. Por nuk përjashtohet edhe marrja e vaksinave nga kompania Johnson &Johnson apo kompani të tjera.

DW: Çfarë logjistike ka Shqipëria për të ruajtur vaksinat anti Corona sipas standarteve të përcaktuara si të domosdoshme tanimë, pra pasi të jetë furnizuar me vaksinat nga COVAX, vendet e BE apo Komisioni Europian?

Dr. Silvia Bino: Shqipëria ka përgatitur disa skenarë në vartësi të furnizimit me vaksina të llojeve të ndryshme dhe ka përcaktuar nevojat për secilin nga këto skenarë dhe kostot përkatëse. Janë specifikuar gjithashtu llojet e pajisjeve që duhen për vaksina të cilat duhen ruajtur në minus 80 gradë Celcius

DW: Kur mendohet të fillojë vaksinimi dhe me cilat shtresa të popullsisë?

Dr. Silvia Bino: Në 3 mujorin e parë 2021. Komiteti i Ekspertëve të vaksinimit ka identifikuar si grupe prioritare  punonjësit e shëndetësisë, rezidentët dhe punonjësit e institucioneve të kujdesit afatgjatë dhe më pas personat mbi 75 vjeç, ata mbi 65 vjeç, personat më të rinj se 65 vjeç me sëmundje bashkë shoqëruese, personelin e shërbimeve kritike.

DW:  Si parashikohet grafiku i rasteve të reja të infektuara në muajt e parë të vitit 2021?

Dr. Silvia Bino: Në 4 javët e fundit kemi vënë re një qëndrueshmëri lidhur me rastet e reja, por më tej kjo do të varet shume nga zbatimi i masave gjatë festave të fund-vitit, pra atyre të distancimit social dhe fizik.

Prof. Silvia Bino, Drejtore e Departamenti të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik

g.kosovari

Next Post
“Dosja 339”, Altin Avdylaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka

"Dosja 339", Altin Avdylaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In