• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vaksinimi ndez zilinë mes zonave turistike në Itali

by A R
25/05/2021 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ishullin italian të Caprit janë vaksinuar kundër Coronës shumica e banorëve. Kjo ndezur zilinë e zonave të brendshme turistike të Italisë, ato thonë, se ky është preferim i padrejtë i bregdetit.

Capri, njihet si xhevahir i gjirit të Napolit. Në ishullin Capri ëndrrat bëhen realitet. Është ky premtim që të bën ky ishull, i cili çdo vit tërheq më shumë se 2 milionë banorë. Banorët e mësuar me këtë presin, që të vijnë turistët. Edhe  Ersilia Buonocore, pronare e një lokali akulloresh, që bashkë me motrën kultivon kopshtin e limonëve të motrave Buonocore – një atraksion turistik, sidomos për gjërat e mrekullueshme që dinë të bëjnë ato. Ajo shprehet me gëzim për kopshtin. “Oh, pa shiko këtu ke lule si limoni dhe limonë njëherësh! Një aromë që të mbush! E mrekulleshme!…Këtë vit kemi pasur shumë shi, prandaj janë rritur kaq mirë. Shiko, atje gati po këputet nga pesha një degë, ato po presin që t’i këpusim dhe të bëjmë akullore dhe ëmbëlsira.”

Capri pa Covid!

Kurse në rrugën e bukur të via Camerelle janë butikët luksozë, që po përgatiten për ardhjen e pushuesve me kuleta plot. Ishin këta klientë, që i sillnin ishullit një pjesë të madhe të xhiros -deri sa erdhi pandemia. Tani ata duan të kthejnë kohët e vjetra me reklamën: Capri pa -Covid! Plani është që deri në verë banorët të jenë vaksinuar të gjithë, dhe ishulli të kthehet sërish në një vend relaksimi të “dolce vita.” Gjysma e banorëve ndërkohë e ka marrë vaksinën.

Por drejt ishullit po vjen një erë e fortë nga kontinenti. Gara se kush do jetë i pari për vaksinimin që të tërheqë turistët, i ka zemëruar zonat e tjera turistike që janë ngritur kundër kryetarit të bashkisë së Caprit, Marino Lembo.“Në të vërtetë nuk ka grindje, por qëndrime të ndryshme. Ne vetëm se kemi rritur trysinën, që zonat turistike të shihen më me prioritet”, përpiqet Lembo të ulë tonet.

Zonat e tjera turistike të zemëruar me bregdetin

Një vështrim në anën tjetër, në kontinent mjafton për të kuptuar se kriza e turizmit aty është serioze. Në parkun e njohur arkeologjik Herculaneum banorët vrasin kohën -dhe presin të të vijnë sërish turistët. Në vitin 2019 erdhën 600.000 vetë, vitin e kaluar të pandemisë vetëm 60.000.Prandaj Francesco Sirano, drejtor i Parkut Arkeologjik e ka varur shpresën tek ardhja e turistëve. “Shpresoj që ne të gjithë të kthehemi tek ajo jetë që ndoshta nuk do të jetë si ajo më parë, por që vende të tilla si ky të vizitohen sërish. Këto janë të rëndësishme për të gjithë ne, sepse edhe shpirti ka nevojë për ushqim. “

Eculano është i varur ekonomikisht nga kjo pikë arkeologjike. Turistët janë e vetmja rreze shprese. Nga turizmi ditor kjo qytezë pranë Napolit ia doli me vështirsësi që të ofrojë edhe fjetjen -sot ky vend numëron 200 shtretër në hotele, prandaj çdo turist llogaritet.

Sipas kryetarit të bashkisë Ciro Buonajuto, ata në Capri kanë halle luksi, kurse në këtë zonë bëhet fjalë për mbijetesë. „Unë nuk mendoj, se do të ishte e drejtë, që të dalin të parat për vaksinim, Capir, Ishia apo Procida, dhe të harrohet Pompeji, Herkulaneumi, Napoli, bregu sorrentin dhe ai i Amalfit. Turizmi do të fillojë të ringjallet sërish, vetë me vaksinimin masiv, jo sepse u vaksinua një ishull”, thotë Ciro Buonajuto.

Shpresa tek vaksina

Por Capri, ky ishull joshës shpreson për ringjalljen e turizmit këtë verë. Falë vaksinës. Motrat e atraksionit turistik, Buonocore kanë bërë ndryshime në lokalin e akulloreve. Përreth kasës janë vendosur ndarëse xhami, që gjatë verës ato të punojnë pa maskë. „Ne duhet të punojmë, dhe duam të punojmë patjetër, por duke qenë të sigurtë për veten dhe klientët tanë”, thotë Ersilia Buonocore. Kurse Alfonso Tizzano, një shoqërues turistësh, që i çon vizitorët tek shpellat e famshme ka shumë besim se këtë vit turistët do të kthehen, falë vaksinës. „Të gjithë këtë e kemi falë filozofisë në këtë zonën tonë, që thotë, se fuçinë duhet ta shohësh kur e ke plot, se po u boshatis njëherë, nuk ia vlen më”./DW

Next Post
Aksidentohet minibusi me pasagjerë shqiptarë, mbetet i vdekur shoferi në vend

Aksidentohet minibusi me pasagjerë shqiptarë, mbetet i vdekur shoferi në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

August 29, 2026
Lejuan kultivimin e kanabisit, përjashtohen nga policia 3 efektivë, në hetim 11 të tjerë

Mbushën pyjet e Fushë-Arrëzit me hashash, arrestohen 2 persona! Kultivuan qindra bimë narkotike në 15 parcela

August 29, 2026
Presidenti Pezeshkian: Kush është Trump që të na mohojë të drejtat bërthamore?!

Presidenti i Iranit mesazh homologut Trump: Shmange krijimin e trazirave, dialogu mund të zgjidhë problemet!

August 29, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

HARTA e zjarreve në vend, vijon lufta me flakët në Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 12 vatra, 4 aktive! S’ka rrezik për banorët

August 29, 2026
Italia në grevë transporti, pritet kaos në avionë dhe trena gjatë shtatorit! Anulime fluturimesh e udhëtimi, ja çfarë kërkojnë sindikatat

Italia në grevë transporti, pritet kaos në avionë dhe trena gjatë shtatorit! Anulime fluturimesh e udhëtimi, ja çfarë kërkojnë sindikatat

August 29, 2026
“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Më vjen zor që jam në këtë tavolinë!”- Gara për Kryeprokurorin, ‘plas’ në KLP, sherri mes anëtarëve shtyn mbledhjen për 5 kandidaturat: Ti ke probleme me formimin…!

August 29, 2026
A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

August 29, 2026
I vuri zjarrin fshatrave Tërbaç dhe Vranisht, arrestohet piromani 25-vjeçar në Himarë! Policia paralajmëron qytetarët: Mos ndizni zjarre, denoncojini!

I vuri zjarrin fshatrave Tërbaç dhe Vranisht, arrestohet piromani 25-vjeçar në Himarë! Policia paralajmëron qytetarët: Mos ndizni zjarre, denoncojini!

August 29, 2026
“Wembley” njeh sot finalistin e parë, Champions League gati për spektaklin e supersfidës PSG-Dortmund

Zbardhet kalendari i Champions League, sezoni nis me Real Madrid-Inter! Ndeshjet në grupe nga 8 shtatori deri më 27 janar

August 29, 2026
BE ofron WIFI falas në 61 bashkitë e vendit: Hap tjetër konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit!

BE ofron WIFI falas në 61 bashkitë e vendit: Hap tjetër konkret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit!

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com