• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vaksinimi/ Gjermania jep alarmin: Do të kemi vonesa edhe për 10 javë të tjera

by A R
28/01/2021 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe janë shndërruar sot në protagonist të një konflikti që ka fituar titullin kryesor të së përditshmes prestigjioze “The Guardian”.

Në orët e para të mëngjesit, Policia Belge bastisi ambientet e fabrikës së “AstraZeneca”, kompania që prodhon vaksinat e Oksfordit, mbi bazën e dyshimeve që dozat e prodhuara në Europë po shkojnë në Britani.

Kjo sepse ndërsa programi po ndesh në vonesa të mëdha në vendet e BE-së, në Angli është duke ecur me hapa shumë më të shpejtë.

Kompania vetë mbrohet duke thënë se kontrata me Anglinë është firmosur që në qershor 2020, tre muaj përpara asaj me BE-në.

Nga ana e saj, Komisionerja e BE-së për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, kërcënoi me hapa ligjore duke thënë se “logjika e kush vjen i pari shërbehet i pari mund të vlejë kur shkon tek kasapi, por jo kur firmos një kontratë gjithpërfshirëse me BE-në”.

Në këto kushte, Ministri Gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, u shpreh ditën e sotme: “kam frikë se do të kemi përpara nesh edhe 10 javë të tjera me vonesa”.

“Prodhimi i vaksinave është një proces shumë kompleks dhe mund të kemi nevojë të rrisim kapacitetet e prodhimit, gjë që do të krijojë gjithashtu vonesa të pashmangshme. Nga ana tjetër, vaksinat duhet të jenë të aksesueshme për të gjithë, jo vetëm për BE-në”.

Vonesa e “AstraZeneca” përbën një lajm të keq, në kushtet kur edhe “Pfizer” ka ndeshur në vështirësi prodhimi, duke bërë që të ketë vonesa të paparashikuara në nisjen e procesit të imunizimit masiv të popullatës.

Mbetet për t’u verifikuar nëse përplasja Bruksel-Londër mund të ketë rrjedhoja edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Aktualisht, Ballkani është pjesë e një skeme bashkëpunimi, por sasitë që do të përfitojnë vendet tona në kuadër të kësaj marrëveshje do të jenë tepër të limituara deri në përfundimin e procesit në BE.

Shqipëria ka siguruar përmes kësaj skeme dhe burimeve të tjera një porosi fillestare prej 1.1 milionë dozash, me një plan vaksinimi që nga nisja e tij në 11 janar do të përshpejtohej muaj pas muaji.

Megjithatë, me shumë gjasë, vonesat në rang europian do të ndikojnë duke krijuar vonesa edhe në sistemin tonë të vaksinimit.

/a.r

Aktualisht, në Ballkanin Perëndimor mbeten tre vende që ende nuk kanë nisur procesin e vaksinimit, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova. Serbia ishte e para që e nisi, pasuar nga Shqipëria dhe më vonë Maqedonia e Veriut.

Next Post
PS publikon spotin për premtimet e Bashës: Kur dështoi si kryetar bashkie, si mund ta besosh si kryeministër?

PS publikon spotin për premtimet e Bashës: Kur dështoi si kryetar bashkie, si mund ta besosh si kryeministër?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In