• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vaksinimi i fëmijëve të lindur në vitet 80-90?! Pse duhet bërë

by Java News
23/04/2017 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rasti u skedua si “i importuar nga Franca” dhe kjo duket se i vuri kapak problemit, por nuk zgjati shumë. Një vit më pas frika e përhapjes së fruthit është shfaqur sërish në horizont, duke vënë në lëvizje strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë. Edhe kësaj radhe në fokus janë vënë të lindurit nga viti 1980 deri në 1990. Kjo jo pa qëllim. Këto grupmosha, pavarësisht supozimit se duhet të ishin imune, rezultojnë të pambrojtura nga fruthi për shkak se vaksinat e përdoruara asokohe kanë qenë të skaduara.

FUSHATA

Prej disa javësh punonjës nga qendrat shëndetësore kanë nisur të trokasin në çdo derë, duke bërë thirrje për rivaksinimin e grupmoshave nga 27 deri në 37 vjeç. Kjo konfirmohet edhe nga shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino. Sipas saj, për shkak të mosfunksionimit si duhet të zinxhirit ftohës, të gjithë të lindurit nga 1980-1990 duhet që të rivaksinohen, pasi rrezikojnë që të preken nga sëmundja e fruthit. Në këtë periudhë, thekson Bino, ka pasur raste që janë infektuar, pavarësisht se e kanë pas bërë vaksinimin.

“Kemi miratuar një udhëzim, mbi bazën e të cilit të gjithë grupmoshat që kanë lindur në vitet nga 1980 deri në vitin 1990, të cilët nuk janë rivaksinuar kundër fruthit duhet që të rivaksinohen. Udhëzimi është miratuar para 6 muajve nga Instituti i Shëndetit Publik sepse ajo periudhë, pra nga 1980-1990, ka pasur mbulesë të dobët vaksinale. Kemi pasur raste me fruth që nuk kanë qenë të mbrojtur, pavarësisht vaksinimit sepse nga viti 1980 deri në 1999 nuk ka funksionuar si duhet zinxhiri ftohës”, shprehet shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik.

Kjo fushatë e ndërmarrë nuk është e vetmja. Edhe më herët ka pasur nisma të tilla, por mbulesa e ulët vaksinale e kësaj periudhe, si edhe alarmi që është ndezur në vendet e rajonit e kanë vënë Ministrinë e Shëndetësisë sërish në gjendje alerti. Bino thotë se rikthimi i fushatës është i lidhur me rastin e regjistruar së fundmi në vendin tonë. Duke qenë se bëhet fjalë për një të infektuar me datëlindje në 1985, kjo ka shërbyer si një tregues më tepër se vaksinat e bëra në atë periudhë nuk kanë dhënë efektin që duhet të jepnin.

“Nisma ka ardhur sepse vjet kemi pasur një rast të importuar me fruth, i cili ka qenë i kësaj datëlindjeje dhe është infektuar në Francë. Pra, kjo është diç- ka të cilën ne po e monitorojmë prej vitesh. Jemi rikthyer për rikujtesë. Vaksinat në ato vite nuk janë ruajtur siç duhet. Nuk funksiononte zinxhiri ftohës”, thekson më tej Bino.

Duke mos dashur të shkaktojë panik në popullatë, shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP sjell në vëmendje vitin 1989, kohë kur Shqipëria është përballur me epidemi fruthi që ka zgjatur deri në vitin 2000. “Ndaj edhe kanë nisur fushatat e vaksinimit dhe ata persona që nuk janë rivaksinuar në këto fushata duhet që ta bëjnë tani. Nuk është një gjë që ka nisur sot, pasi kemi 15 vite që punojmë për këtë”.

RASTET

Nga Instituti i Shëndetit Publik nuk jepen të dhëna zyrtare mbi numrin e atyre që kanë pranuar që të ribëjnë vaksinën kundër fruthit dhe rubeolës, të njohur si MMR. Bino thotë vetëm se deri më tani rezultatet janë të mira, ndërkohë që programi vazhdon sa kohë edhe risku është permanent. Ajo që duhet të na qetësojë së paku tani për tani është se për 2017 nuk është regjistruar asnjë rast i ri i prekur nga virusi i fruthit.

“Po, ka një përgjigje të mirë deri më tani nga kjo grupmopshë për t’u rivaksinuar. Është një program që po vazhdon dhe e vetmja gjë që mund të them është se po shkon shumë mirë”, vuri në dukje Bino. Fruthi është një sëmundje infektive, që mund të transmetohet lehtësisht. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të paktën 95 për qind e popullsisë të vaksinohet kundër sëmundjes, por shumë vende mbeten pas në përmbushjen e këtij misioni.

ma.me

Next Post
Çështja Çame në BE, Idrizi: Erdhi ora e fitores

PDIU/ Idrizi thirrje Bashës: Bllokimi i rrugëve nuk zgjidh asgjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In