Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha në emisionin “Kjo Javë” në News24 se plani i vaksinimit do të vijojë.
Sipas saj, referuar planit pritet që të hënën të arrihet në 15 mijë doza vaksinash.
“Ditën e hënë jemi diku tek 15 mijë doza vaksinash. 10 mijë vetë kanë bërë dozën e parë, tek 700 ata që kanë bërë të dytin. Kemi në plan të vijojmë, por nu mund ta them me saktësi se kur mbaron ky proces”,- shtoi ajo.
Zonja Fico tha se vetë ajo nuk e ka bërë ende vaksinën, duke shtuar: “Nuk mund ta bëja unë para Najada Çomës e mbyllur në një ambient ku viraliteti ëhstë i lartë”.