Me një postim në Facebook, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu fton qytetarët që të paraqiten me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin e tyre, në ditën e dytë dhe të fundit të vaksinimit të hapur +18 vjeç.
Në ditën e parë të vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç që kishte aplikuar në portalin e-Albania, u kryen 12,059 vaksinime në të gjithë vendin. Ky proces vijon edhe sot deri në orën 20:00 të mbrëmjes në qendrat e vaksinimi të përqëndruar në të gjithë vendin.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 955,498 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 399,246 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Procesi i vaksinimit po vijon të kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.
“Dita II e vaksinimit masiv +18 vjeç. Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit në qytetin tuaj. Qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00. Mbi 950 mijë vaksinime të kryera”.
/a.r