• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vaksinë ose 2 mijë lekë tampon për një kafe/ Si do të aplikohet “Green Pass” për të marrë një shërbim në bare e restorante

by
05/11/2021 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi të rinjtë nuk iu bindën urdhrit të qeverisë për t’u vaksinuar me kusht që të futen në auditorë, kjo e fundit ka vendosur t’u kushtëzojë hyrjen në kafene.

Një model i huazuar dhe përdorur gjerësisht në disa vende europiane, ai për “Green Pass”, do të aplikohet dhe në vendin tonë shumë shpejt.

Këtë e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, një ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, pa dhënë një datë të saktë se kur do të implementohet. Njëjtë si me universitetet, vendimi fillimisht komunikohet, duke “matur pulsin” e grupeve të interesit, për t’u bërë fakt i kryer ditë më vonë.

DEKLARATA

Duke folur për ecurinë e vaksinimit në vend, e para e Shëndetësisë e tha hapur se certifikata e vaksinës do të jetë kusht për t’u futur në lokale e restorante. “Duhet të kuptojmë edhe situatën që është në Europë, e kanë ato ‘Green Pass’! E kanë! Do ta vëmë edhe ne ‘Green Pass’ në lokale dhe në strukturat e tjera të shërbimit”, deklaroi Manastirliu. Kështu, për t’u konsumuar një kafe a vakt në bare e restorante do të duhet që çdokush të ketë injektuar më parë së paku një dozë vaksine anti-COVID.

Me afrimin e stinës së dimrit, qytetarët janë të prirur të mblidhen në ambientet e brendshme të bareve e restoranteve, shpesh, pa respektuar kurrfarë distance. Kështu, “Green Pass” do të shërbejë si një pasaportë, e cila dëshmon që personi që e posedon është i vaksinuar dhe i mbrojtur nga infeksioni.

Certifikata e propozuar është falas dhe përbëhet nga një kod QR që duhet të mbahet në “smartphone” ose të printohet në letër, me tri alternativa për të provuar se mund të udhëtoni apo merrni shërbime: duke i nënshtruar vaksinimit, duke qenë testuar negativ për një tampon, ose duke qenë kuruar nga COVID- 19 dhe kanë zhvilluar antitrupa. Gjatë fjalës në Kuvend mbi sigurinë e vaksinave që kanë depërtuar në vend, ministrja Manastirliu hodhi poshtë deklaratat se vaksinat në Shqipëri janë të pasigurta duke thënë se të gjitha vaksinat që përdoren janë të aprovuara nga OBSH-ja.

“Ne përdorim vaksinën kineze të pacertifikuar që nuk përdoret nga BE-ja. Ne jemi në amulli të plotë duke bërë një sallatë ruse me vaksinat. Të gjitha vaksinat që janë përdorur dhe përdoren në Shqipëri, janë të miratuara nga OBS-ja dhe nga agjenci të rëndësishme të Barnave. Nga 8 nëntori, SHBA-ja lejon për udhëtim vaksinat kineze, kjo është vendim ku njihet kjo./ Panorama/

/b.h

Next Post
Ngritja e komisioneve hetimore/ Balla: Duhet diskutim me opozitën në Parlament. Të ulet numri i anëtarëve në…

Balla për Metën: Kushtetuta na detyron të pranojmë se ai është ende në detyrë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com