• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vaksinë “hallall” për Ramazan, myftiu i Tiranës: Besimtarët mund të vaksinohen

by Java News
19/04/2022 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i vaksinimit anticovid në vend ka pësuar një ngadalësim, ndërkohë që direktiva e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për vendin tonë është që deri në fund të qershorit të 2022-shit, të jetë vaksinuar 70% e popullatës target mbi 16 vjeç.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani, mbi 60% e popullatës ka marrë dozën e parë, ndërsa me tre doza janë rreth 12 %.

Një nga qendrat më të mëdha të vaksinimit në vend, ajo në stadiumin “Air Albania” nuk është mbyllur asnjë ditë, që nga janari i 2021-shit, kur nisi vaksinimi në Republikën e Shqipërisë.

“Unë sot kam ardhur për dozën e tretë. Të 4 anëtarët e familjes sime e kanë bërë vaksinën. Certifikatën e vaksinimit këtu brendapërbrenda vendit nuk na e ka kërkuar njeri. Jashtë shtetit na e kanë kërkuar.”– tha një qytetare.

Këshillat që japin vaksinatoret janë në rast temperature një Takipirinë, ose Paracetamol. Të mos bëjnë dush, se mund të shkaktojë irritim. Jo aktivitete sportive, që të mos lodhin krahun. Të gjitha këto, për 24 orë.

“Në janar të 2021-shit patëm një fluks të madh. Edhe në janar të 2022-shit kemi kryer po ashtu shumë vaksinime. Në Mars e Prill duket se ka një rënie. Një nga aryset që ndikon është Ramazani, agjërimi i besimtarëve. Edhe sot është ditë pushimi, për shkak të Pashkëve, ndaj mund të jetë pak qetësi, por vaksinime janë bërë. Sot kemi patur edhe doza të para, tek moshat e reja 16-17 vjeç.” tha Gladiola Lika, Kryevaksinatore per top channel!

Në janar të 2022, ka shkuar edhe 600-700 doza në ditë, kurse tani kemi 180-200 doza në një ditë.

Njerëzit duhet të vijnë të vaksinohen, të mbrojnë veten, familjen, shoqërinë. Kjo pikë është e hapur çdo ditë të javës. Më bën çudi, kur shoh njerëz që edhe në ambiente të mbyllura nuk i mbajnë maskat, që është një detyrim ligjor ende. Pjesën e dezinfektimit e kanë hequr pothuaj fare. Shqiptarët që punojnë, jetojnë, studiojnë jashtë, thonë se nuk i lejojnë të futen gjëkundi, pa treguar certifikatën e vaksinimit. Këtu tek ne mendoj, se duhet një shtrëngim masash, nëpër qendrat tregtare, supermarketet, autobusët, që janë plot dhe vetëm 5-6 njerëz mbajnë maska. Vaksina të ndihmon të mos hospitalizohesh dhe të mos përfundosh në intubim.

Periudha e agjërimit për besimtarët myslimanë zgjat 30 ditë. Një nga pyetjet më të shpesh, që është bërë gjatë pandemisë ka qenë, a ndikon vaksina anticovid tek agjërimi.

“Shëndeti është në radhë të parë. Një shëndet jo i mirë, bën që besimtari nuk mund të jetë komod për të mbajtur agjërimin. Për këtë arsye, shëndeti në radhë të parë dhe vaksinimi, që ne absolutisht që e sugjerojmë dhe u themi besimtarëve të vaksinohen, të ruajnë shëndetin e tyre dhe t’i përkushtohen agjërimit, sepse që të dyja shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.” tha Lauren Luli, Myftiu i Tiranës

Unë jam vaksinuar me dy doza deri tani dhe po të jetë e nevojshme, patjetër që do të vazhdoj edhe me dozën e tretë./m.j

Next Post
Aplikacioni ‘Udhë’ risi për transportin, Veliaj: Mbështesim nismat inovatore që vijnë nga të rinjtë!

Aplikacioni 'Udhë' risi për transportin, Veliaj: Mbështesim nismat inovatore që vijnë nga të rinjtë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In