Në një intervistë për Ora News, studiueset Ardita dhe Detina Zalli thonë një zëri që të gjithë ata që e kanë kaluar covid-in duhet ta bëjnë vaksinën.
Ata që e kanë kaluar covidin duhet ta bëjnë vaksinën, sepse ata që janë rikuperuar kanë antitrupa të ndryshme me nivele të ndryshme të aktivitetit neutralizues dhe kjo do të thotë se mund të mbrohen për një kohë të ndryshme për të ardhmen.
Disa mund të mbrohen mirë se disa të tjerë, por ka raste që ata që kanë pasur virusin mund ta hasin sërish atë. Provat kanë treguar se imuniteti natyror nga Covid zgjat disa muaj, në mungesë të një rezultati përfundimtar të saktë.
Ata shprehen se tek asnjë vaksinë nuk ka garanci plotë, por ka 90% mundësi që të krijohen antitrupa.
Zalli: Tek asnjë vaksinë nuk ka garanci plotë, por ka 90% mundësi që të krijohen antitrupa. Nuk ka garanci të plotë. Imuniteti do disa muaj që të jepet një përgjigje përfundimtare, sepse këto prova klinike janë bërë në gjendje shpejtësia. Do të duhen muaj dhe vite për të parë se si do të jetë imuniteti nga vaksina. Njerëzit duhet të jenë të sigurt që nuk do ta marrin virusin nga vaksina. Këto dy vaksina në përmbajnë asnjë virus të gjatë, vetëm vaksina Oksfordit përmban një virus të parrezikshëm nga një shimpanze, të ndryshuar gjenetikisht, duke mos shkaktuar asnjë sëmundje të njerëzit. Pra, njerëzit të qëndrojnë të sigurt.
Ato thanë se njerëzit duhet të jenë të sigurt që nuk do ta marrin virusin nga vaksina.
Provat klinike për vaksinat kanë treguar se ka një efektivitet mbi 90%. Shumica e shkencëtarëve parashikojnë që jo të gjitha vaksinat do të jetë 100% funksionale, pasi jo të gjithë do të krijojnë imunitet edhe pasi të kenë marrë vaksinën. Ne duhet të jemi optimistë në këto kushte, pasi vaksina ka ardhur në një kohë shumë të shkurtër.
Efektet anesore
Zalli: Vaksina ka efekte anësore normale. Njerëzit i tolerojnë mirë këto efekte. Sigurisht ata që e kanë marrë vaksinën kanë raportuar lodhje, dhimbje koke apo muskujsh dhe dhimbje te vendi ku bëhet vaksina. Nga 20 mijë veta që janë testuar vetëm një person ka pasur efekte anësore të rënda. Nëse do të kishte efekte të rënda te publiku, vaksina nuk do të miratohej, pasi siguria e vaksinës është absolute.
g.kosovari