• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vaksina tregoi se Lulzim Basha duhet të largohet nga politika

by Endri Kajsiu
01/01/2021 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu

Ditën e sotme Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë për shqiptarët, duke deklaruar se Shqipëria ka siguruar 500 mijë vaksina anti Covid-19. Në një kohë kur asnjë shtet në Ballkan nuk ka siguruar një kontratë me ndonjërën nga kompanitë që kanë prodhuar vaksina të certifikuara (me përjashtim të Serbisë që ka marrë 5 mijë doza), Shqipëria ka siguruar gjysmë milioni doza. Ky ishte lajmi i ditës dhe me shumë gjasë edhe i këtij viti që sapo nisëm. Në një kohë kur BE është treguar josolidare dhe e ka lënë Ballkanin pa vaksina, kryeministri Rama arriti që të sigurojë vaksinën për shqiptarët (premtoi se do t’i japë edhe Kosovës një sasi të caktuar për të vaksinuar bluzat e bardha), e përpos të gjithë kritikave që mund të bëhen ndaj tij, për këtë të gjithë duhet të jemi optimistë dhe t’i japim dorën.

Por, përtej kësaj ngjarje që shënjon fillimin e fundit të pandemisë në Shqipëri, kemi edhe reagimin e Lulzim Bashës që të habit. Edhe pse të paktë janë ata që habiten nga ato që thotë Basha, lajmi i keq është që ai e nisi 2021-shin aty ku e la në 2020-ën. Ai deklaroi sot se vaksina që i duhet Shqipërisë është largimi i Ramës. Basha sot nxinte nga fakti që Rama kishte siguruar në SHBA 500 mijë vaksina dhe nuk kishte shkuar për piknik sic ai e kishte sulmuar. Xhelozia dhe urrejtja që Basha dhe LSI kanë ndaj cdo lajmi të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, i ka verbuar deri në pikën që nuk dinë të ndajnë logjikën nga politika e ditës.

Mungesa e lidershipit dhe mungesa e logjikës te cilat po t’i kishte Luli e Monika do të duatrokisnin lajmin e mirë për Shqipërinë, është në fakt argumenti që duhet të largojë ata parimisht nga politika. Largimi i një politikani nga politika bëhet nëpërmjet zgjedhjeve, por fakti që Basha mendon se Rama duhet të largohet nga qeveria në ditën që solli vaksinën, tregon se urrejtja dhe xhelozia janë alternative e Bashës e LSI-së. E për sa kohë vizioni i opozitës udhëhiqet nga këto dy vese, për sa kohë Basha e Kryemadhi turbullohen nga urrejtja e xhelozia, janë ata që duhet të largohen nga politika, sepse politika bazohet mbi projekte dhe program e jo mbi inate që nuk kanë asnjë lidhje me interesin publik. Basha nuk doli dot mbi veten as këtë herë, duke vënë inatet politike mbi Shqipërinë./a.p

Next Post
VIDEO/ Nuk pyet për temperaturat, burri e nis Vitin e Ri duke u larë në det

VIDEO/ Nuk pyet për temperaturat, burri e nis Vitin e Ri duke u larë në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Produkti politik që po identifikohet me protestën

July 22, 2026
Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres

Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres

July 22, 2026
Rritet rimbursimi i karburantit për invalidët, shkon në 15 mijë lekë në muaj

Rritet rimbursimi i karburantit për invalidët, shkon në 15 mijë lekë në muaj

July 22, 2026
Kryediplomati kinez: Nxitja e marrëdhënieve Kinë-Kanada përbën zgjedhjen e duhur historike

Kryediplomati kinez: Nxitja e marrëdhënieve Kinë-Kanada përbën zgjedhjen e duhur historike

July 22, 2026
Zjarrfikësit në betejë me flakët në Siçili, mbi 1000 vatra zjarri nga temperaturat ekstreme

Zjarrfikësit në betejë me flakët në Siçili, mbi 1000 vatra zjarri nga temperaturat ekstreme

July 22, 2026
Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

July 22, 2026
“Shpresojmë të çojë përpara anëtarësimin e Shqipërisë”, Begaj uron Irlandën për Presidencën e BE

34-vjeçarja me foshnjën në burg, Begaj kërkon lirimin dhe shqyrtimin e amnistisë personale

July 22, 2026
Aksidenti tragjik te TEG-u, viktima dhe i plagosuri rëndë dyshohet se janë shtetas egjiptianë

Aksidenti tragjik te TEG-u, viktima dhe i plagosuri rëndë dyshohet se janë shtetas egjiptianë

July 22, 2026
“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

“Kemi pritur marrëveshje politike”/ Haxhiu njofton se seanca e parë e Kuvendit të ri mbahet në gusht, Kosova ende në krizë për presidentin

July 22, 2026
Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik? Shtohet seancë surprizë pas mbledhjes së Ramës me PS!

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In