• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vaksina të mbron për disa vite, në raste të rralla ka efekt…”/ Sulçebe: Jemi shumë larg imunitetit të tufës

by Java News
08/12/2020 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaksina është e vetmja shpresë që do të fikë njëherë e përgjithmonë koronavirusin po cila është ajo e duhura dhe që ka efektin më të mirë? Për profesorin dhe anëtarin e Komitetit për Vaksinën anti-COVID, Genc Sulçebe të gjithë vaksinat e krijuara deri tani, përfshirë Pfizer dhe Moderna, janë të mira dhe të besueshme. Në një intervistë në “5 pyetje nga Babaramo”, Sulçebe u shpreh se sa më shpejt të bëhet vaksina aq më parë do i themi pandemisë lamtumirë. Sulçebe tha se njerëzit nuk kanë pse të kenë frikë nga vaksina pasi ajo nuk shkakton dëme në organizëm, pasi ajo jep reagimin imunitar që duhet ndaj COVID-19 dhe më pas largohet nga trupi duke u degraduar. Edhe ato efekte anësore si dhimbje koke, këputje apo temperaturë janë të përkohshme pa dëme në organizëm.

Sulcebe tha se  efikasiteti i vaksinës anti-covid është tepër i lartë 95%, më shumë se vaksina e gripit që është 50-60 %, ndërsa shtoi që personi që bën injeksionin e parë i duhet 3-4 javë që të fitojë imunitetin ndaj COVID, ndërsa  ë injeksionin e dytë bëhet nxitja më e madhe e këtij imuniteti duke luftuar edhe më fort virusin.

“Vaksina do të bëjë fikjen e pandemisë, sa më shpejt aq më mirë. Vaksinat janë disa dhe implementimi i tyre është një faktor i rëndësishëm tani. Mendoj se te gjitha vaksinat janë të besueshme dhe kushdo që do të vije në Shqipëri të vij sa më shpejt, pasi të gjitha kanë një efekt të mirë dhe janë të besueshme. Nuk kemi pse të kemi frikë nga vaksina, pasi ajo futet në organizëm, nxit imunitetin dhe më pas degradon ikën, nuk ka asnjë pasojë në organizëm, nuk kanë efekte të dëmshme. Në injeksionin e dytë që duhet 3-4 javë diferencë ka disa efekte anësore si lodhje, këputje, temperaturë, por të përkohshme. Efekti shkon në 95 % e vaksinës anti-COVID, që është shumë i lartë, më e lartë se ajo e gripit që e ka  40-60 %. Imuniteti i vaksinës fitohet pas një muaji. Studimet më të thelluara  kanë treguar se kush do bëjë vaksinë dhe kush e ka kaluar infeksionin do të jetë i mbrojtur për disa vite, ndërsa raste të rralla janë ata që kanë antitrupa vetëm për 6-8 muaj“, tha Sulçebe.

Mjeku Genc Sulçebe ka rrëfyer se Shqipëria është shumë larg arritjes së imunitetit të tufës. I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Sulçebe tha se nu është infektuar ende 50-70% e popullsisë që të arrihet imuniteti i tufës.

Ai shtoi se në Tiranë, që është zona më e infektuar, 1 në 3 persona rezultojnë pozitiv.

“Imunizimi i tufës është kur një popullatë e caktuar është infektuar 50-70 %, ne jemi ende larg imunitetet të tufës, qofte edhe në Tiranë ku jemi në 30-35 % të situatës,  jemi në gjysmë të rrugës të imunizimit të tufës,”, u shpreh ai.

g.kosovari

Next Post
Vranësira dhe kthjellime/ Parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe kthjellime/ Parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In