Sulçebe tha se nuk është kundër ardhjes së vaksinave ruse dhe kineze në Shqipëri, por standardi i SHBA dhe BE është i garantuar me miratimin e Pfizer apo dhe të tjerave.
Ai parashikon që brenda disa muajve në Shqipëri do të vijnë edhe vaksinat e tjera si Moderna, Astrazeneca apo Johnson&Johson.
Nga ana tjetër ai ka theksuar se vaksina e Oxford/AstraZeneca është me lehtë për t’u bërë pasi ruhet në temperaturë jo të caktuar, dhe mund të bëhet në çdo qendër shëndetësore.
PJESË NGA INTERVISTA NË EMISIONIN ”KJO JAVË”
PYETJA: Virusi ishte i ri, vaksina e re, shkenca u përball me të panjohurën. Kur pyesin se sa shkon kjo vaksinë në kohëzgjatje. E morëm dozën e parë, ndoshta dhe të dytën. Kur duhet marrë një vaksinë tjetër?
GENC SULÇEBE: Deri tani kemi njohuri që kjo vaksinë mbron deri në 8 muaj. Deri në mars u bënë prova eksperimentale, më pas në prill e maj u bënë ato. Tani kanë një mbrojtje, një vit jemi të sigurtë. Bindja ime është se do shkojë shumë më tepër se 2 vjet.
Lajm i mirë fantastik, problemi më i madh i bërjes së vaksinave të Pfizer dhe Moderna, përveç sigurimit është dhe realizimi. Është delikate në minus 70, ka probleme në gjithë botën, qoftë në SHBA që imunizimi ka filluar prej kohësh. Janë shpërndarë 30 milion vaksina, nuk janë bërë më tepër se 11 milion. Ka probleme. Organizimi, implementimi, logjistika. Varet jo vetëm nga ngrirja. Ka një problem jepet prioritet personelit shëndetësor, mjekësor. Dhe moshave. Pikërisht kjo përzgjedhje komplikon punën. Hajde përzgjidh dmth. Po shkohet drejt asaj që hajde të futen të gjithë. Mos bëjmë diskriminime. Ka një teori që të vaksinojmë sa më gjerë mbi 55 vjeç. Ta imunizojmë sa më shpejt. 90% e vdekjeve janë mbi 55 vjeç. Po i vaksinuam këta, s’ka kuptim të nisim me 90 vjeç e më poshtë.
PYETJA: Probleme dhe efekte anësore?
GENC SULÇEBE: Nuk kam dijeni në Shqipëri, reaksione. Janë bërë pak, 150. Nuk ka kundër indikacion. Në gratë shtatzëna nuk rekomandohet, nuk janë bërë prova aty, janë bërë prova vetëm mbi 16 vjeç. I sigurt që s’jep asgjë.
Nuk ka kundër indikacion. Thuhet në ata individë që kanë bërë reaksione alergjike shumë të rënda, anafilaktike. 10% e popullatës është alergjike. Sepse është një përbërës, polisorbat, molekulë që është në përbërës të kozmetikëve, e mund të krijojë sensibilitet në disa njerëz. Në SHBA 1 në 100 mijë reaksion alergjik të fortë. Nuk ka, praktikisht, s’ka kundër indikacione. Padyshim është papërgjegjshmëri jo vetëm për veten tënde, por rrezikon edhe të tjerë. Është egoizëm, i dëmshëm, jo vetëm për veten, edhe për shoqërinë.
Pra, duhet nga ana etike nuk është e detyrueshme, por do thoja duhet. Sepse ësthë e domosdoshme. Mbrojmë edhe njerëzit tanë. Duke u vaksinuar, mbrojmë veten, dhe të tjerët. Është një kontribut humanitar. Jo vetëm për veten tënde.
Analizat serologjike janë të avancuara, janë 100% të sakta. Në laboratorët tona janë të standartizuara, s’duhet të kemi dyshim.
E bëjnë me reagim të sistemit imunitar. E kanë me qeliza, jo antitrupa. Kanë qeliza, studime laboratorike të sofistikuara, nuk prodhojnë antitrupa, në këto raste duhet të vaksinohen. Nëse s’kemi antitrupa, skemi indicie për imunitet.
PYETJA: Kur duhet bërë analiza serologjike?
GENC SULÇEBE: Minimumi 2 javë, optimalja 3-4 javëv. Janë në maksimum ato, pas 4-5 javësh rrinë në gjendje të vazhduar, pas 6-7 javësh bien. Kemi 1 vit kohë që studiojmë, nuk e dimë.
PYETJA: Cilat janë 3 shkallë tek serologjikja?
GENC SULÇEBE: S’janë tre. Është provë që mat antitrupat totale. Antitrupat janë të klasave të ndryshme. IGG, IGM, IGA. Matet zakonisht IGM e IGG. Kaq është e mjaftueshme, për të tjerat janë IGG e IGM. IGG është afatgjata. Mund të rrijë me muaj, tregues besnik që kemi rënë kontakt me infeksionit. Kurse IGM ka jetesë ë shkurtër, 2-3 muaj, të 4 zhduket. Këto janë 3 nivelet. Antitrupat total.
PYETJA: A do e blejë Shqipëria vaksinën nga Kina e Rusia?
GENC SULÇEBE: Shqipëria ka disa parametra që ka përparësi, ato që autorizohen nga SHBA e BE. S’kam asgjë kundër qoftë vaksinave ruse e kineze. Po përdoren, gjerësisht në vendet. Duhet të pranojmë standardet e FDA apo EMA. Është standard i garantuar. Nëse vaksina ruse aprovohet nga këto, s’ka pse mos e pranojmë. Pas 2-3 muajsh shpresojmë se do kemi të tjera vaksina, jo vetëm Pfizer, por edhe Moderna, AstraZeneca. Kjo e fundit është më e lehtë, shumë më e thjeshtë. Pastaj ajo e Johnson dhe Johnson. Do dalin një mori. Do dalin 3-4 vaksina.
PYETJA: Vaksinimi në Shqipëri?
GENC SULÇEBE: Është një hap shumë i mirë. Trajnimi mënyra si bëhet, si shkrihet, transportohet. Pfizer në kuptim ka një gjurmues, që gjurmon, nëse temperatura ngrihet hidhet vaksina. Janë hedhur vaksina. Ka siguri 100%. Ka delikatesën e manipulimit. Nëpër fshatra për shembull nuk e çon dot. Johsnon e çon kudo, edhe AstraZeneca. Bëhet më shpejt. BW