• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vaksina Pfizer 90% efektive ndaj Covid-19, zbuluesi i saj tregon se kur do t’i kthehemi jetës normale

by Ardit Rada
15/11/2020 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para pak ditësh u njoftua se kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, kanë finalizuar me sukses vaksinën e parë 90% efektive kundër Covid-19 dhe sipas analizave paraprake, kjo vaksinë mund t’i parandalojë mbi 90 për qind të njerëzve nga kontraktimi i virusit.

Ugur Sahin, drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes gjermane BioNTech, tha për “The Guardian” se kjo vaksinë do të mund të ndalojë pandeminë Covid-19.

Ai tregoi edhe periudhën se kur do t’i kthehemi jetës normale:

“Nga mesi i vitit të ardhshëm. Por, para se të ndodhë kjo, na pret një dimër i vështirë. Edhe sikur të nisë shpërndarja e vaksinës në dhjetor, situata nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore”.

Më tej shkencëtari shpjegoi edhe se si do të funksionojë vaksina e Pfizer e cila pritet me padurim nga të gjithë: “Vaksina pengon që Covid-19 të ketë akses në qelizat tona. Por, edhe nëse hyn në qeliza, ato e eliminojnë virusin. Kemi hyrë shumë thellë në sistemin imunitar për të perfeksionuar mbrojtjen e vaksinës”.

Në lidhje me kritikat e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili akuzoi se lajmi për vaksinën u dha vetëm pas zgjedhjeve në SHBA, Sahin theksoi se hetimi farmaceutik nuk duhet politizuar.

“Hetimi farmaceutik nuk duhet politizuar kurrë. Është çështje integriteti, nuk do të kishte qenë etike që të mbanim të fshehtë informacionin. E rëndësishme është që po merremi me vaksinën dhe nuk bëjmë politikë”.

Ndërkohë kujtojmë se që nga fillimi i padnemisë e deri më tani në gjithë botën janë infektuar me Covid-19 mbi 54 milionë njerëz, ndërsa më shumë se 1.3 milionë të tjerë kanë humbur jetën.

Sipas raportit të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 38 milionë njerëz kanë fituar betejën me Covid-19 e cila po vijon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën, duke sjellë një valë të dytë më të frikshme./p.a

Next Post
18 vite më i ri/ Aktorja shqiptare dedikim të veçantë të dashurit afrikan

18 vite më i ri/ Aktorja shqiptare dedikim të veçantë të dashurit afrikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohen gjashtë protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit

Lirohen gjashtë protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit

July 27, 2026
Mazhoranca miraton me 74 vota marrëveshjen me SHBA për modernizimin e ushtrisë

Mazhoranca miraton me 74 vota marrëveshjen me SHBA për modernizimin e ushtrisë

July 27, 2026
Kinë- Brazil , bisedë telefonike midis dy presidentëve

Kinë- Brazil , bisedë telefonike midis dy presidentëve

July 27, 2026
FOTO / Aksident i rëndë tek rrethi i TEG-ut, betonieria bie nga lartësia mbi autostradë

Aksidentet, 6 të plagosur dhe viktima çdo ditë në rrugët e Shqipërisë

July 27, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

July 27, 2026
NASA i quan “dragonj”/ Retë e zjarrit në Evropë, çfarë janë dhe pse po alarmojnë ekspertët?

NASA i quan “dragonj”/ Retë e zjarrit në Evropë, çfarë janë dhe pse po alarmojnë ekspertët?

July 27, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Pas një viti seancash, GJKKO frenon SPAK-un: Dosja e Beqajt kthehet për plotësim

July 27, 2026
Marrëveshja me SHBA, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD mungon

Marrëveshja me SHBA, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD mungon

July 27, 2026
“Lule Gjeli”, profil fals që sulmon politikanët e gazetarët

“Lule Gjeli”, profil fals që sulmon politikanët e gazetarët

July 27, 2026
Trump publikon një seri imazhesh me AI, shpëton George Washington, sulmon Iranin dhe nënkupton rikandidim në 2028

Trump publikon një seri imazhesh me AI, shpëton George Washington, sulmon Iranin dhe nënkupton rikandidim në 2028

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In