• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vaksina Pfizer 90% efektive ndaj Covid-19, zbuluesi i saj tregon se kur do t’i kthehemi jetës normale

by Ardit Rada
15/11/2020 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para pak ditësh u njoftua se kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, kanë finalizuar me sukses vaksinën e parë 90% efektive kundër Covid-19 dhe sipas analizave paraprake, kjo vaksinë mund t’i parandalojë mbi 90 për qind të njerëzve nga kontraktimi i virusit.

Ugur Sahin, drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes gjermane BioNTech, tha për “The Guardian” se kjo vaksinë do të mund të ndalojë pandeminë Covid-19.

Ai tregoi edhe periudhën se kur do t’i kthehemi jetës normale:

“Nga mesi i vitit të ardhshëm. Por, para se të ndodhë kjo, na pret një dimër i vështirë. Edhe sikur të nisë shpërndarja e vaksinës në dhjetor, situata nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore”.

Më tej shkencëtari shpjegoi edhe se si do të funksionojë vaksina e Pfizer e cila pritet me padurim nga të gjithë: “Vaksina pengon që Covid-19 të ketë akses në qelizat tona. Por, edhe nëse hyn në qeliza, ato e eliminojnë virusin. Kemi hyrë shumë thellë në sistemin imunitar për të perfeksionuar mbrojtjen e vaksinës”.

Në lidhje me kritikat e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili akuzoi se lajmi për vaksinën u dha vetëm pas zgjedhjeve në SHBA, Sahin theksoi se hetimi farmaceutik nuk duhet politizuar.

“Hetimi farmaceutik nuk duhet politizuar kurrë. Është çështje integriteti, nuk do të kishte qenë etike që të mbanim të fshehtë informacionin. E rëndësishme është që po merremi me vaksinën dhe nuk bëjmë politikë”.

Ndërkohë kujtojmë se që nga fillimi i padnemisë e deri më tani në gjithë botën janë infektuar me Covid-19 mbi 54 milionë njerëz, ndërsa më shumë se 1.3 milionë të tjerë kanë humbur jetën.

Sipas raportit të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 38 milionë njerëz kanë fituar betejën me Covid-19 e cila po vijon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën, duke sjellë një valë të dytë më të frikshme./p.a

Next Post
18 vite më i ri/ Aktorja shqiptare dedikim të veçantë të dashurit afrikan

18 vite më i ri/ Aktorja shqiptare dedikim të veçantë të dashurit afrikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina të dielën dorëzoi 17 marinarë filipinas që shpëtoi nga një anije e mbytur

Kina të dielën dorëzoi 17 marinarë filipinas që shpëtoi nga një anije e mbytur

January 26, 2026
Aksidenti në Gramsh me 1 viktimë e dy të plagosur, fotoja e kamionit të rrëzuar në humnerë

Aksidenti në Gramsh me 1 viktimë e dy të plagosur, fotoja e kamionit të rrëzuar në humnerë

January 26, 2026
Rama mbyll fjalën në Knesset me thirrjen për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve: T’i jepet fund akteve të dhunës

Rama mbyll fjalën në Knesset me thirrjen për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve: T’i jepet fund akteve të dhunës

January 26, 2026
“Kemi disa religjione në Shqipëri që respektojnë njëri-tjetrin!” Rama: Hapim në Vlorë muzeun për veprat e popullit shqiptar ndaj hebrenjve

“Kemi disa religjione në Shqipëri që respektojnë njëri-tjetrin!” Rama: Hapim në Vlorë muzeun për veprat e popullit shqiptar ndaj hebrenjve

January 26, 2026
“Strehuam iranianët njësoj si hebrenjtë”/ Rama: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale, kemi ndërprerë çdo lidhje me ta

“Strehuam iranianët njësoj si hebrenjtë”/ Rama: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale, kemi ndërprerë çdo lidhje me ta

January 26, 2026
“Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”/ Rama në Knesset: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm

“Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”/ Rama në Knesset: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm

January 26, 2026
Rama: Shqipëria, vendi që strehoi më shumë hebrenj! Në Bordin e Paqes për stabilitet në Gaza

Rama: Shqipëria, vendi që strehoi më shumë hebrenj! Në Bordin e Paqes për stabilitet në Gaza

January 26, 2026
‘Hamasi të çarmatoset’, Rama në parlamentin izraelit: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje

‘Hamasi të çarmatoset’, Rama në parlamentin izraelit: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje

January 26, 2026
Java e fundit e janarit nën ndikimin e fortë të yjeve, paralajmërimi i astrologes

Java e fundit e janarit nën ndikimin e fortë të yjeve, paralajmërimi i astrologes

January 26, 2026
“Jam i dyti pas Trump që mbaj fjalim këtu!”/ Rama në parlamentin izraelit: Falenderime të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë

“Jam i dyti pas Trump që mbaj fjalim këtu!”/ Rama në parlamentin izraelit: Falenderime të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In