• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vaksina e Sinovac, Kina dhe 20 vende të botës po vaksinojnë edhe të moshuarit

by
02/04/2021 17:08
Vials of the Sinovac coronavirus disease (COVID-19) vaccine are pictured at Bangkok's Suvarnabhumi International Airport before the arrival of a shipment of 200,000 doses from China, in Bangkok, Thailand February 24, 2021. REUTERS/Athit Perawongmetha - RC2QYL9TW30O

Vials of the Sinovac coronavirus disease (COVID-19) vaccine are pictured at Bangkok's Suvarnabhumi International Airport before the arrival of a shipment of 200,000 doses from China, in Bangkok, Thailand February 24, 2021. REUTERS/Athit Perawongmetha - RC2QYL9TW30O

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Xhuliana Toci

Pas shpërndarjes në dhjetra vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, vaksina e kompanisë kineze Sinovac pritet të marrë zyrtarisht miratimin nga Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kjo vaksinë është ndër të parat e prodhuara kundër Covid-19 dhe po përdoret gjerësisht në 20 vende, përfshirë Brazilin, Indonezinë, Turqinë dhe Serbinë, të cilat nuk kanë raportuar deri më tani viktima apo efekte anësore të rënda nga vaksinimi me dozat e Sinovac.

Kjo vaksinë është ndër më të përdorurat në Kinë, por rruga që ka ndjekur ekonomia e dytë më e madhe e botës është e ndryshme nga ajo e vendeve perëndimore sa i takon vaksinimit.

Fokusi i Kinës është të vaksinojë qytetarë të moshës ndërmjet 18 deri 59 vjeç në vend të moshuarve, duke theksuar ata kanë më shumë gjasa të përhapin virusin.

Vaksinat e Sinovac po përdoren gjithashtu në më shumë se 20 vende, të cilat kanë vaksinuar jo vetëm moshat e reja por edhe të moshuarit, që kanë qënë në shumë vende grupe prioritare, së bashku me
mjekët.

Ekspertët e OBSH-së kanë thonë se nga analiza e të dhënave të provave klinike të vaksinës së prodhuar nga Sinovac kanë arritur në përfundimin se ajo tregoi siguri dhe ekasitet kundër Covid-19. Kjo vaksinë ka të ngjarë të përfshihet në listën e përdorimit emergjent të OBSH-së në mes të prillit , pasi OBSH i ka kërkuar Kinës më shumë të dhëna mbi efektin e vaksinës në grup mosha të ndryshme.

Kina në fakt lloi vetëm para disa ditësh vaksinimin me vaksinën e Sinovac dhe Sinopharm të qytetarëve mbi 60 vjeç. Kina vendosi të vaksinonte llimisht fuqinë punëtore në mënyrë që të mund të mbante të hapur ekonominë, por pas ritmit të shpejtë të vaksinimit në këto grupmosha, disa qytete, duke përfshirë Pekinin dhe Shangain, hapën zyrtarisht vaksinimin për të qytetarët mbi 60 vjeç, me shëndet të mirë zik.

Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë po vazhdojnë të procedojnë me kujdes, duke deklaruar se ka në fakt mungesë të dhënash, pasi kompania Sinovac duket se kanë përfshirë më pak njerëz të moshuar në provat klinike, krahasuar me homologët e tyre perëndimorë. Kjo vaksinë, e cila po përdoret tek të gjithë qytetarët e rritur në Turqi, Brazil, Serbi, Indonezi, ka një efektivitet rreth 60%.

Vonesa e Kinës në vaksinimin e të moshuarve e veçon atë nga pjesa tjetër e botës, duke përfshirë vendet si Brazili, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat po përdorin vaksina nga kompanitë kineze Sinopharm ose Sinovac BioTech. Në këto vende, rregullatorët kanë marrë të njëjtat të dhëna dhe i peshuan ato kundrejt rreziqeve të një
sëmundjeje vdekjeprurëse dhe vendosën të vaksinojnë të gjithë popullsinë.

Ekspertët thonë se nuk ka asnjë shenjë deri më tani se cilado prej këtyre zgjedhjeve është e gabuar. Kina nuk ka përhapje të vazhdueshme lokale të Covid-19, ndërsa provat e hershme nga Brazili dhe Turqia kanë treguar ulje të rasteve të rënda me Covid-19 pas vaksinimeve të Sinovac, sipas shkencëtarëve të përfshirë në provat klinike.
Nuk ka asnjë indikacion që këto vaksina janë të pasigurta tek të moshuarit. Por disa ekspertë ankohen për mungesën e të dhënave për sigurinë dhe ekasitetin.

“Nuk ka asnjë arsye për të besuar se këto vaksina nuk mund të përdoren tek të moshuarit, por shqetësimi është se këto grupmosha nuk janë përfshirë në provat klinike,” tha virologu Jin Dong-yan.

“Ekziston një rrezik shumë i lartë i vdekjes nga Covid-19, pothuajse 10 herë më i lartë, për njerëzit mbi 75 vjeç,” tha John Donnelly, epidemiolog amerikan. “Të gjithë duam të dimë sa mirë funksionon vaksina tek njerëzit e moshuar. Sidoqoftë duke pasur parasysh që të moshuarit zakonisht kishin më pak efekte anësore krahasuar me të rinjtë, zgjedhja më e mirë është të përdorësh çdo vaksinë që kemi dhe të monitorojmë nga afër efektet . Është e diskutueshme, por e nevojshme”, shton ai.

Kina nuk ka qenë e vetmja që është akuzuar për të dhëna të mjaftueshme në lidhje me grupmoshat mbi 60 vjeç. Kanadaja dhe Gjermania llimisht zgjodhën të mos rekomandonin një vaksinë të zhvilluar nga ndërmarrja britanike-suedeze AstraZeneca për vaksinimin e qytetarëve mbi 65 vjeç derisa të kishte më shumë të dhëna të disponueshme, ndërsa Britania miratoi përdorimin e saj.

“Vaksina kineze nuk ka gjasa të mos funksionojë, thjesht mund të funksionojë më pak”, tha Naor Bar-Zeev, nëndrejtor në Qendrën Ndërkombëtare të Vaksinave në Universitetin Johns Hopkins në SHBA. “Në këto kushte, është një çështje etike dhe politike. Rregullatorët e Kinës mund të jenë duke pritur që të dhënat e efektivitetit për vaksinat e tyre të vijnë nga përdorimi i tyre jashtë shtetit, thonë ekspertët. Në Brazil, shkencëtarët në Instituto Butantan, i cili zhvilloi provat klinike të fazës 3 të vaksinës Sinovac, po kryejnë studime mbi banorët që janë vaksinuar, përfshirë të moshuarit.

Raportet paraprake nga autoritetet shëndetësore në disa zona në Brazil gjithashtu tregojnë disa efekte anësore të lehta tek grupmoshat e reja, por jo tek të moshuarit, të cilët kanë qënë të parët që u vaksinuan në vendin e Amerikës Latine.

Këok Kin On, një profesor i Universitetit Kinez të Hong Kongut, tha se qeveria kineze ka qënë duke pritur për më shumë të dhëna pasi të moshurit nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e pandemisë më shumë sesa të rinjë që studiojnë apo punojnë. “Në këtë moment, situata në Kinë është mjaft e mirë, të moshuarit janë në rrezik të ulët sepse përhapja e komunitetit nuk është shumë aktive,” tha ai. Hong Kongu është midis vendeve që kanë miratuar vaksinën e Sinovac për përdorim emergjent tek të moshuarit, pasi një valë të tretë tragjike gjatë verës. Ka pasur 10 vdekje, kryesisht midis të moshuarve, të sëmurë kronikë, pas vaksinimeve, por autoritetet shëndetësore deri më tani nuk kanë gjetur asnjë lidhje me vaksinën.

Në Shangai, i cili javën e kaluar lloi vaksinimin e të qytetarëve të moshës mbi 60-75 vjeç që nuk vuanin nga sëmundje kronike, autoritetet thonë se do të shohin sesi do të ecë vaksinimi tek kjo grupmoshë për të vazhduar më pas me vaksinimin e atyre me sëmundje kronike.

Next Post
Mbi 2200 të vaksinuar në Krujë, 710  në Mat, mjekët: Ka rritje të kërkesës, s’ka pasur komplikacione

Mbi 2200 të vaksinuar në Krujë, 710 në Mat, mjekët: Ka rritje të kërkesës, s’ka pasur komplikacione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In