Epidemiologu Dritan Ulqinaku ka treguar se vaksina ruhet nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Policia. Ai tregoi se të parët që do të vaksinohen janë mjekët që janë në vijën e parë me përballjen e virusit dhe më pas të tjerët në të gjithë vendin
Ulqinaku ndër të tjera tha se në javën e tretë të janarit do vijnë edhe 10 mijë, ndërsa në shkurt 20 mijë doza të tjera.
“Këto vaksina ruhen nga Instituti i Shëndetit Publikë dhe Policia. Të punosh me viruset është kërkuar akull i thatë dhe për tu transportuar ruhet aty. Ata që po vaksinohen janë staf mjekësor, edhe jashtë Tirane, si në Krujë, Durrës dhe Vlorë. Në fillim mjekët në vijën e parë, më pas epidiomiologët e terrenit dhe pastaj do vijojnë të tjerët.
Në javën e tretë të janarit do vijnë edhe 10 mijë, ndërsa në shkurt 20 mijë doza të tjera se 1 mijë doza që janë nuk mjaftojnë. Vaksina do minimalisht dy javë për reagimin, që do të thotë duhet të vazhdosh me mbajtjen e maskës”, tha Ulqinaku për “abc-ja e mëngjesit”.
/a.r